Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden, djalin e Joseph Biden Jr.

0
781
Biden me të birin Hunter

Klajd Kapinova

Pyetjes: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ndonjë ilaç depresiv, stimulues, narkotik ose ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?” Hunter Biden i është përgjigjur negativisht me JO!!! (Revista amerikane “Politico”)

“Presidentja Harris…” – Joseph Biden Jr.

Për Joseph Biden Jr. tashmë të gjthë e dijnë se ai nuk është i sigurtë se është caktuar me katapultë si Presidenti i 46-të i SHBA-së, sepse ai u bë i tillë me vota të vjedhura dhe të manipuluara në mënyrë flagrante nga ndërhyrja e jashtme e 70 shteteve të huaja, në sistemin e kompiuterave të 50 shteteve në zgjedhjet presidenciale këtu, me ndihmen e mediave dhe Big Tech.

Në një paraqitje të rrallë publike para monitorit me tekst të gatshëm, ku ai lexon rregullisht pyetje dhe përgjigjet e “mediave” Biden e citoi ish senatoren dhe ish Prokuroren e Përgjithshme të Kalifornisë sot zv/Presidente në Shtëpinë e Bardhë Kamala Harris si Presidente reale të SHBA-së.

Shumë media e lidhin këtë fakt me arsyen reale, sepse Biden po kalon momente të vështira shëndetsore, si: humbje të kujtesës, lajthitje, gafa, depresion të thellë për shkak të skandaleve në të cilat ai ka qenë i përfshirë para se të bëhet “President” i vendit, të cilat deri tani janë fshehur me mjeshtëri dhe brutalisht nga Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, agjencitë e zbulimit dhe të hetimit të krimeve amerikane… Këtu po përdoren dy standarte të drejtsisë dhe hetimit.

Vitin e kaluar (2020), një Komision i Senatit të SHBA-së, ka hartuar një Raport të hollësishëm voluminoz, të mbështetur mbi fakte dhe prova me dokumente autotentike, mbi skandalet e Hunter Biden, gjatë kohës që babai i tij zv/Presidenti Joe Biden ishte në detyrë, duke shkelur ligjet, të cilat përbëjnë hapur konflikte interesi, të cilat janë të denueshme me ligjet e Kushtetutës dhe drejtësisë amerikane.

Ai ka abuzuar me detyrën, duke udhëtuar familjarisht me avionin zyrtar presidencial Air Force Two sëbashku me djalin e tij Hunter Biden drejt Kinës etj., për të ndihmuar djalin në bisnese prej biliona dollarësh…

Kamala Harris, ka shumë shanse që brenda një kohe të shkurtër mund të behet presidente e 47-të e SHBA-së. Kjo nuk është teori konspirative, por realitet i ditëve tona. Media nuk përjashton mundsinë e parashikimit se Biden nga vetë “demokratët” e tij socialist, mund ta shkarkojnë nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, përmes amendamentit 25 të Kushtetutës, për paaftësi fizike për të bërë detyrën si President i SHBA-së.

Media e majtë globaliste, gjatë viteve 2012 deri në vitin 2016 papushim dhe me intensitet të lartë, ka njoftuar dhe shkruar me qindra dhe mijëra artikuj (rreth 600,000 pa përfshirë këtu mijëra programe televizive dhe dokumentare të mirëfillta investigative) mbi Skandalin e Madh të Hunter Biden, djalit të vogël të zv/ Presidentit të SHBA-së Joseph Biden Jr., i cili kishte lidhje bisnesi me një kompani të madhe ukrahinase të gazit natyror.

Joe Biden disa herë është pyetur nga media se a kishte dijeni ai për aktivitetin e kundraligjshëm të djalit të tij me kompaninë ukrahinase Burisma, dhe se ai gjithnjë e ka mohur, duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për këtë çështje.

Gjatë vitëve 2019-2020 media e pavarur zbuloi dhe publikoi me qindra arikuj dhe dëshmi të njërëzve, që ishin përfshi në këtë skandal, të cilët kanë pohuar se zv/Presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte dijeni të plotë mbi këtë skandal. Të gjithë këto burime, sot gjenden në rrjetet sociale, youtube, twitter dhe në qindra dhe mijëra website amerikane dhe ato ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2019 në një dyqan ku riparoheshin kompiuterat e klientëve të ndryshme, është gjetur edhe kompiuteri (laptop) personal i Hunter Bidenit, i cili ka brenda tij me qindra dhe mijëra e-mail, foto etj., të cilat këto ditë kanë filluar të publikohen në disa media të pavarura dhe ëebsite, duke nxjerrë zbuluar në këtë rast edhe ish zv/Presidentin Biden si genjeshtar, kur pohonte se ai nuk kishte dijeni për bisnesin e djalit të tij Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas “Burisma”.

