ALEGORIA E ZGJEDHJEVE
– Ndërkombëtarët dhe zgjedhjet në Shqipëri i ngjasojnë fabulës “Fshatari dhe ariu” –
Nga KOM JANI
Si çdo vit, arat mbolli fshatari,
Mbinë bimët, gjelbëroi ugari.
U harlis misri, patatja, gruri,
Nga gëzimi kësulën në sy fshatari vuri.
Këtë vit do të kemë boll bereqet!
Vallëzonte misri, gruri si det.
Patatja fort e rriti kokrrën,
Lakra garonte me karotën.
Një ditë u trondit fshatar ziu,
Në ara mbërriti derri dhe ariu…
Fshtari thirri e sokëlliu!
Në një qoshe mustaqet fërkonte miu…
Dërmojani fshatarit prodhimet më shumë!
Se kështu fitoj dhe unë…
Dha e dha fshatari, s’po ia dilte dot:
– Ejani, bashkëfshatarë, të bashkohemi sot!
Sepse vetëm kështu të bashkuar,
Këtë lukuni kemi për të përballuar…
Por fshatarët rrinin si të hutuar,
Të keqen që vinte nuk kishin kuptuar.
Atëhere fshatari mori çiften, doli në lëndinë
Nga erë e barotit grabitqarët morën arratinë…
Por në arat e fshatarit bënë kërdinë.
Fshatari në lot e kishte synë.
Ç’të korrte, ç’të fuste në hambarë!
Si mal i rëndonte ky zarar.
Me vonesë u mblodhën ca fshatarë
Duke ulëritur e duke qarë.
-Kërdinë ta bëri derri dhe ariu.
Si të të mbrojmë tashti nga miu!
– Ndihma juaj është tepër e vonuar,
Në vite e stinë nuk jemi kujtuar…
Ndaj fshatari tash e ka kuptuar
Egërsira përballohet vetëm i bashkuar…
Është një fjalë nga kohët e lashta:
“I zoti e nxjerr gomarin nga balta”!…
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar