De Biasi: Të dielën do të vij në Shqipëri për të votuar Edi Ramën, ka investuar në sport më shumë se çdo kryeministër tjetër

0
148
Gianni De Biasi

Nga Maela Marini22/04/2021

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi, i cili ka pasaportë shqiptare dhe zotëron të drejtën e votës më 25 prill, ka deklaruar votën e tij për Partinë Socialiste.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka treguar hapur për cilën parti do të shkojë vota e tij.

“Të dielën do të vij në Shqipëri për të votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama ka investuar në sport më shumë se çdo kryeministër tjetër i Shqipërisë”, tha De Biasi. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.