Biden më parë dhe sot djali i tij Hunter, në një intervistë të ditëve të fundit në mediat amerikane, kanë arritur deri aty sa të mohojnë dhe thonë paturpsisht se e gjithë kjo është një lojë e organizuar sherbimit sekret rus…

Familja Biden dhe Burisma

Kompania gaznxjerrëse ukrahinase “Burisma”, ndodhet në shtetin e Ukrahinës e cila gjeografikisht shtrihet në pjesën Lindore të Europës. Kështu në pjesën Veriore Ukrahina kufizohet me Bjellorusinë (Rusët e Bardhë), në Lindje më Rusinë, në Jug me Detin e Zi, kurse në Perëndim me Poloninë, Sllovakinë dhe më në Jugperëndim me Hungarinë.

Sikurse dihet nga të gjithë ky ish shtet komunist ishte pjesë e ish Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.), është i pasur me resurse natyrore dhe më së shumti në planin ekonomik dallohet për rezervat e mëdha të gazit natyror, naftës dhe disa minerale të dobishme si elementë kryesorë të Tabeles së Mendelejevit…

Mbulimi i skandaleve të shekullit në SHBA

Mbasi Joe Biden fitoi garën si kandidat brenda partisë demokratike, për të përfaqsuar këtë forcë politikë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020, në mënyrë të pakuptimtë media e majtë dhe Big Tech filloi të pastroj nga qarkulli të gjithë artikuj e shkruar më pare nga vetë ata kundër Joe Biden-it si dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij dhe në mënyrë të veçantë kundër djalit të tij “bisnesmen” Hunter Biden.

Mediat e fuqishme amerikane, duke menduar se figura dhe karriera politike e Joe Biden është e mbyllur përgjithmonë, mbas daljes së tij në pension, dhe se ai nuk do të jetë më pjesë e politikës së vendit (mbas mbarimit të mandatit të dytë të si zv/President), filluan të shkruajnë lajme dhe botojnë reportazhe investigative negative, në faqet e gazetave The New York Times, Washington Post, revista TIME, Boston Globe, Daily News, Los Angelos Time etj.

Kjo temë ishte në faqet e para të gazetave dhe lajmeve televizive dhe rrjeteve sociale. Papritur dhe pakujtuar, atëherë kur të gjithë e kishin harruar Joe Biden-in e pensionuar, ai si duke luajtur dhe qeshur u shfaq para mediave, duke deklaruar se do të garoj për postin e Presidentit të SHBA-së, duke u rregjistruar si kandidat në garën parazgjedhore brenda partisë demokratike këtu.

Kompanitë e mëdha mediatike manipulative dhe gënjështare Big Tech si Google, Twitter dhe Facebook filluan aksionin për pastrimin e faqeve të tyre, duke larguar menjëherë nga fjalori apo kërkimi (Search) fjalët korrupsioni i familjes Biden, skandali Biden, Burisma dhe Biden, fshinë të gjithë historitë e arkivave të tyre kërkuese etj.

Por atyre u doli gjumi vonë, sikurse thonë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Media e shkruar, gazetat dhe revistat, tashmë kishin depërtuar në shtëpitë e qytetarëve amerikanë të cilët janë të abonuar.

Sikurse dihet deri tani asnjë abonent i shtypit të shkruar amerikan, nuk i ka grisur apo djegur kopjet origjinale të revistave dhe gazetave (ku janë qindra dhe mijëra artikuj të idhullit të tyre të rrejshëm Hunter dhe Joe Biden), por i ruajnë e i ribotojnë si fotokopje ndaj gjithë asaj përpjekje të turpshme që po bën sot media dhe big Tech për të fsherë korrupsionin e madh në SHBA, ku ato janë aktorë kryesorë të tyre.

Një muaj më parë revista “Time” (1923) bij e gazetës ultra liberale “The New York Times” (1851), botoi një artikull me titull: Në një farë mënyre, Trump kishte të drejtë” (In a way, Trump was right).

Kështu më 4 shkurt 2021 revista “TIME”, autorja dhe bashkëpunëtorja socialiste Molly Boll, shkroi artikullin: “Historia e hijeve sekrete të fushatës që shpëtoi zgjedhjet 2020”, e cila bëri bujë në media dhe TV show globaliste, socialiste, liberale, indipendente, konservative, etj., në të gjithë SHBA.

