Sytë e peshkut

0
211
Nexhat Halimi - pikturë

Nexhat Halimi

Derdhet mbi sipërfaqen e lëmuar e të kaltër të liqenit një rigë shi i imtë. Mëngjesi tashmë me tis të manushaqes së zgjuar bie ujit të qetë.
Është e hëna e parafundit e gushtit, në Strugë.

Është kohë gjysmë e fjetur. Në shtëpinë e poezisë, siç e kanë emëruar, jehojnë vargje kumbuese epikë e lirikë dhe ikin syprinës së kaltër të mbylltë. Dalim të ecim me autorin, që e njeh mirë liqenin dhe Drinin e Zi. Uji gurgullon zëshëm, me gjëmë të thellë.
Aty është ura e drurit…

Ja, uji del nga Liqeni i Ohrit me furi. Zgjohen zgjime e udhë të imagjinuara dhe në vallëzim përplaset i kthjelltë, rrjedh shtratit të vet mitik për në Shqipëri. Ky ujë buron në Shën Naum në Iliridë, derdhet e rrjedh në gjarpërim përgjatë liqenit, të dalë fuqishëm siç ka hyrë e të mësyjë shtratit të vet në Shqipëri…
Thekshëm bie zëri i autorit Shën.

Shikoj i befasuar. Diçka të ngjashme në mësimet në shkollë, në Kosovë, nuk i kemi parë. Nuk janë shkruar. E ajo që nuk është shkruar, nuk ka ekzistuar. Asnjë herë. Thoshte me bindje të thellë vite më vonë njëri nga redaktorët e Rilindjes, tek merrja frymë.
Autori i librit Shën, Peshk dhe Hamleti me plis të zi, e fshehu fytyrën nga unë, u gërmuq, e rrëmbeu një guralec e më pastaj e hodhi me sa fuqi kishte larg, larg në syprinën e Liqenit.

Prapë e ktheu kokën nga unë, më shikoi në sy dhe preras tha:
-Çfarë ndodhi?
-Drini i Zi kalon mes përmes liqenit…
-Pikërisht. Çfarë ka të paqartë aty?
-Unë, këtë gjë, vetëm tash e kuptoj. Asnjë herë s’e kam pasur të njohur më parë, – i them i habitur apo me ndonjë pikë loti në sy.
-Mos ia thuaj këtë gjë askujt. Aspak nuk e njeh gjeografinë tënde kombëtare?
-Kot ta hesht këtë gjë. E vërteta ngel e vërtetë…
– Ata që frymojnë këtu i hetojnë mirë rrjedhat e Drinit përmes Liqenit…Rrjedhën e lumit nëpër Liqen e hetojnë qartë, sidomos peshkatarët. Rrëfimi i tyre e shpjegon qartë tërë këtë enigmë, sado qoftë të ketë ndopak enigmë…
-Mendja më ik te kanioni i lumit Cem, në rrjedhën mahnitëse të Tuzit…

Lumi Cem buron në anën veriore të Bjeshkëve të Nemuna. Në një pjesë të rrjedhës kalon përmes Shqipërisë, ndërsa në Mal të Zi hyn në jug të malit Suka e Mizdarkut. Rrjedh përmes një gryke të thellë, e cila gradualisht ngushtohet dhe zgjerohet. Është më i thellë në zonën kufitare me Shqipërinë, ndërsa thellësia zvogëlohet në shtratin në drejtim të perëndimit. Kanioni i Cemit, veçanërisht është tërheqëse para ujëvarave të “Niagara Falls”. Gryka e ngushtë, duke kaluar në mes të shkëmbinjve në të dyja anët përgjatë lumit ndodhen plazhe të bukura me rërë dhe vorbulle uji. Për dashamirët e raftingut, kanoes, kajakimit, ngjitjeve malore dhe peshkimit, ky kanion ofron shumë opsione, fsheh plazhe të bukura dhe oaze. Lumi hyn në liqen dhe i njëjti del prej tij pa e ndërruar rrjedhën dhe ngjyrën…

