Si shihet atdheu nga larg
Kriminelet e Serbisë dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës, priten me lule në bulevardin e Beogradit, ndërsa në Kosovë individë të korpusit politik në institucionet e shtetit, djelmeninë e pushkës për Lirinë e Kosovës, pa turp dhe pa turp, i quajnë kriminelë…(!).
Ku jemi dhe ku kemi mbërritur e kur regjimi vrastar i Millosheviqit i përgjaku udhët e Kosovës, ne të sftrukur i bënim uratën Zotit: “Shpëtona o Zot”(sic!) dhe tashti pas çlirimit dhe të harresës për kohën e gjenocidit të Serbisë, nuk kursejnë fjalët më të rënda për djelmeninë e pushkës për Lirinë e Kosovës (UÇK).
Në diskursin e korpusit politikë dhe në institucionet e shtetit, mund të thonë çdo gjë rreth diskursit që u vjen rreth gojës, por një gjë është e vërtetë para Tokës, para Kombit, para Flamurit dhe para Zotit se, DJELMENIA e PUSHKËS për LIRINË e KOSOVËS (UÇK) nuk ka bërë krime kundër njerëzimit dhe nuk janë kriminelë(!).
Keni mendjen, se ju mallkon gjaku…!
Çikago, 5 maj 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]