Shtypshkronja “ERA” nga Ferizaj nxori nga botimi dy titujt të librave: “NJERIU MES LIRISË DHE PËRGJEGJËSISË” dhe “DRITË SHPRESE” të Marjan Sebaj-Sopit
Shkruan: Lekë Mrijaj, Klinë.
Siq njoftohemi nga shkrimtari Marjan Sebaj-Sopi, dje në orët e pasditës shtypshkronja “ERA” nga Ferizaj nxori nga botimi edhe dy tituj me të rinj të librave të tij: “NJERIU MES LIRISË DHE PËRGJEGJËSISË” (me parathënie të Dr. Don Mikel Sopi, moralist) redaktor Baki Ymeri, lektor Ardita (Zenel) Pajaziti dhe “DRITË SHPRESE” (Poezi me hyrje të z. Ndue Ukaj, poet dhe kritik letrat. Aktualisht edhe këshilltar i ministrit të Kulturës…).
Autori i këtyre dy librave beson së pas pak ditësh do të nxjerr nga botimi edhe libri i tretë për vitin 2016 me titull: “JEHONA E FOLESË” pjesa e dytë, libër që është në bashkautorësi me prof. Nazif Laçin, historian me reçenzim të prof. dr. Jahja Drancolli dhe me parathënie të prof. Isak Ahmetit.
Biografia e autorit: Marjan Sebaj Sopi u lind në Binçë të Vitisë në vitin 1967, shkollën fillore e kreu në Binçë e Viti, gjimnazin klasik e kreu në Suboticë të Vojvodinës ndërsa studimet teologjike i vazhdoj në Rijekë të Kroacisë, ku në vitin 1987 nderpreu studimet për shkak të një aksidenti të rëndë komunikacioni, i cili autorit Sebaj- Sipit i la pasoja të rënda në shëndetit të tij edhe përkundrazi gjendjes së tij shëndetësore, autori për asnjë çast nuk ndalet ai vazhdon e kryen suksesshëm studimet teologjike në Binçë të Vitisë në vitin 1996.
Është mjaft energjik, komunikativ dhe shumë i dashur dhe i afërt për të gjithë, që do thotë se është edhe shembull tipik në aspektin letrar e kombëtar. Pasqyrohet në faqet e revistave si: “SHPRESA” në Prishtinë, revistën e ipeshkvisë “DRITA”, në revisten “RREZJA” të Bistazhinit, revistën “ZVONIK ” të Suboticës, “BASHKËSIA JONË ” Gjakovë. Ka botuar këto libra me titull: “FLIJIMI NGADHNJYES ” në Ferizaj, “MIGRIMI-PLAGË SHUMËSHEKULLORE” në Prishtinë, “JETA KA KUPTIM” Drita në Prishtinë, “DJALOSH VAJZË KUJDES KUJDES”, “JEONA E FOLESË” pjesa e parë në Ferizaj.
Shkrimtari Marjan Sebaj Sopi shquhet edhe me perkthime të shumta në kroatisht ka perkthyer veprat e dr. don Lush Gjergjit si: “ZËRI I HESHTJES”, “JETA, SHËRBIMI”, DASHURIA”, “DASHURIA NUK DASHUROHET ” dhe “DASHURIA NUK VDES” pikërisht autori perktheu edhe librin e Stjepan Ballaban-it “KRISHTËRIMI, KISHA DHE POLITIKA”, dhe “JETA E SHËN GJON PAGËZUESIT” ( J. Gullemin ).
Merret edhe me dramaturgji ështē paraqitur me dramën: “PËR FE DHE ATDHE” i cili trajton vrasjen e martirit të fesë e kombit Pater Luigj Palajt si dhe dramën mbi jetën dhe veprimtarinë e m. Otilia Krämer BDH “NJË JETË NË SHËRBIM TË TJERËVE”. Autori perveç librave të botuara ka në dorëshkrim edhe shumë e shumë shkrime të tjera, që shumë shumë shpejt e presin të e shohin dritën e botimit. Jeton dhe vepron në Rostock të Gjermanisë, duke mos i munguar për asnjë çast kulturës e atdheut.
Mikut tim Marjan Sebaj Sopit i deshiroj bekime, shëndet e çdo të mirë në lëmin e tij artistik, kulturor e kombëtar.
Gëzuar miku im!