Përfshirja e NATO-s, në konfliktet në ish-Jugosllavi

0
202
Forcat e NATO-s, 12 qershor 1999, Kosovë

Skënder Jashari - UÇK Skender Jashari

NATO e formuar në Traktatin e Atlantikut Verior, më 4 prill 1949, është sistem i mbrojtjes kolektive, nga sulmi i armatosur kundër një a më shumë anëtarëve të këtij traktati konsiderohet si sulm kundër të gjithve dhe për pasojë të gjithë duhet të veprojnë bashkarisht dhe individualisht edhe me përdorimin e forcës së armatosur për ta rikthy dhe mbrojt sigurinë në hapësirat e Atlantikut Verior.[1] Kundër NATO-s, ishte Pakti i Varshavës, e që NATO gjatë Luftës së Ftohtë, nuk ndërmori asnjë operacion ushtarak, edhe pse në këtë periudhë kishim Paktin e Varshavës, që kishte kryer disa invazione kundër disa vendeve joanëtare të NATO-s, si ndaj Polonisë më 1956, pastaj më 1968 kundër Çeko-sllovakisë.

Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhy në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.[2] Derisa në këto konflikte të pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, kanë ndodhur mbi 75% e vdekjeve.[3] Kurse SHBA, kishte ndërhy në më shumë se 240 raste e që mund të kalonte në total 300 raste, përpara Luftës së Ftohtë, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri tek luftërat e mëdha. Ndërkaq SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, kurse prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë.[4]

Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës,[5] e që skeptikët këtë e shohin dhe e cilësojnë si kalim nga opsioni plotësisht defanziv, në opsion proaktiv a edhe ofenziv. Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.[6]

Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që kulminoi me kampanjën e parë ajrore më 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar zonat e sigurta të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.[7] Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në përgjigje të krizës humanitare në Bosnje, miratoi rezolutën 743 më 21 shkurt 1992, që krijoi UNPROFOR-in, për të ruajtur popullatën dhe për të shpërndarë ndihma humanitare në Bosnje.

Pastaj më 9 tetor 1992, miratoi rezolutën 781, për ndalimin e hapësirës ajrore të Bosnjës e cila monitorohej nga NATO, në Operacionin “Sky Monitor”, e në të cilin rast njihet si përfshirja e parë e NATO-s, në operacione  të tilla. Pas 500 shkeljeve të dokumentuara më 31 mars 1993, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 816, që NATO filloi Operacionin “Deny Flight”. Forcat serbe, vazhduan të sulmonin “zonat e sigurta” të caktuara nga OKB, e të siguruara nga UNPROFOR, e që me rezolutën 836 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kishin të drejtë që UNPROFOR, të përdorte forcën ushtarake për t’i mbrojtur këto zona.[8] Pastaj Operacioni “Sharp Guard” që bllokonte detin Adriatik për anijet Jugosllave.

Më 6 shkurt 1994, pas masakrës së Markales, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, kërkoi formalisht nga NATO, që menjëherë të kryente sulme ajrore kundër forcave serbe të të vetëquajturës “republika srpska”,[9] e qe më 9 shkurt filluan sulmet ajërore kundër pozicioneve të artilerisë dhe mortajave për rreth Sarajevës,[10] e që vetëm grekët nuk i mbështetën sulmet ajrore, por nuk përdorën veto.[11] Në incidentin e Banja Llukës, më 28 shkurt 1994, avioni amerikan në kuadër të NATO-s, duke përmbushur Operacionin “Deny Flight” rrëzoi 4 avion serb, prej 6 sa kishin bombarduar një fabrikë boshnjake.[12] Derisa burimet serbe theksojnë që janë rrëzuar 5 nga 6 avionët e tyre në këtë incident, e që ky incident ishte i pari rast në historinë e NATO-s, që përfshihej në luftime.[13]

Më 12 mars 1994, UNPROFOR, kishte kërkuar nga NATO mbështetje ajrore nga afër, por që shkaku i procesit të aprovimit, kjo i ishte vonuar.[14] Më 10 dhe 11 prill 1994, UNPROFOR, kërkon sulme ajrore për ta mbrojtur “zonën e sigurtë të OKB-së” Gorazhde-n, e që dy avion amerikan F-16, i kishin bombardu postet e komandës së serbëve të Gorazhde-s.[15] Ky rast është i pari në historinë e NATO-s, që avionët e saj bombarduan caqe tokësore.[16] Për pasojë serbët e Bosnjës, morën 150 pengje të personelit të OKB-së më 14 prill 1994,[17] kurse më 16 prill  u rrëzu një avion britanik nga forcat serbe të Bosnjës mbi Gorazhde.[18]

Më 29 prill 1994, kontigjenti danez bie në pritën e serbëve të Bosnjës, në Tuzla, e që ishte granatuar me artileri të rëndë nga brigada Shekoviqi, në fshatin Kalesija, por pas përdorimit të armëve të rënda ishte thyer prita.[19] Më 5 gusht 1994, UNPROFOR, kishte kërkuar mbështetje me sulme ajrore të NATO-s, e që 2 avion amerikan A-10, kishin goditur makinat e blinduara serbe afër Sarajevës, e që pas kësaj serbët pranuan t’i kthenin mbrapa blindat e mbetura, e të mos sulmonin “zonën e sigurtë të OKB-së”.[20] Më 22 shtator 1994, pasi UNPROFOR, kishte kërkuar, NATO kreu një sulm kundër tankut të serbëve të Bosnjës.[21]

Më 25-26 maj 1995, pas shkeljes dhe granatimit të zonës së sigurisë dhe zonës së sigurtë, avionët e NATO-s kryen sulme ajrore kundër depos së municionit të forcave serbe të Bosnjës, në Pale.[22] Për pasojë forcat serbe të Bosnjës, morën peng 370 paqëruajtës të OKB-së, dhe i përdorën si “mburojeë e gjallë” për t’i parandaluar sulmet ajrore në të ardhmen.[23] Më 2 qershor 1995,  ndodhi incidenti i Mrkonjiq Grad, ku dy avion amerikan F-16, derisa patrullonin në Operacionin “Deny Flight”, njëri prej tyre u rrëzu nga një raket tokë-ajër e serbëve 2K12 Kub, e që piloti i saj u shpëtu 6 ditë pas rastit.[24]

Më 11 korrik 1995, avionët e NATO-s, sulmuan caqet në zonën e Srebrenicës, që ishte zonë nën kontroll të OKB-së, por që forcat serbe të Bosnjës, kishin avansuar, e që Ratko Mlladiq kërcënonte se do t’i vriste 50 pengjet që ishin kapur e që ishin paqëruajtës dhe kërcënonte se do e granatonte popullatën muslimane të Srebrenicës nëse NATO, vazhdonte sulmet.[25] UNPROFOR, kërkoi ndërprerjen e sulmeve të NATO-s dhe marrëveshjen se serbët e Bosnjës tërheqen nga Srebrenica, por në dy javët në vazhdim forcat e Mlladiqit, vranë mbi 8000 boshnjak, në masakrën e njohur si masakra e Srebrenicës e që mbeti një ndër aktet e gjenocidit më të tmerrshëm në Europë që nga Lufta e II Botërore.[26]

Më 25 korrik Këshilli i Atlantikut të Veriut, kërcënoi se do përdorë fuqinë ajrore të NATO-s, për të sulmuar, e ky kërcënim parandaloi një sulm serb në zonën e sigurtë të Gorazhde-s, edhe më 1 gusht njejt mori vendim të ngjajshëm për parandalimin e sulmeve në zonat tjera të sigurta si në Sarajevë, Bihaq, Tuzla.[27]

Më 4 gusht 1995, avionët e NATO-s, sulmuan një  radar të mbrojtjes serbe të serbëve të Kroacisë, në afërsi të ajroportit Udbina dhe Kninit në Kroaci,[28] duke u bë rasti i dytë, që NATO bombardonte caqe tokësore në një vend tjetër nga Bosnja.

Më 10 gusht 1995, komandanti i Forcës së Aleatëve për Europën Jugore, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me UNPROFOR-in, për kryerjen e sulmeve ajrore.[29] Më 30 gusht sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lajmëroi fillimin e sulmeve ajrore, e që ato do mbështeteshin edhe nga sulmet artilerike të UNPROFOR-it,[30] si kundërpërgjigje e Masakrës së II të Markales e ndodhur më 28 gusht 1995, i njohur si Operacioni “Deliberate Force”. Në sulmet ajrore morën pjesë rreth 400 avion të NATO-s.[31]Mbi 3515 fluturime dhe në total 1026 bombë ishin hedhur në 338 caqe të serbëve të Bosnjës, e që NATO sulmoi 97% të caqeve duke i shkatërruar më shumë se 80% prej tyre,[32] me 708 bomba me dirigjim.[33] Sulmet u kryen nga baza e Avianos, në Itali dhe nga ajroplanbartëset USS Teodor Rusvelt dhe USS Amerika, ajroplanbartëset franceze Foch dhe Clemanceau në detin Adriatik. Luftvafen gjermane, për herë të parë që prej 1945, u përfshi në Operacionin “Deliberate Force”.[34]

