AS PEMË, AS MIMOZË – GRUA…

0
241
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

AS PEMË, AS MIMOZË – GRUA…

Gratë janë shi i padukshëm – shpresë –
Shtatin bilonjësh me kërcell t’brishtë…
Nga prekjet engjëllore trandën trishtë,
Dielli stepet -lëmon me rrezet n’vesë.

Kanë kërrname – oh, lulemosmëprek!
Me sy ylberesh i lidhin shtatë brigjesh,
Peshqësh t’dashurisë gjejnë brigjesh;
Me ind e tyl ëndërrash thurin në vek!

Cergës e kashtës futen – kërrab’zash,
Secila e ka trefazorin thellë në zemër,
Në dalldi epshi të shkelin me thembër,
Fshehtake rrugës çatisin zhag’zash.

Qëndisin dashurinë – prill në qerpikë,
Hynë e dalin – hashariten nëpër sy, e
N’omegën e besës fjalën se bëjnë dy,
Me sovajkë shprese e drite n’dekikë!

Janë të lehta zog gjumi pranveror, o
Ejani të mirën!, pa korbin e ndarjes…
Bumerang godasin kroit të tharjes,
Shkëmbinjve rriten pishë me kurorë.

E martë, 13 prill 2021, në
Dardaninë Ilire

KOT ZGJOHEM – DITA S’GDHIN

Nata asnjë ëndërr fare s’më jep,
Manushaqesh s’e dalloi as ditën!
Gaculina ndizen – përhapin ditën;
Një yll vetmitar i venitur mbi plep.

Vegëz’e pashkêputshme-shpresa,
Kot zgjohem kalë lëshuar n’largësi.
Plep i gjelbërt frutnuar me dashuri,
Ç’po përtritet gjaku, haku e besa.

Zemra ditës bubu, po i zvogëlohej!
Trishtili ktheji n’muzg pa përgjigje.
Dashuria e gjolit ia mbathi n’shtigje,
Hapi i nin’zave ç’po më zenitohej…

Kot zgjohem me gjithë hënën time,
Dita ime do të mbushet me shend…
Shpirti im është nisur n’udhëtime,e
Nëna tokë ta shërojë gjithësekend!

Ditët vinë me buzëqeshjen e agimit,
Kot zgjohem-dita s’gdhin nyje-nyje,
Orientohet zodiakut me diellna, yje,
Nga ëmëza dalin n’buzë të burimit.

E mërkurë, 14/15 prill, në
Dardaninë Ilire

KËNGA E PAPRITUR

Flatron – përflaket – qiellit flatron,
Në këngën time syri plot – shpresë!
Hirit mbinë lulja alba larë me vesë –
Rrufeja godet kënga zenitin gjakon.

S’jam Odiseu me zemër të plaguar,
Një grimë ishull më shfaqet mister!
Vaporin tim asnjë dallgë s’ma merr;
Ngjyrën e deteve kur pa e ndërruar.

Kënga më vjen albatros pa flatra-o,
Për këngën papritur klith shpirt’im!
Rrënjës’orbitës m’ringjallet ‘i kujtim;
Zbatica pakufisë nxiton me t’katra.

Kënga e papritur më fut në fantazi,
Vargjet me profilesh magji n’blerim.
Këngës s’papritur-lind një yll agim,
Kridhem palombar mademit-poezi.

E enjte, 15 prill 2021, në
Dardaninë Ilire