NGA KALOSH ҪELIKU
(Përçudi e kam dashur Mëngjesin
Sot e dua Perëndimin e Diellit)
Përçudi, e kam dashur Mëngjesin. Agimin
Malin. Sot, e dua perëndimin e Diellit!
Nuk ka problem. E dua Mëngjesin. Agimin
Hënën. Lindjen e Diellit mbi Ҫelëvjollcë.
Nuk ka problem, E, dua Mëngjesin. Diellin
Hënën, kur dilte majë Ftoni. Rrëzë Ҫuke:
E, Unë: me rrezet e saj e përcillja Natën…
(Budall organizëm historik)
Përditë, me Koronavirus. Pandemi
Masa të rrepta Qeveritare, Rrezik:
Mos dil në rrugë pa maska mbrojtëse
Laj duart me sapun! Dy metra Larg:
Rri, me Miken te “Parku i Grave”’!
Mos pi raki rrushi. Dy shtama verë
Mos, dil te “Parku i Grave”! Qeveria:
Mos pi raki rrushi. Dy shtama verë Di!
Ha bukë. Dhe, qofte me brumë te “Pçella”
(“Bleta”). Parku i halldupëve, në “Ҫair”!…
(Ujë në Shkretirë)
Heeej, rrugaçë politik! Së paku: Jepni pak ujë
Shkaku, se: Jam në Shkretirë pa ujë. Bukë.
E, ju, jeni arratisur posteve partiake – politike:
Nëpër botë. Pasuri parsonale. Dhe, familjare.
Heeej, rrugaçë politik! Kërkoj pak ujë! Liri
Raki rrushi. Shtamaverë, te “Parkun i Grve”!
Pasurinë. Postet politike, mbani për vete!…
(Huti me veshë)
Përderisa, pushoj në Verandë
Pasmesnate, në shtrat me Hënë:
Më paraqitet Huti me veshë:
Hë, si je? A, pi ende raki rrushi
Ҁfarë problemi ke, ti si Poet?
Jo, i përgjigjem. Nuk kam problem
Edhe, ende jam gjallë mes poezive.
Grave mia besnike te “Parku Grave”
Dhe, ende pi raki rrushi me Ibrik:
I kam, Sonte: Tri Mike në shtrat.
Huti me veshë, paraqitet DitëNatë
Si, je? Po, i përgjigjem. Ende, gjallë:
Ibrik me raki rrushi. Mike, në shtrat…
(Herët në mëngjes
më shuhen dritat)
Herët, papritmas. Mëngjes, shuhen dritat
Unë, në gjumë me Raki Rrushi. Shtratë:
Edhe, atë: “Tetë Mars”. Ditën e Grave.
Jo, nuk e di kush je? O, burrë, apo Grua
Cilado qofshë: Ecë me mua në shtrat?!
Pse, m’i shuan Sot: Herët Mua dritat
Edhe, atë: Ditën e Grave.”Tetë Mars”?!
Jo, thotë: Unë jam Gruaja Yte Ëngjëll:
Që, Ty të ringjalla, në “Qafë-Thanë”…
(Hëna nuk më deshi për burrë)
Në rregull. Edhe, pse: Unë gjithë Jetën
Të kam dashur për Grua, Nesër. Vjeshtë:
Derën, ta hapa me Dy shtama verë
Ti, nuk erdhe. Edhe, Sotekësaj Dite?!
Kutadi, ndoshta: Malit të ngriu Dimri
Pandemia me Koronavirusin ”armik”?!
Krushk, e pate Babadimrin e Shkupit.
Mesdite, që e grushtuan në “Bit-Pazar”
Sajën me dhurata, këtë Vit të Ri 2021:
Nusen e Malit, ende: se, zbriti në Lëmë.
Përinatë tuajin: Nesër, marr, Ditën Grua!…
(Dudumët lexojnë pizi
pa Kalosh Ҁelikun)
Dudumët, lexëjnë pizi “erotike”
Pa Kalosh Ҁelikun. Bohemin:
Që, mbi nivelin e tyre artistik
E ka, Sot maleve: Kryengritësin.
Nuk ka problem, lexoni pizi
“Erotike”, pa Kalosh Ҁelikun:
Po, ju nuk jeni Nesër: as poetë…
(Edhe ju nuk dini të deheni
me Ibrik raki rrushi)
Edhe, ju nuk dini të deheni
Me raki rrushi. Ibrikë.
Shtamaverë, të vreshtave Ҫukës
Pavetëdije, ta vrisni Veten:
Bythekrye, rrokullisni Ibrikët:
Ditën e Nesërme “Hallall”. Shkup.
Edhe, ju nuk dini të pini “Hallall”
Ditën e Nesërme, në “Bit-Pazar”.
Ditën e Djeshme, e pini “Haram”…
(Kalosh Ҁeliku nuk ikë
nga Shkupi Historik)
Edhe, pas gjithë presioneve politike
Që, të ikë nga Shkupi Historik:
E dogjët, natën banesën në “Ҁair”
“Xhipin” para dritareve pasmesnate.
Shtëpinë e Gruas, në “Serovë”
Helmimeve. Presioneve Ҁarshisë.
Kotë e keni dudumë “harami”! Sot:
Kalosh Ҁeliku, s’është Hojdodolja.
Nuk ikë. Jo, nga Shkupi Historik…
(Koronavirusit i shpalla luftë)
Ikën miqtë. Gratë e mia besnike
Vetëm mbeta me Tomi Juniorin
Dhe, Koronavirusit i shpalla luftë.
Vetëm mbeta me Tomi Juniorin
Dhe, Koronavirusit i shpalla luftë…