PARTITË E DEPUTETËT, ME IDENË E HAJNISË NUK E MUNDËSOJNË NJË PROCES ELEKTORAL TË NDERSHËM, TRANSPARENT DHE TË SAKTË, E NË FUND TË PRANUESHËRM

0
185
Votimi elektronik - fleta e re e votimit
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

SECILA PARTI DO QË TË VJEDHË PËR VETE DHE ME IDENË E HAJNISË E KOMPROMENTOJNË PROCESIN ELEKTORAL QË NË FILLIM. GJËRAT MUND TË JENË MË TË THJESHTA ME AVANCIMIN TEKNOLOIGJIK, POR JO, NUK PO E PËRDORIM ATË…

Mendoj se popullit shqiptar në shumicë i intereson më shumë mirëqenia personale, e jo edhe aq ajo publike, pavarësisht se këto të dyja në afatgjatë janë të lidhura bashkë. Por nuk e kanë ndjerë njerëzit, shumica, ndonjë ndryshim të madh, pavarësisht investimeve të bëra në këto 4 vjetët e fundit.

Kjo mendoj se është njëri shkak pse PS nuk mori edhe aq shumë vota në zgjedhje. Kurse tjetri shkak kryesor mundet me qenë psikologjik, nisur nga ajo që kemi vënë re në Malësi të Madhe psh. të gjithë drejtorat e Paulinit, ndonjë edhe ish-veprimtar i PD-së, mendonin se PS do i humbë zgjedhjet, se pas 8 vjetësh do të ketë rotacion dhe të gjithë drejtorat humbën elektorat në zonat e tyre, duke e menduar këtë dhe duke mos bërë përpjekje sa duhet për ta fituar zonën e tyre.

Paulini kishte llogaritur psh. 12 mijë vota, por këta drejtora etj. ia shitën interesat atij, duke menduar se nuk do u duhet më tashmë dhe ai fitoi më pak se 7000 vota. Por interesat ia shitën më shumë Ramadanit njerëzit e tij, ata që punojnë në fushatë për PD-në. Pasi pati votim edhe fetar, katolikët psh. ia dhanë PD-së votën e jo Ramadanit, etj.

Mund të ketë edhe arsye të tjera, ku PS psh. nuk donte të fitonte më shumë, që fitorja të mos e shokonte opozitën me një rezultat të lartë, se edhe kaq sa ishte e tmerroi, sidomos Ilirin e Monikën. PS donte të fitonte me stil, me një farë ekilibri, dhe një numër jo pak i vogël votash kaluan si të pavlefshme, ose i kaluan Tomës e PSD-së së tij. Se PSD në Shkodër ka dy herë vota më shumë se Toma vetë, apo jo? Nuk e di saktë, sa mori PSD në Shkodër, por nisur nga dy mandate që fitoi, i bie që të ketë vota dy herë më shumë se mori Toma. E si i mori Toma ato vota për partinë e tij, kur nuk i mori për veten? I mori duke menduar se PSD mund t’i duhet PS-së si patericë, prandaj u investua, që një numër votash t’i merrte direkt PSD dhe të mos shkonin për PS apo PD apo LSI.

Një shkak tjetër pse PS nuk mori aq shumë vota sa mendohej, mundet me qenë numërimi manual. Partitë janë qylafe, hajne, secila për vete. Përse duhen numëruesit e votave psh. kur teknologjia ka avancuar? Ato letra votimi, mund të lexoheshin të gjitha optikisht me lehtësi, nëse përdoren letra, madje më mirë do të ishte vetëm votim komplet elektronik. Qoftë edhe nga shtëpia. Të mos harxhohen letra fare, meqë teknologjia e mundëson këtë. Kemi identifikim elektronik, super. Shkon votuesi në ditën e votimit, si te njësia 10, te një kompjuter, ekran, në vend që të shkoje te ajo kutia e votimit prej kartoni, dhe në vend të letrës vendos X (ose shenjë) në një letër elektronike, fletë votimi elektronik, që i hapet në një ekran të madh me touch screen (ekran me prekje) dhe voton, e konfirmon votimin elektronikisht dhe del nga vend-votimi.

Kështu edhe numërimi elektronik/optik i fletëve të votimit, kur ka fletë votimi letra, apo votimi komplet elektronik, kursejnë letra, kohë e para, dhe rezultati del elektronikisht brenda dy orëve ose më parë, pas zgjedhjeve dhe nuk ka nevojë për burime njerëzore, që t’i numërojnë letrat, pasi ndodhë që u fusin edhe ndonjë X fletëve të votimit, dhe e tjetërsojnë votën, i nxjerrin fletët e votimit të pavlefshme. Pasi këtë herë pati gabime, ndoshta, por është tepër e mundur, që shumë fletë votimi u bënë të pavlefshme qëllimisht, nga numëruesit e votave etj. pasi u krye procesi i votimit, gjatë numërimit. Kjo mendoj se duhet shmangur. Por partitë e deputetët tanë, me idenë se luajnë votat në orët e minutat e fundit, dmth. me idenë e hajnisë, nuk e mundësojnë këtë proces.