Pse administrata e shtetit të Kosovës është kaq e shtrenjtë…?

0
271
Albin Kurti - Gjykata Kushtetuese

E kohës

Në të gjitha zgjedhjet parlamentare për krijimin e institucioneve të shtetit të Kosovës,deri tash,po shkon me të njëtin avaz të vjetër për rahatimin e militantëve të partive politike. Me këtë rast është parë nga afër, tashti në kabinetin e qeverisë Kurti 2, ku kemi rritje të numrit të punësuesrve në administratë dhe në vendet udhëheqëse më shumë po vërehet emërimi zv. ministrave dhe të këshilltarëve, që do të rëndojë buxhetin e shtetit edhe ashtu të varfër!

Asgjë nuk ka ndryshuar nga qeveritë e deritashme, që partia e Albin Kurtit(VV)i pati kritikuar për numrin e madh të punësimit të militantëve të partive dhe, tashti po e bën të njëjtin program të numrit të madh të militanëtve dhe rahatimi i tyre në vendet e mira të punës në qeveri dhe matanë bulevardit në institucionet tjera të rëndësishme shtetërore.

Pse administrata e shtetit të Kosovës është kaq e shtrenjtë…?

Në zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe ardhja e PD-së në udhëheqjen e shtetit të Amerikës me presidentin Joe Biden në Washington, kabineti i tij ka 14 sekretariate, nënpresdenti dhe prokurori i shtetit. E shihni një kabinet i njëjtë me të gjithë presidentët që e kanë udhëhequr Amerikën me 340 milionë banorë.

Shteti i Kosovës nuk e ka “luksin” të ketë një administratë dhe kabinetin qeveritar më kaq shumë ministri dhe kaq shumë të punësuar, që për buxhetin është një administratë e shtrejtë dhe e pa përballueshme.

Shtetit të Kosovës i duhet një kabinet qeveritar racional jo më shumë ministri(ministra e zv. ministra), që përditë dëgjojmë se është nominuar (ky, ai dhe ajo) të gjithë militantë të partisë në pushtet(VV)!

Kujtoj se do të ishte mirë që shteti i Kosovës të ketë një kabinet qeveritar si model kabineti qveritar në vendin më të zhvilluar në Evropë (Zvicrës) me 7-8 ministri dhe vetë kyreministri, që do të ishte në kërkesën e kohës për një administratë të lirë, efikase, profesionale në relacionet e sotme ndërkombëtare.

Çikago, prill 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]