Zymer Mehani
(Me rastin e Ditës Botëore të Librit)
Poetët mërgimtarë, z. Sahit Shala dhe z. Dedë Deda nuk ndalen së shpërndari falas ekzemplarë të librave të tyre…
1.
Librat e z. Sahit Shala, si:”Lahuta e Kosovës”, “Malli e brenga”, “Zëri i shtegtarit, “Valët e jetës”, romani “Dashuri në kohë lufte” etj, veç bibliotekave të kryeqytetit, (Prishtinës), deri më tani janë shpërndarë edhe në disa shkolla të kryeqytetit (në Shkollën “Emin Duraku”, “Asim Vokshi”), në Shkollën “Nexhmi Mustafa” të fshatit Besi, në Shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë, në Shkollën “Shefki Kuleta” në Tërrnavë, në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë”, në Shollën “Jetullah islami” në Dyz, në Shkollën “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh, pastaj në Shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, në Shkollën” Hasan Tahsini” po ashtu në Obiliq, Në DKRS të Obiliqit, në Bibliotekën e qytetit në Obiliq, mandej në DKRS në Skënderaj, në Shkollën e Polacit, në Shkollën “Naim Frashëri” të Globarit të Drenasit.
Libat e z. Sahit Shala janë shpërndarë po ashtu edhe në regjionin e Rrafshit të Dukagjinit, si në Shkollën “Zef Lush Marku” të Velezhës. Gjithashtu nga donacioni i dhuruar i z Shala kanë përfituar edhe lexuesit e Mirditës, në Rrëshen e Lezhë. Me liba të dhuruar nga z. Shala janë shpërblye edhe anëtarët e Klubit letrar “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe e Gjakovës, konkretisht Gjimnazi “Hadar Dushi” në Gjakovë, Librat e z Sahit Shala janë shpërndarë gjithashtu edhe në qytetin e Ferizajit, në Shkollën “Jeronim de Rada” të qytetit etj. etj.
Meqë për librin “Valët e jetës” të poetit Sahit Shala interesimi i lexuesve ishte tejet i madh, ky libër i këtij autori, siç e thekuam edhe më lart është shpërndarë edhe në Mirditë për artistët e vegjël të Ansamblit Mirdita, po ashtu në Tiranë dhe për nxënësit tjerë të kësaj pjese të atdheut tonë.
Librat e poetit mërgimtar z. Sahit Shala gjithnjë falas u janë dhuruar edhe lexuesve tanë të vegjël që e vizituan Panairin e Librit, vteve të kaluara.
Poeti Sahit Shala është profesor i gjuhës norvegjeze (pedagog) në Norvegji. Atje jeton dhe vepron. Atje i krijon edhe vargjet e tij të mrekullueshme, me të cilat shpreh mallin e pashuar për vendlindjen dhe për Atdheun!
Ky poet me zemër humane nxënësve shqiptarë kudo ku flitet shqip, ua dhuroi 4.000 libra, të cilat me kënaqësi i kemi shpërndarë nëpër shkolla dhe biblioteka të atdheut tonë.
Deri më tani mikun tonë poet Sahit Shalën e kanë falënderuar mijëra lexues të atdheut. Këtij falënderime dhe mirënjohje i kanë ndarë edhe institucione dhe shkolla të ndryshme të atdheut. Do t’i përmendim disa syresh. Poeti është nderuar me mirënjohje nga Klubi letrar “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga Shkolla” Ibrahim Rugova” e Obiliqit, nga Shkolla “Shefki Kuleta” e Tërrnavës, nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” i Gjakovës, nga Shkolla “Naim Frashëri” e Globarit të Ferizajit, dëshmi që tregojnë se poetit Shala i janë mirënjohës të gjitha këto vatra edukativo-arsimore për kontributin e tij dhënë pasurimit të fondit librar nëpër këto biblioteka.
2.
Edhe poeti tjetër i përmasave kombëtare, z.Dedë Deda, poet i talentuar shqiptar, i lindur dhe i rritur në Fushë-Arrëz të rrethit të Pukës, më 14. 12. 1979, që aktualisht jeton dhe vepron në Londër, për nxënësit shqiptarë të Republikës së Kosovës na e dhuroi një pako prej 300 ekzemplarësh të vëllimit të tij poetik të parë “Puthja e atdheut”, botuar në Tiranë më 2018. Ndonëse larg vendlindjes, mendjen dhe shpirtin ky poet i talentuar i ka në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtë e dëshmon vepra e tij madhështore dhe gjesti human prej një atdhetari të vërtetë.
I tillë është z. Dedë Deda, poet dhe shkrimtar i shquar, i cili që nga larg atëdheut i dhuron shkollës shqipe dhe nxënësve të shkollave të Kosovësë një dhurat shumë të çmuar. Këtë pako librash me vlerë 1,500 euro e pranuam sot, bashkë me mikun tim-poet z Hajrush Redenica, e që në emër të autorit Dedë Deda, këto libra do t’i shpërndajmë në bibliotekat e Prishtinës, të Podujevës, të Kastriotit, të Vushtrris, të Gjilanit, të Kamenicës, si dhe në bibliotekat e qytetit të Kukësit.
Në emër të nxënësve, të personelit të bibliotekave të shkollave të qyteteve në fjalë dhe në emrin tim prrsonal e falënderoj nga zemra autorin e librit “Puthja e atdheut” poetin Dedë Deda dhe mikun tim poet z. Hajrush Redenica, i cili vullnetarisht ka shpreh gatishmëri të më ndihmojë në shpërndarje të librave.
Zoti ju bekoftë, bashkë me familjet tuaja, poetë humanistë z. Sahit Shala e z.Dedë Deda! Kosova dhe Shqipëria ju janë mirënjohëse! Jeni të përshëndetur nga shumë shkolla, klube, shoqëri, biblioteka nga ATDHEU!
Lum si kombi ynë që ka bij sikur Juve! Zoti ju bekoftë, miqtë e mi!