Demokracia është formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike

0
1156
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Vitet e tetëdhjeta shënojnë fillimin e ndërrimeve dramatike në Evropën Lindore. Filluan levizjët historike kah demokracia. Shteti i Polonisë dhe polakët ishin të parët që thyen mitin e sistemit diktatorial komunist në Evropë. Çfarë është demokracia? Demokracia është një formë qeverisjeje, në të cilën qytetarët marrin vendime politike të mbështetura mbi pushtetin e shumicës. Në qoftë se të gjithë qytetarët marrin vendime – quhet demokraci e drejtpërdrejtë dhe, mund të praktikohet vetëm duke marr parasysh grupe të vogla. Këtu e përmenda vetëm një detal në zberthimin e nocionit të gjerë të demokracisë.

Këtyre ditëve u shënua Dita e Demokracisë në Kosovë. Pamë së si Kadri Veseli ua kishte hapur dyert e kuvendit shkollarëve tanë më rastin e kësaj date. Fëmijët si fëmijët ishin gëzuar së vizituan kuvendin dhe u ulën për disa qaste në ulëset e kuvendarëve tanë .Kjo që shikuam ishte një epizodë që zgjati shumë shkurtër dhe që nuk donë të thotë ama bash asgjë kur bëhët fjalë për nivelin e demokracinë. Kurrë nuk u organizua nga askush ndonjë tubim në shkolla dhe në fakultete që të rinjëve tanë tu shpjegohet në mënyre të detajizuar së çfarë është Demokracia. Jam i sigurtë së për nocionin e Demokracisë kan njohuri ata të cilët i studiojnë shkencat politike ,ato juridike së të tjerët pak kan njohuri për nocionin – demokraci.

Për nocionin së çka është Demokracia shumë pak dinë edhe vet kuvendarët. Nocioni demokraci nuk kufizohet vëtem në atë që të shprehësh lirshem. Kjo të cilën po e ndërtojmë është largë të qenit demokraci e mirëfilltë. Nuk ndërtohet demokracia më njerëz të logjikës së trashëguar autokratike. Të na flasin këta njerëz të cilët u sillën dhe u pështillën në krye të institucioneve tona të shtetit gjatë këtyre viteve është apsurditeti më i madh. Demokracia nuk është anarki. Demokracia nuk thotë që kush të qohet më sabah të ban bismilah më vjedhë shtetin dhe popullin e vet. Demokracia nuk nënkupton shtet për vete, jarana e miqë, siq e preferuan këtë punë kastat politike twe pas luftës, e veqmas pas shpalljës së pavarësisë.

Me fjalën “demokraci” shërbehen dendur qeveritë, të cilat nuk janë fare demokratike. Kur një elitë e ngushtë qeveritare e ushtrojnë tërë pushtetin, më qëllim që të mbetet në pushtet për shumë vite, kësaj nuk i thonë demokraci. Këtë formë të ushtrimit të pushtetit e kan zgjedhur elitat politike në Kosovës dhe në Shqipëri. Çështje më rëndësi, për të cilën duhet mbajtur mend, është se, demokracia është një proces, formë e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit. Ështe formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike. Demokracia në shtetet tona ka mbetur më shumë e formës statike. Ndoshta edhe më keq, së këta, që e kan futur në dorë pushtetin janë do njerëz, të cilët kan mbetur më njërën këmb në sistemin komunist, e më tjetrën kembë në sistemin kapitalist. Kjo është edhe më e keqe së sa ti takonin komplet njwrit taborr apo taborrit tjetër politikë.

Ky farë konglomerati politikë është duke e gërryer demokracinë nga brenda. Është fatkeqësi për një komb i cili ende po e lejon këtë konglemerat të mbrapsht politikë që ti udhëheqë. Në shoqërinë demokratike, qevereritw janë një prej shumë institucioneve, të cilat bashkëjetojnë në sistemin pluralist. Në shoqërinë demokratike, qeveria nuk e ka pushtetin e plotë; aq më shumë, pushteti i qeverisë – kompetencat e tij – në mënyrë të përpikët janë të përkufizuara dhe të kufizuara përmes ligjit. Këta njerëz në krye të Kosovës dhe në krye të Shqipërisë janë ngritur mbi ligjin që automatikisht bie ndesh më përkufizimet e demokracisë. Prandaj, si thotë populli marrja i qonë këto kasta politike në pushtete të na mbajnë nasihate për demokracinë.

Me demokraci e kan plotë gojën, por veprimet e tyre prej drogagjive, manipulantëve, kriminelëve, të korruptuarëve, e shumë marifete të tjera, janë fakte që flasin krejt ndryshe. Edhe shumë raporte ndërkombëtare flasin për nivelin e ulët të demokracisë në Kosovë dhe në Shqipëri. Kanë vlerësuar rënie në kategoritë e kuadrit dhe pavërësisë së gjyqësorit, jo nivele të duhura të mediave elektronike dhe të shkruara e shumë të meta të tjera në sisteme. Demokracia nuk ka mundësi të avansohet më këto garnitura udhëheqëse në krye të Kosovws dhe në krye të Shqipërisë. Këta po e përdorin–keqpërdorin Demokracinë për ta mbajur pushtetin sa më gjatë. Këta politikanë të cilët më shumë po duken si politikanucë në pushtet nuk e kuptojmë dhe as që dëshirojnë ta kuptojnë, së Demokracia është proces, andaj, shoqëritë demokratike mënjanojnë padrejtësitë dhe garantojnë një trajtim të barabartë për gjithë…