Shqipëri voto për ndryshim!

0
220
Zgjedhjet në Shqipëri - IPSOS

Gani Qarri

Të dielën e 25 prillit të këtij viti, pritet një reflektim serioz i shqiptarëve dhe vendim për ndryshime edhe në Shqipëri. Tetë vite ishin mjaft dhe me këtë datë shqiptarët duhet të përshëndeten me ish konglomeratin e megalomanëve autokrat të llojit dhe përfundimisht t`ia tregojnë rrugën e pensionimit Edvin Kristaq Ramës me shokë.

Mjaftë ëhtë mjaftë e nëse këtë nuk e ka kuptuar ende vet Edvin Rama, atëherë votuesi duhet t’ia mësojë, njëherë e mirë edhe ati dhe që tani t`ia bëjë me dije se sundimi komunist ka përfunduar edhe në Shqipëri.

Është momenti vendimtar ti tregohet Ramës se kurrë më edhe në Shqipëri, nuk mundë ta sundojë vendin askush ,pa asnjë afat, qoftë ai edhe një sundimtar tipik dhe autokrat i ri.
Edhe në Shqipëri duhet të ndryshojë qeverisja dhe udhëheqja e vendit të bëhet me radhë, e jo të sundohet pandërprerë vetëm nga një njeri.

Madje edhe po të kishte shënuar arritjet e kancelares gjermane Angela Merkel, do të ishte e tepërt, Edvin Ramës ti falej edhe një mandat se lëre më, kur dihet mirë, që ai ka dështuar gjithkund dhe nuk e ka dëshmuar me asgjë se meriton ti besohet udhëheqja e vendit edhe për katër vite të tjera.

Për aq më tepër të gjitha sondazhet serioze, apriori kanë filluar ta shpallin humbës Edi Ramën dhe kësaj radhe, ai pritet ta lë me turpe qeverisjen.

Ndërsa vetëm nëse votohet për ndryshime, bëmat makabre në 8 vitet e kaluara, do të shihen në detaje, pas ndëshkimit të tij fillimisht nga populli shqiptar në kutitë e votimeve, e më pastaj edhe me ligjet e vendit në fuqi, njëjtë siç ka filluar edhe në Kosovë, trajtimi i të korruptuarve dhe atyre të involvuar në krim të organizuar, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndaj shqiptarët edhe në Shqipëri, me 25 prill, njëjtë si më 14 shkurt në Kosovë, duhet të votojnë për ndryshime.

Pas stagnimeve të panumërta, sidomos në katër vitet e fundit në Shqipëri, shumica e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, Ramën dhe suitën e tij të elementëve destruktiv, mafioz dhe kriminalo-korruptive, nuk mund ti lejojnë ta shantazhojnë edhe më tej, një popull të tërë me arrogancën e tyre të paparë.

Rama dhe grupi i emrave të dyshimtë për korrupsion dhe krim të organizuar, janë dëshmuar si unikati më jashtëkohor, i vendosur përdhunshëm dhe me burime konspirative monetare nga shtetet hegjemoniste fqinje që nuk ua duan të mirën Shqipërisë as shqiptarëve

Një musketar i katapultuar në krye të një suite, krijuar nga bashkimi i çoroditshëm i mbetjeve enveriste dhe tepricave teknologjike të administratave ish staliniste të cilat, përveç vuajtjeve dhe mjerimit, kurrë nuk u kanë sjellë asgjë të mirë shqiptarëve as vet Shqipërisë.

Këta janë hibridi më denigrues që ka mundur ti ndodhte këtij populli shpirtmirë e bujar si dhe dhurata më irrituese udhëheqëse, grupimi më i çuditshëm politik me ngjyrimet më të trishta refuzuese, për të gjitha vendet demokratike evro-perëndimore, të cilët kanë dëmtuar rëndë rrugëtimin e Shqipërisë drejtë BE-së.

Edvin Rama është një nga personalitetet më dëshpëruese që kanë pasur ndonjëherë për udhëheqës shqiptarët, që nga rrëzimi i komunizmit dhe futja e sistemit shumë partiak demokratik në Shqipëri, akter i rrezikshëm për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, i vënë drejtpërsëdrejti nën urdhrat e Aleksandër Vuçiqit.

Madje për Edvin Ramën,Vuçiq është i vetmi mik, me të cilin ai vazhdon të krenohet, përkundër faktit se jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga vet BE, ka filluar të shihet me mjaft skepticizëm dhe ironi.
Ndaj duke parë gjendjen e rëndë e të pashpresë, në të cilën Rama edhe një vend të begatë si Shqipëria, shkaku i udhëheqjes së tij mizerabël, e ka bërë të pabanueshëm për shqiptarët dhe detyron të rinjtë të ikin çdo moment që u epet mundësia, përfundimisht ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të votohet për ndryshime dhe pensionimin përfundimtar të Edvin Kristaq Ramës, cili tanimë jo vetëm që e ka plotësuar konditat, por ka arritur edhe moshën.
Kështu që nuk mjafton më, vetëm të bëhen thirrje deklarative për dënimin e udhëheqësve shtetëror dhe zyrtarëve të lartë politik, të inkriminuar, por udhëheqësit e dyshimtë duhet të ndëshkohen dhe epet mësimi i duhur, duke i dënuar publikisht me votën e lirë të shqiptarëve të cilët ia duan të mirën vetes, familjeve të tyre dhe gjithë Shqipërisë.

