For God’s sake, a rrihet duke sharë e mallkuar Shqipërinë gjithë kohën, më keq se serbët?! Kujt i shërben kjo?!

0
264
Durrës si Dubai

Reagim ndaj shkrimit të patriotit e atdhetarit Aurel Dasareti, të publikuar në Revistën Drini: Qëllimi i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë…

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Po pra, Rama qe po sjellë miliarda Euro investime të huaja në Shqipëri, po punon pë Serbinë… ?! hahahahaha Tani thirrni pak mendjes edhe ju. Se e teproni pak si tepër në emër të nacionalizmit apo atdhetarisë. Nuk rrihet gjithmonë duke sharë Shqipërinë e veten dhe duke ia hedhur fajin qeverisë. Duhet të dalim nga ky trend, nga ky qark vicioz!

Ishin disa që thonin dikur, se edhe Gjergj Kastrioti e kishte nënën serbe… Njeriu duhet me qenë vetë-kritik, por me sens mase, realist, jo deri në pëmasat, që rrin gjithë kohën duke sharë veten e Shqipërinë dhe ata që drejtojnë, aq sa ta dëmtosh veten dhe imazhin e Shqipërisë. Se këta që shajnë janë pastaj realisht shkaku i ikjes së shqiptarëve dhe jo realiteti objektiv. Këta krijojnë idenë se në botë jetohet mirë, kurse në Shqipëri jetohet keq, ose nuk jetohet fare! E njerëzit që nuk e njohin realitetin, gënjehen!

Sikur nëna e Gjergjit të ishte serbe psh., ai nuk do të kthehej për ta çliruar Arbërinë, por Serbinë. Po ashtu, sikur Rama të ishte duke punuar për serbët, sipas kësaj logjike “futja kot” që thotë Aureli, do i çonte more investimet në Serbi, e jo po shqyhet përditë, që ta bëjë këtë vend të jetueshëm, që ta transformojë për mirë Shqipërinë, brenda mundësive që ka vendi ynë. Se Aureli e di, që në SHBA psh. ka në secilin shtet mijëra të pastrehë, vetëm Nju Jorku ka 55 mijë, nuk ka more tjetri një vend ku të fusë kokën. Kurse Rama po ua bën shtëpitë të tjerëve, po ua jep falas, nuk po i futë në borxhe e me qera, po ua bën më të forta se i kanë pasë dhe më të mira. A po ua bën Aureli e këta që shajnë Ramën përditë a?! Jo! Atëherë pra?! E në fund, këta që shajnë Ramën si Aureli dalin turbo-patriota si Ramushi, kurse Rama që po bën gjithë këto punë për Shqipërinë del tradhëtar, armik e pro-serb?! Thirrni more mendjes, mos ia fusni kot gjithë kohës! Se një lopatë dhé nuk e keni hedhë në këtë vend ndërsa Rama po bën gjithë këto investime e punë të mira.

A ka vend për kritika ndaj Ramës e qeverisë? Ka, por me masë. Jo me panik e me shpifje. Se nuk ka qeveri në botë, që nuk kritikohet! Por kritikat zënë vend më mirë, kur bazohen mbi fakte e argumente, e jo mbi hiperbolizime jo-realiste!

Me idenë sikur jeni patriota të mëdhenj, e sikur e doni vendin tuaj, Shqipërinë, ju në fakt po e dëmtoni atë, po krijoni imazh të rremë, duke sharë pa llogjikë e pa arsye përditë! Gazetari i CNN i thoshte këto ditë Muhamed Elabar – biznesmenit nga Dubai, se ai po investonte 2,5 miliardë dollarë në Shqipëri, një vend i korruptuar e me drogë… Sikur drogë nuk ka kund tjetër, veç në Shqipëri (Amerika është vendi më i madh i konsumimit të drogërave, ku e marrin? dhe i trafikimit seksual të fëmijëve…). Gazetari i CNN i do ata para për Amerikën, kuptohet. Por, prej kujt i merr këto të dhëna gazetari? Prej patriotit Aurel me shokë, që ia fusin buq, që gënjejnë e mashtrojnë! Ku në lesh i merr të dhënat Aureli, që vërtetojnë se Rama po punon për serbët?! E jo për Shqipërinë?! Nga Alfred Cako e teoricienët konspirativë, i merr?! Pra, thirrni mendjes, se me shkrimet tuaja, gjoja patriotike, në fakt jo po bëni të kundërtën, po bëni lojën e shkaut.

Shqipëria sot është më mirë se më 1990, fakt ky, por edhe më mirë se më 2013. Kush e bëri këtë zhvillim ekonomik pozitiv në Shqipëri?! Albin patrioti po don t’ua bëjë rrogën minimale në Kosovë 250 Euro, e Rama 380-400 mijë lekë në Shqipëri në këtë mandat, që i bie rreth 80-100 Euro më lart se ajo që ofron Albini. Kush është më mirë? Për Aurelin, Albini patriot, e Rama tradhëtar?! A nuk i thonë kësaj “futja pordhës” a?!

Aureli me këta që shajnë nga distanca, të mbushur me vrer dhe të mbetur prapa në kohë, po e bëjnë Shqipërinë, apo këta që po punojnë përditë për këtë vend?!

Unë jetoj në Shqipëri këto këhë, personalisht jetoj më mitë këtu, se i kam kushtet më të mira se në Gjermani, dhe duhet me qenë stupid me ndejtë duke sha qeverinë apo Ramën kot së koti edhe unë. A duhet unë të flas realitetin, apo të rri edhe unë duke sharë?! Nëse ky popull nuk e sheh ndryshimin, nuk do e kishte votuar Ramën maksimalisht këtë herë. E se i vodhën votat tha edhe Trump kur humbi, e jo vetëm opozita jonë.

Pra, Shqipëria nuk është Norvegji, as një vend i zhvilluar sot, por më mirë se ka qenë ndonjëherë në histori është dhe më mirë ka tendencë të bëhet, por jo duke e sharë pa arsye e pa baza, dhe jo duke mos bërë asgjë për të. Pyeteni Aurelin sa para i ka sjellë ai deri tani Shqipërisë? Sa investimne ka bërë ai këtu, për ta ndryshuar gjendjen?! Apo Aureli si disa “patriota” të tjerë duan që Shqipërinë t’ia bëjnë të tjerët, ne, e ai të rrijë vetëm duke sharë e në fund, ai ‘patriot’, e ne që heshim investime në Shqipëri ‘tradhëtarë‘?! Patriot është ai që bën punë të mira për vendin e tij, apo jo?! E jo ai që vetëm shan e kritikon!

Ai e shumë të tjerë, që shajnë pa arsye si ai, një kokërr muti nuk e kanë bërë për këtë vend! Prandaj vetë-përmbahuni bre burra, se me gjithë respektin për punën e shqetësimin tuaj, gjërat po ndryshojnë për mirë këtu në këtë vend, falë punës edhe të qeverisë dhe të Ramës personalisht! Sot jemi e po bëhemi më mirë se Serbia, Maqedonia e Mali i Zi. Falë kujt? Më 1990 ishim më keq! E të thuhet se Rama po i shërben Serbisë, është një fantazi aq e shfrenuar e pa lidhje fare, sa të humbet respektin edhe për autorin e shkrimit!

Prit tani kur të dalin turbo-patrioti Afrim Caka, e të na akuzojë mua e Ramën si grekë?! Se ortodoksët e jugut të Shqipërisë, disa muslima i quajnë grekë?! Por ato themeluan edhe Shkollën e Parë Shqipe, apo jo?! Pra, kthjellohuni pak bre burra, e mos fusni ndasi, mos e lini indinjatën morale e frustracionet t’ua dominojë arsyen!

Se edhe profesori i nderuar Mathieu Aref, po thoshte një ditë, që investimi arab prej 2,5 miliardë dollarësh në Durrës, do i sjellë arabët në Shqipëri, që të vijnë dhe të martohen me gra shqiptare?! Një shqetësim ky, deri diku edhe realist. Por dihet se zhvillimi i ka edhe defektet e veta. E Shqipëria e zhvilluar do të ketë edhe problemet e veta. Por sa të shkojnë vajzat e bukura shqiptare si Kevina Kthjella psh. apo ish e dashura e të birit të Hashimit, Arta Nitaj, në Dubai, për të “punuar” atje, le të punojnë në Durrës more! Më afër do e kenë Dubain e Durrësit… Se profesionin më të vjetër në botë nuk e heqën kush jo! Aq më tepër sot, kur Dua Lipa po shkon me arabin! Të paktën në Durrës, i merr shteti shqiptar taksat…

Mos ia bëni edhe ju tani si opozita shqiptare, që kur shkuan zyrtarët shqiptarë për të bërë këtë kontratë në Dubai, ata hëngrën në restorantin e Nusretit, dhe ata në vend që të merreshin me këtë investim gjigand, u morën me drekën te Nusreti… Ne edhe duam zhvillim, por edhe themi, se bashkë me të vijnë edhe gjëra negative. Duam edhe p… por edhe të rruar. Bythë viçi, pra!

Unë mendoj se po u zhvillua ekonomikisht Shqipëria, është megjithatë më mirë se sa të jetë i varfër si ka qenë. Në Durrësin si Dubai, do të punësohen gradualisht rreth 12 mijë punëtorë me “good quality jobs“… A nuk është gjë mirë kjo a? Po Aureli, sa vende pune u ka dhënë deri sot shqiptarëve në Shqipëri, që ta ndalojë ikjen e shqiptarëve si Luli?! Pse Ramë “tradhëtari” nuk po e bën këtë investim në Serbi, a diku tjetër, por në Durrës, në Shqipëri? Pse Ramë “tradhëtari” nuk po e bën aeroportin e Vlorës psh. nga kompania e Behgjet Pacollit në Serbi, por po e bën në Vlorë, në Shqipëri? A ka sens more me ndejtë duke sharë e mallkuar gjithmonë kot së koti, duke pretenduar se ia do të mirën Shqipërisë, e se je patriot?! Bëhuni më seriozë e realistë! Zgjohuni e kthjellohuni!