-Ngjyrën?
-Njohës ujërash, duke e parë të humb Cemi pak para derdhjes në Liqen, kanë hedhur ngjyrë në ujë dhe të njëjtët kanë hetuar se në dalje ka rrjedhur me ujin siç e kanë hedhur bërë me ngjyrë ata…
-Çfarë thua, or?
– Aspak nuk e njeh gjeografinë tënde kombëtare?
Ai buzëqeshi. E unë ia flisja poezinë e librit Ulli mbi det.

afrimi te vetja

ndërmjet ëndrrës e gurit të paepur ik uji
apo gjakut të fjalës vjen halili vjen muji
kuajt në kas kafshojnë kohën nën degë ulliri
udhën e vetme nën hënën ngjyrë hiri

e në kodër me ag hapin varrin nën bli`

e humbur rrjedh cemi hijes së etanen
në flakën e etjes të fluturojë mbi ylberin

e ndjenja e xh perkajt prek gjarprin
përplasjen e ujit magjisë së fjalës
humbur thellë pakapshëm shpirtit të lirisë

ata që ranë për të mund të jenë të mahnitur
me përjetimin e fluturimit mbi dritën

njëshkolona afrohet gur më gur te vetja
e pëlcet vetëtima e në hi merr gjuhë etja

Prapë e mori një gur para vetes dhe e fluturoi larg në ujin e Liqenit.
-Ai peshkatari, atje, mund të na ndihmojë?
Secili peshkatar mund të dal në ndihmë për pak çaste.
-Ja, atje, ai plaku, me qese najloni në kokë, që ta mbrojë nga shiu, – më thotë autori i Shën. – E vëren dhe një çupë e një çun nga e ndihmojnë të niset me varkë për peshk në Liqen.

Ngarendim të flasim me peshkatarin. T a konsultojmë për rrjedhën e Drinit të Zi nëpër Liqen…
-Kot, – ndërhyri miku im. – Plaku vajti liqenit…
Çuni dhe Çupa buzëqeshën.
-Ai është gjyshi. Do të kthehet prapë për ne, t’i ndihmojmë për të zënë peshk.

Gjyshi tashmë humbi në largësi të ujit. Ia vërenim vetëm siluetën nga i lëvizte nën tisin e dendur të mjegullës.
-Ja, varka e gjyshit kthehet, del nga tisi i dendur i mjegullës. Afrohet, afrohet… – thotë me entuziazëm Çupa. I bën duart grushte e kërcen nga pret me padurim.
– Afrohet…- ndërhyri çuni.

-Ecni, hipni në varkë … Çfarë jeni gurëzuar aty, – foli plaku nga varka, e cila luhatej ashpër mbi valë. Plaku nuk e kishte hequr fare qesen e najlonit nga koka, e cila e mbronte nga era dhe shiu i imtë. –Hipni të gjithë e të ikim. Tutje ka mjaft peshq, – shkoi ai sipërfaqen e shtrirë kaltër të Liqenit.

-Do të vijë dhe ky flokëverdhi. Veç ka dëshirë të lundrojë nëpër liqen.
Miku im, autori i Shën, Peshk e Hamleti me plis të zi mbeti në breg i vetmuar.
Varka prapë rrëshqiti mbi valë, e bashkë me ritmin e lundrimit nisën dhe rrëfimet e papërshkrueshme të plakut për përjetimet e pafundme të kapjes së peshkut.

-Pjesën më të bukur të jetës e kam harruar në valët e Liqenit, në shtrirjen e qetë e të thellë të ujit. Gjithnjë në kërkim të përjetimit të veçantë të kapjes së peshkut. Natën e ditën e kam lënë ndërmjet dritës e territ, herë me sy në hënë, herë në hënën e rënë në liqen, nën valët e qeta e herë tjetër nën valët e ashpra. Gjithnjë me qëllim të ndjekjes dhe kapjes së peshkut… – flet ai pa e ndërprerë rrëfimin, ndërsa rrjetin e përgatitur e hedh në ujë aty ku e pa paraparë më parë.

E ti … sa e njeh Liqenin?
-Pak, shumë pak… Vij nga Kosova. Veç Ujmanit, liqe artificial, e ndonjë liqeni tjetër më të vogël, nuk kemi shumë lidhje me ujin. As peshqit nuk i njoh mirë, me emër.
Më zgjon kureshtje vetëm rrjedha e Drinit të Zi nëpër liqen.