Esenca e shkrimit në fjalë, mund të përmblidhet shkurt, me disa rreshta sinjifikative, të shkruar nga vetë autorja e majtë Molly Boll, se: “Presidenti Donald J. Trump, kishte të drejtë. Kundër tij ishte ngritur një konspiracion nga një grup i mirë-financuar, me mjerëz të fuqishëm që ndryshuan ligjet, e përfaqsuar nga media drejtuese gjigande propagandistike, që sistematikisht kontrolloi informacionin. Brenda disa ditësh pas zgjedhjeve, ne ishim dëshmitarë të një përpjekje të orkestruar për të përcaktuar fituesin, edhe pse shumë shtete kryesore ende ishin duke numëruar votat…”

Shërbimi Sekret Amerikan fsheh gjurmët e armës së Hunter Biden

Revista tjetër globaliste e majtë amerikane “Politico”, në numërin e saj të radhës të datës 25 mars 2021, boton një shkrim hulumtues shumë interesant në faqet e saj, shkruar nga bashkautorët: Tara Palmeri & Ben Schreckinger me titull tërheqës po aq edhe bombastik: “Shërbimi Sekret Amerikan përfshihet në mbulimin (fshehjen) e armës së Hunter Biden-it”.

Me sa duket mediat e majta socialiste dhe Big Tech si përkrahëse kryesore e planeve të tyre, tashmë po përgatitën për hapin final për t’a larguar nga Shtëpia e Bradhë dhe skena politike limonin e shtrydhur Joe Biden, përmes hapjes së Kutisë së Pandorës, duke nxjerrë pak nga pak në shesh dhe media të vërtetën e historive të familjes së korruptuar Biden.

Ky është një skenar i parapërgatitur më parë para se Biden të bëhet “fitues” i garës pa garë presidenciale por si pasoj e manipulimeve të zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020.

Për më tepër disa ditë më parë, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë vetë Joe Biden deklaroi ose më saktë e quajti më gojën e tij zëvendësen e tij Kamala Harris si Presidente aktuale e SHBA-së, kur tha: ”Presidentja Kamala Harri!!!”

Një zhurmë e re mediatike po përdoret me sukes nga media për ta kritikuar familjen Biden. Në kohën dhe momentin e duhur u shfaq historia. Kështu incidenti i çuditshëm përfshinte një kosh plehrash, ku një njeri që kërkonte materiale të riciklueshme gjeti revolverin e Hunter Biden.

Më 23 tetor të vitit 2018, djali i Joe Biden, Hunter dhe Hallie u përfshinë në një incident të çuditshëm, në të cilin Hallie mori armën e Hunter dhe e hodhi atë në një kosh plehrash, prapa një dyqani ushqimesh. Ajo u rikthye sërisht më vonë, por që për fat të keq arma nuk ndodhej më aty…

Policia e shtetit Delaware filloi hetimet, e shqetësuar se koshi i plehrave ishte përballë një shkolle të mesme dhe se arma e zhdukur mund të përdoret në një skenë krimi, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe nga një kopje e tekstit të raportit të policisë (DPD) të siguruar nga gazetarët e revitës amerikane “Politico”.

Por një ngjarje interesante dhe shumë e habitshme ndodhi në atë kohë. Kështu agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan, iu afruan pronarit të dyqanit, ku Hunter Biden bleu armën dhe kërkuan të marrin dokumentet që përfshijnë shitjen, sipas dëshmisë së dy personave.

Pronari i dyqanit të armëve refuzoi t’i jepte dokumentet, duke dyshuar se oficerët e Shërbimit Sekret donin të fshihnin pronësinë e Hunter Biden-it për armën e zhdukur në rast se do të përfshihej në një krim, thanë dy personat. Pronari, Ron Palmieri, më vonë ia dorëzoi kasetat filmuese Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, e cila mbikëqyr ligjet federale të armëve.

Por më e habitshme mbetet fakti tjeter absurd, se Shërbimi Sekret thotë se nuk ka të dhëna për agjentët e tij, që po hetojnë incidentin dhe Joe Biden, i cili nuk ishte nën mbrojtje në atë kohë, tha përmes një zëdhënësi se nuk ka njohuri për ndonjë përfshirje të Shërbimit Sekret.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me heshtjen prej varrit të laptopit personal të Hunter Biden, që prej 2 vitesh. Ai sot ndodhet në zyrat e FBI dhe deri më tani askush nuk po flet. Pra, taksapaguesve apo popullit amerikan i fshihet me paramendim e verteta nga zyrtarët e shërbimit sekret amerikan, të cilët paguhen nga taksat tona për të bërë detyrën me ndershmëri dhe jo nepotizëm, dy standarte dhe hile.

Nga ana e tjetër, tashmë të gjithë taksapaguesit amerikanë sot e dijnë se e njëjta heshtje varri është ndjekur në mënyrë sistematike edhe ndaj korrupsionit të Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas “Burisma”, heshtje e cila pritet të vijoi deri sa Joe Biden të mbaroi ose të largohet apo shkarkohet për paaftësi fizike nga përfundimi i mandatit te tij si kryetar shteti, përmes mrekullisë që vjen nga amendamenti 25…

(“Presidenti i zgjedhur Joe Biden përqafon djalin e tij Hunter Biden në skenë” E Shtunë, 7 Nëntor 2020, në Wilmington, Del. Nga Andrew Harnik /Fotot nga Associed Press)

Sikurse mësohet nga media e pavarur, disa ditë më vonë, arma e zjarrit me pronësi qytetarin Hunter Biden u rikthye nga një burrë i moshuar e i pastrehë po kërkonte nëpër plehrat e dyqanit ushqimor, për të mbledhur sende të riciklueshme (shishe plastike dhe qelqi), sikurse njoftohet nga njerëzit që janë të njohur me ngjarjen në fjalë.