Ka përfunduar koha kur politikanët e zhytur deri në fyt, në korrupsion e krim të organizuar, mund të qëndrojnë gjithë jetën mbi kupolën e shtetit dhe kokat e shqiptarëve të pashpresë, ndaj dhe mandati i tyre, duhet të përfundojë këtu e menjëherë dhe që me 25 prill të vuloset përfundimisht, fundi i kësaj aventure të trishtë edhe në Shqipëri.

Rama me shokë ka kohë që nga shqiptarët nuk shihen më si politik-bërës të mirë, të cilët mund ti ofronin Shqipërisë zhvillim, as udhëheqje të ndershme dhe prosperim të njëmendët.

Ndaj gjithë mbetjet enveriste që dallgët e turbullta të një momentumi të caktuar, i nxorën rastësisht mbi breg, duke u imponuar me forcë në politikë dhe katapultuar me frikësim e kërcënime në majat e udhëheqjes dhe pushtetit në Shqipëri, pjesa më e madhe e të cilëve, janë thellë të zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, me 25 prill duhet të shkojnë në shtëpi.

Figura dhe individ tragjikomik, të zhveshur plotësisht nga karakteri, idealizmi atdhetar dhe çdo gjë kombëtare, të cilët për këto vite qëndrimi në pushtet, mjeruan të gjithë vendin dhe u shndërruan në pasqyrën më çnderuese të identifikimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në vend dhe në botë, nuk guxojnë të udhëheqin edhe për katër vite të tjera, Shqipërinë.

Kjo do të ishte mëse e tepër dhe rrezik për destabilizimin total të gjendjes politike në Shqipëri!

Shumica e grupit të udhëhequr nga Edvin Rama ishin anonimës politik dhe kriminel ordiner, të cilët vetëm për pak vite qëndrimi në pushtet,rrënjosën korrupsionin e krimin e organizuar dhe varfërinë e pafund duke u kthyer vet në pasanikët më të mëdhenj që ka sot Shqipëria.

Politik bërës të përbuzur, të cilët shterpëzuan çdo shpresë të shqiptarëve për ardhmëri më të mirë duke mos hezituar ti shesin edhe interesat e vendit dhe kryejnë tradhti të larta kombëtare, duke thelluar përditë e më tepër ndasitë ndërmjet shqiptarëve, vetëm e vetëm që ata të vazhdojnë të sundojnë mbi këtë vend për të cilat, herët a vonë, nuk ka mënyrë as mjet, që mund ti shpëtojë nga dënimi i merituar.

Ndaj për gjendjen e krijuar, shqiptarët tani e kanë rastin që ti ndëshkojnë fajtorët me votë, në mënyrë që të çlirohen vet nga ata dhe mundësojnë shtetit, ti trajtojë përfundimisht aktet e tyre makabre, njejtë si në Kroaci dhe vende tjera ku edhe kryeministrat i paguajnë me burg, bëmat e tyre kundërligjore në dëm të shtetit dhe popullit , i cili ka ditur ti ndëshkojë me votën e vet.
Pra nuk duhet të jenë më vetëm ambasadorët e huaj, siç ishte ai amerikan Donald Lu në Shqipëri, i cili qe bërë shembull sublim i guximit, duke cekë me emra e mbiemra ministra, prokuror e gjyqtar të korruptuar si dhe deputetë të lidhur me krimin e organizuar, por që megjithatë edhe ai mbeti pothuajse i vetëm në kërkesën për dënimet adekuate, kundër tyre.

Në Shqipëri nën sundimin e Ramës, nuk kishte asnjë veprim të njëmendët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk vihet re kurrfarë zhvillimi ekonomik si dhe asnjë formë përafrimi me BE-n, fakte që mjerisht kanë thelluar shumë qëndrimin negativ në arenën ndërkombëtare, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

E kësaj radhe, pas Kosovës, vet populli shqiptar e ka në dorë, të vendosë për ndryshime edhe në Shqipëri dhe Edvin Kristaq Ramën bashkë me suitën e tij të inkriminuar ti çojë fillimisht në shtëpi, e nëse drejtësia gjen se ata ishin të zhytur edhe në krim, ti dënojë edhe me burg dhe dërgojë në vendet e caktuara për shlyerjen e bëmave kundërligjore.

Shqiptar të dashur të gjithë ju, që ia doni të mirën Shqipërisë, votoni për ndryshim dhe mos lejoni edhe më tejë, që Shqipëria nga një vend i shpresës, të përurohet në laborator të mjerimit, për varfërimin deri në çnderim të shqiptarëve dhe pasurimin e pafund të kriminelëve.

Votoni që të vije dikush tjetër më i ndershëm në krye të shtetit, një njeri që di dhe dëshiron tu ndihmojë shqiptarëve, ndonjë udhëheqës i njëmendët që mund dhe ka vullnet ti çmontojë klanet mafioze e kriminale të cilat tash e sa vite shkatërruan në mënyrën më të egër edhe ndërgjegjen e pastër kombëtare të shqiptarëve dhe po rrezikojnë hapur edhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj, në Truallin Arbëror dhe shtetin amë të të gjithë shqiptarëve!.

Votim të mbarë dhe urimet më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët!