Lajmi i hidhur për vdekjen e patriotit Shaban Osmani

0
1754
Hysen Ibrahimi

Shoqata Papa Albani, Suedi

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

FAMILJES OSMANI

Lajmi i hidhur se Shaban Osmani, ndërroj jetë, e muarëm me shumë hidhërim shpirtëror për ne bashkëpunëtorët e Shaban Osmanit dhe për të gjithë shqiptarët që e njohën Shabanin. Aq më shumë kur dimë se Shabani ishte dhe mbeti një atdhetar i vërtetë i çështjes kombëtare.

Sot në këto momente të ndarjes, në moshë relativisht të re, me dhimbje shpirtërore po e themi lamtumirën e fundit për Prindin, vëllain, mikun tonë të çmuar, veprimtarin, aktivistin e palodhshëm të çështjes kombëtare, Shaban Osmani.

Sikurse të gjithë shqiptarët edhe Shabani ishte i detyruar të mërgoj, sepse për të jetuar në vendlindje ishte bërë e pa mundur nga pushtuesi. Ai, edhe pse mërgoj, ai nuk u ndal kurr së punuar për të krijuar, sensibilizuar opinionin suedez për çështjen e Kosovës ate shqiptare në përgjithësi.

Shabani, ishte mbështetës i fuqishëm i thememilit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani, e më vonë anëtar i saj dhe anëtar i Këshillit Organizativ për mbajtjen e Sesionit të pestë Shkencor, i cili u mbajt në Lund në maj të vitit 2016. Përballë sëmundjes së tij, ai edhe atëherë nuk u ndal së vepruari edhe pse e ndjente se nuk ka jetë.

Po ashtu Shaban Osmani, ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngusht ta Radio Projektit 21 në Danimarkë me në krye z. Havzi Sulejmani-Xhaxhi. Pra, kontributi i tij ishte zgjëruar edhe në Danimarkë, duke udhëhequr emisione për kulturë plot 17 vite me radhë. Ishte mentor i shumë projekteve në fushën e medias, me intervista speciale, sidomos në fushën e krijimtarisë nga shumë vende të ndryshme, por në veçanti nga Suedia dhe Danimarka. Ishte dhe mbeti miku më i madh i Radio-Projektit 21 në Kopenhagë të Danimarkës dhe i shumë shoqatave kulturore shqiptare.

Shaban Osmani, muar pjesë nëpër të gjitha protestat të cilat organizoheshin në Suedi dhe më gjërë, kundër dhunës serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare. I gatshëm të kontribuoj, kudo që ishte dhe kudo që ai gjendej. Reflektoj gjithëherë si njeri i pikëpamjeve nacionale për një unitet kombëtar shqiptarë. Ai, gjithëherë, përdori gjuhën e tolerancës dhe mirëkuptimit për të qenë të bashkuar shqiptarët kudo që ndodhen.

Të nderuar miqë, vëllezër dhe motra,

Tani, kur po ndahemi, fizikisht nga Shaban Osmani, duhet ditur se jemi duke u nda nga njeriu i atdheut, poezisë, artit, kulturës dhe publicistit. Por duhet ditur po ashtu se ai pas vetes ka lënë gjurmë në fushën e krijimtarisë dhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarën i ka të evidentuara. Ishte fitues i shumë shpërblimeve, në fushën poetike, gjatë pjesëmarrjes së tij nëpër festivale letraree poetike. Ishte i pasionuar pas poezisë, artit, pikturës dhe mediave.

I dashur Shaban Osmani,

Amaneti yt, për tu vorrosur në vendlindje, tu realizua, sepse ke lën pas vetes familje të shkëlqyeshme. Kurse në Suedi, për ne shoqërinë, ke lënë një zbrazëtirë të madhe, sepse do të na mungosh dhe vendi yt nëpër tubime tona, sesione shkencore, manifestime letrare, emisione të radiove, do të mbetet i zbrazur.

Tani, ti pusho i qetë në botën e përtejme, se puna dhe veprat tuaja, do ti shkruajm në librat tanë. Përherë do të përkujtojm. Ishe dhe mbete shembull, se si duhet sakrifikuar për atdheun.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës e vendlindjes tënde.

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin me Ty o miku ynë Shaban Osmani.

Në emër të Kryesisë dhe anëtarësisë së gjërë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi,

Z. Hysen Ibrahimi, Kryetar.
Suedi/Ängelholm, 15 shtator 2016