Për ta shtuar intenzitetin, në rajonin e Sarajevës, e dërguan brigadën multinacionale( Franceze, Britanike dhe Amerikane) ajromobile Moun Igman, e cila ishte pjesë e UNPROFOR-it,[35] që kishte 4000 pjestar, e cila ishte autorizuar me rezolutën Këshillit të Sigurimit të OKB-së 988, më 16 qershor 1995.[36] Kjo brigadë ishte operacionalizuar në gusht 1995, dhe kishte shkrepur para dhe pas masakrës në tregun e Markales, ku sidomos më 28 dhe 29 gusht kishte gjuajtur intenzivisht, 1070 predha, prej tyre 305 predha 155 mm, 408 predha 120 mm, 357 predha 105 mm), kundër forcave serbe.[37] Kjo njihet praktikisht si përfshirja në luftime tokësore artilerike, e forcave të perëndimit( Francës, Britanisë dhe SHBA-së) kundër forcave serbe.

Ushtria e serbëve të Bosnjës, kishte rrjetin e mbrojtjes së integruar antiajrore të përbërë edhe nga raketat tokë ajër dhe avion që paraqisnin rrezik për operacionin e avionëve të NATO-s.[38] Më 30 gusht 1995, një avion Mirage 2000N( francez) u rrëzu nga raketa antiajrore e krahut të serbëve të Bosnjës, në afërsi të Pale-s.[39]

Më 1 shtator 1995, OKB dhe NATO, kërkojnë nga serbët që të heqnin rrethimin e Sarajevës dhe të heqnin armët e rënda nga zona përskaj Sarajevës dhe nga të gjitha zonat e sigurisë të tjera të OKB-së. NATO ndaloi sulmet dhe i dha ultimatum liderëve të Bosnjës, deri më 4 shtator 1995. Më 5 shtator rifilluan sulmet ajrore përskaj Sarajevës dhe afër shtabit të përgjithshëm të serbëve të Bosnjës në Pale, pasi serbët nuk u detyruan me ultimatum. Më 10 shtator  USS Normandy lëshoi raketa kryqëzore( Tomahaëk) nga deti Adriatik dhe njëkohësisht edhe avionët e SHBA-së bombarduan në afërsi të Banja Llukës.[40]

Më 14 shtator 1995, NATO suspendoi sulmet ajrore fillimisht për 72 orë, pastaj për 114 orë e më pas deri më 20 shtator, për të lejuar që të implementohej marrëveshja me serbët e Bosnjës, për tërheqjen e armëve të rënda nga zona e Sarajevës, e që nuk vazhduan më sulmet, pasi u përmbush detyrimi nga pala serbe.[41] Kjo kampanjë ajrore ishte shkaku kryesor që Republika e Federatës Jugosllave u bë pjesë e dialogut në marrëveshjen e Dejtonit që u arrit në nëntor 1995,[42] prej nga përfundoi edhe konflikti i përgjakshëm në Bosnje.

Shkaku i këtyre përvojave me serbët, NATO dhe sidomos SHBA, do i aplikoj në rastin e bombardimit dhe raketimit të Jugosllavisë në rastin e konfliktit të Kosovës.

Më: 19.04.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1]https://www.nato.int/nato_static_fl2014/assets/pdf/stock_publications/20120822_nato_treaty_en_light_2009.pdf, neni 5, paragrafi 1.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 55.

[3] Herbert J. Tillema, International Conflict Since 1945, Boulder, Westview, 1991.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 56 dhe 81.

[5] https://www.nato.int/nato-welcome/index.html.

[6] https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-in-bosnia-ended/

[7]http://www.afsouth.nato.int/factsheets/DeliberateForceFactSheet.htm .

[8] http://www.nato.int/docu/handbook/2001/hb050102.htm.

[9] Bethlehem, Daniel L.; Weller, Marc. The ‘Yugoslav’ Crisis in International Law. Cambridge International Documents Series. 5. Cambridge University Press, 1997, faqe liii.

[10] Carnes, Mark Christopher. American National Biography. 29. Oxford University Press, 2005, faqe 29.

[11] Bethlehem, Daniel L.; Weller, Marc. The ‘Yugoslav’ Crisis in International Law. Cambridge International Documents Series. 5. Cambridge University Press, 1997, faqe liii.

[12] Beale, Michael. Bombs over Bosnia: The Role of Airpower in Bosnia-Herzegovina. Maxwell Air Force Base, Montgomery: Air University Press, 1997, faqe 2-3.