Ai, miku im që mbeti në breg, të të mos pengojë gjatë lundrimit të varkës liqenit. Ai, më rrëfen sesi gjithmonë është me liqenin, sesi flijohet për secilin akt të krijimit të poezisë apo prozës. Më porosit, të mos i tregoj askujt për padijeninë time, për rrjedhën e Drinit të Zi, për mjedis liqenit, të shfaqet përsëri në Strugë e prapë të rrjedh shtratit të vet për në Shqipëri…

-Ashtu është… Veç tash do ta tërheq rrjetin, e hedhur në ujë dhe të shohim sa peshk ka kapur…Uh, plot peshk, – ndërhyn ai dhe e tërheq rrjetin, e hedh në varkë, ndërsa peshqit ende lëvizin, e fëmijët të mahnitur i prekin një nga një, ende lozin me pjesët ende të gjalla…

– Shikoja sytë peshkut të hijesuar me ngjyrë të kaltër, – thotë Çuni.
-Ja, sesi i lëviz verzat peshku tjetër, në përpjekje të marrë frymë… – thotë Çupa.
– Ky është krapi, – ndërhyn plaku, – është peshk i ujërave të ëmbla, jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve. Marrë para sysh aftësinë për t’u adoptuar, tashme mund te konsiderohet specie autoktone. Gjendet në të gjithë Evropën

-Peshku, – dua dhe unë të përzihem pak në gjithë fjalët që dëgjoj. – Kjo fjalë mund të nxjerrë në pah një shumë imazhesh, siç ngjet me peshqit me ngjyra të ndezura në një akuarium, në diçka të bardhë dhe të zbehtë në pjatën tuaj të darkës.

-Po. Peshku vjen në një shumëllojshmëri të gjerë ngjyrash, formash dhe madhësish, – thotë plaku. Ka peshk të vegjël dhe të mëdhenj, peshq popullor të detit si dhe kafshë krejtësisht të ndryshme si kuajt, dragonët e detit dhe peshqit. Peshku noton duke i përkulur trupat e tyre, duke formuar valët e kontraktimeve përgjatë muskujve të tyre. Këto valë shtyjnë ujin prapa dhe lëvizin peshkun përpara.

Një nga veçoritë më të dukshme të peshkut janë fins e tyre – shumë peshq kanë një fin fin dorsal dhe fin anale (pranë bisht, në underside e peshkut) që sigurojnë stabilitet. Ata mund të kenë një, dy ose tre fin të dorës. Ata gjithashtu mund të kenë fins gjoksor dhe legenit (ventral) për të ndihmuar me shtytje dhe drejtues. Ata gjithashtu kanë një fin caudal, ose bisht.

Shumica e peshqve kanë peshore të mbuluara me një mukus të hollë që ndihmon në mbrojtjen e tyre. Ata kanë tre lloje kryesore të shkallëve: cikloid (rrumbullakë, i hollë dhe i sheshtë), ctenoid (shkallët që kanë dhëmbë të vegjël në skajet e tyre) dhe ganoid (peshore të trasha që janë romboide në formë). Peshku ka gushë për frymëmarrje – peshku thith ujin përmes gojës së tij, i cili kalon mbi gushë, ku hemoglobina në gjakun e peshkut thith oksigjenin… – Do t’u tregoja për shumë e shumë gjëra, të cilat i cilësojnë peshqit, veç mjafton kaq e t’i kthehemi qëllimit të rrjedhës së Drinit të Zi, për çfarë je i interesuar ti, – foli përsëri plaku dhe e nisi varkën përbri rrjedhës së lumit nëpër Liqen. Lundronim me varkë rrjedhës së Drinit të Zi, përgjatë gjithë Liqenit, ndërsa fëmijët merreshin me peshkun e kapur.

Arritëm përsëri te shtëpia e poezisë, aty tek ura, prej nga nis rrjedha e Drinit të Zi në Strugë, për të mësyrë për në Shqipëri. Atëherë kufi i mbyllur për ne…