Jeto më lart se yjet

0
959

Agim Desaku

Jeto me lartë se yjet

Ti ke lutjen e hyjnive
Të jetosh me lartë se yjet
Atje ku dielli ka ngrohje atdheu.
Nëse rri në tokën e Zotit
Varg mbetësh për jetë të lirë
Zanat le të thurin këngë për të bukurën e dheut.
Një ditë toka dhe qielli mund të jenë bashkë
Edhe dashuritë e luftëtarit takohen në parajsë.
Përse çdo ditë e njëjta këngë e e jetës
Këndohet me melodinë e shpirtit të vrarë
Dhembjet askush nuk i merr si dhembje
Edhe pse kullojnë gjak plagësh të luftës se pambaruar.
Jeto nëse ke zemër atdheu në sëcilin cep të tij
Digju si zjarri i diellit dhe ndrit vargun e poetit
Jeto për trëndafilat që ruajnë kujtimin e buzëqeshjes së hënës.
Jeto për yjet që kurrë nuk zhduken nga zemra ime
Edhe për diellin që dritë më falë.

Me rastin e shpalljes sime POET NDERI,
AGIM DESKU, Shkup, 15 Shtator 2016