[13] Owen, Robert . “The Balkans Air Campaign Study: Part 1”. Airpower Journal, 1997, faqe 21.

[14] “A/54/549, Report of the Secretary-General pursuant to General Assembly resolution 53/35: The fall of Srebrenica”

[15] Bethlehem, Daniel L.; Weller, Marc. The ‘Yugoslav’ Crisis in International Law. Cambridge International Documents Series. 5. Cambridge University Press, 1997, faqe liiv; “A/54/549, Report of the Secretary-General pursuant to General Assembly resolution 53/35: The fall of Srebrenica”

[16] Bethlehem, Daniel L.; Weller, Marc. The ‘Yugoslav’ Crisis in International Law. Cambridge International Documents Series. 5. Cambridge University Press, 1997, faqe liiv.

[17] “A/54/549, Report of the Secretary-General pursuant to General Assembly resolution 53/35: The fall of Srebrenica”

[18] Bethlehem, Daniel L.; Weller, Marc, The ‘Yugoslav’ Crisis in International Law. Cambridge International Documents Series. 5. Cambridge University Press, 1997, faqe liiv.

[19] http://www.milhist.dk/post45/boellebank/boellebank_uk.htm.

[20] https://www.nytimes.com/1994/08/06/world/us-hits-bosnian-serb-target-in-air-raid.html

[21] https://www.nato.int/docu/pr/1994/p94-090.htm

[22] https://www.nato.int/docu/comm/1997/970708/infopres/e-bpfy.htm ; NATO at a Glance, A Factual Survey of Issues and Challenges Facing the Alliance at the End of the 1990s, Issue 21, 1996, faqe 45; The NATO Handbook, By North Atlantic Treaty Organization, North Atlantic Treaty Organization. Information Service, 2001, faqe 111.

[23] House of Commons Debates, Issues 200-215, By Canada. Parliament. House of Commons, 1995 , faqe 12895; https://www.spokesman.com/stories/1995/may/27/peacekeepers-used-as-human-shields-serbs-take-un/;

[24] https://www.af.mil/News/Article-Display/Article/125630/wing-supports-operation-deny-flight/; https://edition.cnn.com/2015/12/16/us/scott-ogrady-rewind/index.html.

[25] https://www.nato.int/docu/pr/1995/p95-068.htm

[26] https://www.un.org/sg/en/content/sg/statement/2005-07-11/secretary-generals-message-ceremony-marking-10th-anniversary

[27] https://www.nato.int/docu/speech/1995/s950725a.htm

[28] https://www.nato.int/docu/comm/1997/970708/infopres/e-bpfy.htm

[29] Gazzini, Tarcisio. The changing rules on the use of force in international law. Manchester University Press, 2005, faqe 69.

[30] Po aty.

[31] Mahnken, Thomas G. Technology and the American Way of War Since 1945. New York: Columbia University Press, 2010, faqe 182.

[32] https://www.airforcemag.com/article/1097deliberate/

[33] Brawley, Mark R. Globalization, Security, And The Nation-State: Paradigms In Transition. State University of New York Press, 2005, faqe 74.

[34] Owen, Robert. Deliberate Force: A Case Study in Effective Air Campaigning. Darby, Pennsylvania: DIANE Publishing, 2000, faqe 246; Findlay, Trevor, ed. Challenges for the New Peacekeepers. Oxford, UK: Oxford University Press, 1996, faqe 41.

[35] Franke, Volke. Terrorism and Peacekeeping: New Security Challenges. Greenwood Publishing Group, 2005, faqe 47.

[36] https://undocs.org/en/S/RES/998(1995)

[37] https://www.defense.gouv.fr/terre/actu-terre/1995-l-engagement-du-groupement-d-artillerie-leclerc-le-40e-ra-porte-le-feu-depuis-igman; https://artillerie.asso.fr/basart/article.php3?id_article=1598 .

[38] https://www.airforcemag.com/article/1097deliberate/

[39] Central Intelligence Agency. Balkan battlegrounds: a military history of the Yugoslav conflict, 1990–1995 (Report). Vol. 1. Central Intelligence Agency, Office of Russian and European Analysis, 2002, faqe 378.

[40] Rip, Michael Russell; Hasik, James M. The Precision Revolution: GPS and the Future of Aerial Warfare. Naval Institute Press, 2002, faqe 226; https://www.nytimes.com/1995/09/11/world/nato-shifts-focus-of-its-air-attacks-on-bosnian-serbs.html .

[41] http://planken.org/balkans/chronology/unprofor/1995

[42] Holbrooke, Richard. To End a War. New York: Modern Library, 1999, faqe 102.