Kimete Berisha
Shqipëria i ka vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, e Presidentes Osmani nuk ia zë goja emrin e Edi Ramës, kur e uron për fitoren në zgjedhje, thuajse e ka rival politik!
Kur nuk ta zë goja emrin e dikujt, do të thotë, e urren.
E urren zyrtarisht, në emër të Kosovës!
Shprehja publike e urrejtjes dhe neverisë është amatorizëm i madh, është disfatë!
Larg është Edi Rama për Ty.
Për Juve.
Përveç vaksinave kineze, e keni refuzuar edhe ndihmën e Edi Ramës me vaksina.
Sepse jeni bërë të ‘mëdhejj’!
Ju erdh dita me zgjedhë dhe me refuzua!
Mes jetës dhe vdekjes, për inat të Edi Ramës e keni zgjedh vdekjen.
Më e pranueshme vdekja ‘e shqiptarëve nga Covid-19’ sesa vaksina e ‘rivalit politik’.
Po harroni se nuk jeni bërë vetë të ‘mëdhej’, po ju ka bërë votuesi, të cilin keni filluar ta habisni!
P.S. Ty të kemi Presidente të ‘ahiretit’, se me të gjallët nuk merresh!
Bie në sy se Osmani në asnjë rresht nuk përmend Edi Ramën, kryeministrin edhe për 4 vite të tjera të Shqipërisë. Mesa duket marrëdhienet mes tyre do të vazhdojnë të jenë armiqësore dhe të ftohta.
“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.”, shkruan Vjosa Osmani.