Pse duhet të votoni Edi Ramën?

1
215
Edi Rama

Kimete Berisha - Venezia Kimete Berisha

1. Sepse nuk shtiret.

I mirë – i keq, është ai që është. Nuk është nga ata tipat ‘që u del duqi masandej’.
Duqin e tij ky e deklaron të parin.
Pra nuk i fsheh veset e veta dhe kjo prirje e tij është për studim!

2. Nuk e aktron mirësinë.

Mirësia publike në të gjitha rastet është vardisje.
Edi Rama nuk i vardiset askujt.
Duket sikur populli duhet ta lusin ‘Please Stay’, e jo sikur ky e lut popullin ‘Mos më lini vetëm’!

3. Nuk fshihet pas fjalëve të ëmbla.

Përkundrazi, më shumë flet kundër vetes Edi Rama, sesa që dinë të flasin kundër tij kundërshtarët. Asnjëherë nuk përpiqet të duket ‘i mirë, i urtë dhe i butë’.

4. Është i jashtëzakonshëm dhe origjinal.

Nuk i thotë ‘fjalët e fundit’!

5. Të huton dhe të befason. Është humorist i madh dhe të bën të qeshesh kur je duke qarë!

E habitur me guximin e tij të flas mbarë e mbrapsht kundër vetes, ti do të mrekullohesh dhe në vend se të neveritesh prej tij, ti kundër dëshirës tënde ‘e adhuron’.
Zemra të thotë ‘urreje’, mendja të thotë ‘adhuroje’!

6. Askush nuk di të tregojë se çfarë vepre të keqe e ka bërë Edi Rama.

Kundërshtarët i kacavirren në fjalë dhe në lidhëset e patikave, por asnjëherë në vepra!
Gazetarët nuk i gjejnë mëkate në fytyrë, pastaj ia mbulojnë fytyrën me botox dhe merren me fytyrën e tij ‘të rreme’!

Cila është vepra e tij e keqe? Askush s’di të tregojë!

7. I thonë majtist – por ai sillet si idealist!

Njësoj si Albin Kurti.
Veç te shqiptarët mashtrues ndodh që i thonë vetes djathtisë (LDK e PDK) ata që janë kundër bashkimit kombëtar për shembull, kurse Albinit i thonë marksist (e Albini është idealist), i thonë majtist, kurse nacionalizmi i Albinit është djathtist!
Shqiptarë ma?
S’kanë haber!

8. Edi Rama i ka mundur kundërshtarët me fjalë, pa pasur nevojë t’i luftojë konkretisht me gracka dhe shantazhe.

Është luftëtar i madh, sepse i mposhtë kundërshtarët ulur, pa u ngritur në këmbë, pa i luftuar, thjesht ua thyen hundët me fjalë;

9. Nuk është folklorist.

E ka demitizuar dyfytyrësinë e gazetarëve.
Edi Rama gazetarët i vlerëson si njerëz normalë (që mund shiten, blihen, rrejnë dhe mashtrojnë), e jo si pronarë të së vërtetës.

Edi Rama i ka mësuar shqiptarët ‘të mbrohen nga gazetarët’!
Sepse, nuk duhet të kemi frikë nga gazetarët, por nga e vërteta!

10. Shqiptarët nuk kanë alternativë.

Asgjë e Re nuk ndodh në atë qiell.
Sepse, ‘E Re’ në Shqipëri është ‘e Vjetra’!
Kur je rehat me të vjetrën nuk lyp asgjë të Re.

Më duket Buda ka thënë ‘Kur paraqitet nxënësi, mësuesi është i gatshëm’.
Është e dhimbshme që opozita ka shkalluar komplet dhe kërkon fitore me alltia, me thika, me gjak e me pare.

Iliri e Monika, si personazhe të mitologjisë serbe (šumske ‘boginje’), veç çka s’kanë dalë cullak!

11. Edi Rama, edhe shumë është për juve, nuk e meritoni!

P.S. Mua më pëlqejnë ata që nuk shtiren, që nuk e aktrojnë mirësinë dhe që nuk i hekurosin fjalët e mendimet.
Ata që nuk mundohen të duken të urtë e të butë!
Ata mund të jenë të këqij, por nuk të befasojnë;
ata mund të jenë indiferentë, por jo të pashpirt;
ata mund të jenë arrogantë, por jo të ligë!
Gojë-ëmblin nuk e dua, atij ruaju, se ai ta djeg zemrën!
Ata të butit dhe të urtit janë manipulatët!

Kush krijon armiq kah të rrotullet me fjalët e veta, ai nuk është i keq dhe i rrezikshëm për Ju më shumë se për veten.
Edi Rama ju ‘djeg juve’ por digjet bashkë me fjalët e veta!
Dhe ‘nuk ia ndin’ – kjo e bën hazarder dhe atraktiv!

1 KOMENT

  1. Edi Rama duhet votuar vetem per nje aresye:

    Sepse kandidatet tjere jane shum me te dobet se Edi Rama… dhe per shkak se Edi nuk eshte me majtist por djathtist.

Komentet janë mbyllur.