TemA, 30 prill 2021
Dash Shehi, duke komentuar humbjen e PD-së në zgjedhje dhe ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim, thotë se sheh shumë demokratë që janë të dëshpëruar jo se humbën zgjedhjet, por se s’do kenë mundësi të emërohen drejtora.
“Është brenda linjës së Ramës se e provokoi edhe para zgjedhjeve dhe ia arriti që LSI ta neutralizojë.
Ky lloj diskutimi që thotë Rama duket si perëndimor, është mkiklues për disa arrivistë, për disa brenda PD.
Sot unë shoh brenda PD që janë trishtuar jo se ka humb e djathta e demokracia, por perspektiva se ky do bëhej drejtor i KESH-it.
Kujdes kolegë opozitarë, beteja jonë është me moralin dhe të drejtën të çojmë Shqipërinë në BE.
Nëse duhet të çojmë Shqipërinë në Turqi unë jam kundër. Ne kemi nevojë për opozitë të fortë, jo lëmoshën e Ramës”, tha ai për A2.
Ai ndërkohë sulmon presidentin:
“Ndërhyrjet e presidentit dy ditë para zgjedhjeve kur i shpalli luftë Amerikës e kanë dëmtuar opozitën në këtë proces zgjedhor”.
Sipas tij, Meta nuk mund të marrë drejtimin e opozitës se nuk vjen nga opozita, por të bëjë deri në fund të mandatit rolin e presidentit dhe të mbrojë të drejtat.
“Presidenti nuk mund të marrë frenat e opozitës, se nuk është njeri i opozitës, nuk vjen nga opozita. LSI ka qenë edhe majtas dhe djathtas. Që presidenti të vetëshpallet kryetar i opozitës nuk më pëlqen fare. Mund të shpallesha dhe unë dhe unë do isha më i lezetshëm.
Presidenti të bëjë presidentin deri në fund të kësaj legjislature. Disa nga ndërhyrjet e presidentit në procesin opozitar na kanë dëmtuar. Presidenti nuk mund të shpallë luftë. Opozita shqiptare, e djathta dhe PD, ne e kemi prurë Amerikën këtu dhe duam t’ua kujtojmë shqiptarëve.
Dy ditë para zgjedhjeve nuk mund t’i shpallë luftë aleatit tonë strategjik, Amerikës, pavarësisht rrethanave apo se mund t’i kenë hyrë në hak presidentit. Nuk vihen në lojë këto në një popull emotiv. Presidenti bën mirë të mbrojë të drejtën dhe lirinë”, tha ai.
I pyetur për nismën e socialistëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Shehi tha se opozita do t’i dalë për zot presidentit.
“Socialistët për sa kohë i bën letrat presidenti ne i dalim për zot Presidentit dhe institucionit të Presidentit. Gjysma e tyre nuk ka lexuar një libër se ç’është socializmi në Europë.
I ftoj të gjithë të na presin me durim të mbarojë ky hetim se ka rëndësi jo thjesht sa vota ka marrë opozita por a ka demokraci dhe a bëhen votime apo jo.
Kemi kohë kemi një verë përpara të mendojmë qetësisht për më të mirën e opozitës. Pushteti nuk është thjesht ndryshim fytyrash, por duhet një lëvizje e qenësishme”, tha Shehi.