Incidenti pa akuza dhe arrestime

 Por përfshirja e pretenduar e Shërbimit Sekret mbetet një mister. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha se në kohën e incidentit, agjentë individualë të Shërbimit Sekret në zyrat e agjencisë në Wilmington, Del., dhe Filadelfia mbajtën një dorë informale në ruajtjen e sigurisë së ish-nënkryetarit Joe Biden.

Personi përmendi një shembull në vitin 2019, kur zyra e Shërbimit Sekret Wilmington thirri Policinë e Shtetit të Delaware, për të rregulluar sigurinë, për një paraqitje publike nga Joe Biden.

Me gjithë insistimin e herë pas hershme të gazetarëve investigativ të ngjarjes në fjalë, mësohet se Shërbimi Sekret i këtij shteti, nuk pranoi të përgjigjej në një pyetje kurioze, nëse kishte një përfshirje joformale në sigurinë e kandidatit demokrat për president Joe Biden gjatë kësaj periudhe.

I pyetur nëse Shërbimi Sekret kërkoi siguri të policisë së shtetit për burrin e moshuar dhe të pensionuar Joe Biden, gjatë periudhës kur ai nuk ishte nën mbrojtjen e agjencisë, një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Delaware tha: “Unë kam arritur tek rreshteri ynë i cili mbikëqyr Njësinë Ekzekutive të Mbrojtjes me Policinë e Shtetit të Delaware. Ai nuk është në dijeni të ndonjë kërkese apo shërbimi të tillë të ofruar“.

Çdo përfshirje nga Shërbimi Sekret në emër të familjes Biden ose me iniciativë të saj do të ishte ndërhyrje e papërshtatshme në një incident, që tashmë ishte duke u hetuar nga Policia e Shtetit të Delaware me përfshirjen e FBI, sikurse mësohet sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.

Revista liberale globaliste “Politico” arriti të siguroi kopjet e Regjistrit të Transaksionit të Armëve të Zjarrit dhe një faturë për armën e datës 12 tetor të vitit 2018.

Asokohe shtetasi bisnesmen Hunter Biden, iu përgjigj negativisht me JO, një pyetjeje në regjistrin e transaksionit, që tekstualisht kërkon të përgjigjesh me korrektësi dhe saktësi: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ndonjë ilaç depresiv, stimulues, narkotik ose ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?”

Ne fakt Hunter këtu ka gënjyer ose më saktë ka dhënë dëshmi të rremë, sepse sikurse dihet nga të gjithë amerikanët ai është përdorues i drogës, gjë e cila vërtetohet nga shumë foto që po qarkullojnë sot në shumë kanale televizive, rrjetet sociale, youtube, gazeta, revista etj.

Pesë vjet më parë, djali i Joe Biden, shtetasi Hunter Biden ishte shkarkuar nga detyra si Rezervist i Marinës Amerikane, pasi ishte testuar pozitivisht për kokainë dhe ai dhe anëtarët e familjes kanë folur për historinë e tij të përdorimit të drogës.

Shtrirja në formë është një krim i rëndë, megjithëse ndjekjet penale për të janë jashtëzakonisht të rralla për arsye të babait të tij Joe Biden ish senatorit veteran dhe dy herë si ish zv/President i SHBA-së gjatë vitëve 2008-2016 dhe tani 2021 si kryetar shteti i venfdosur në detyrë me votat e manipuluara.

Hunter në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau

As Hallie Biden dhe as George Mesires, një avokat i Hunter Biden, nuk iu përgjigjën kërkesave për komente, duke fshehur kështu gjurmët e së vërtetës.

Incidenti në ruajtjen e armëve ndodhi gjatë një periudhe pas shkarkimit administrativ të Hunter Biden nga Rezervat Detare për testin e tij pozitiv të kokainës dhe divorcin e tij pasues nga gruaja e tij e parë, Kathleen. Në kohën e incidentit me armë, Hunter Biden ishte në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau.

Incidenti filloi kur Hallie kërkoi makinën e Hunter Biden, i cili ishte parkuar në shtëpinë e saj në Wilmington, për shkak të “dyshimeve të paspecifikuara që kishte“, sipas raportit të Policisë së Shtetit të Delaware. Brenda makinës, ajo gjeti një revole.

Hallie e çoi armën në Janssen’s Market, një dyqan ushqimesh dyqanesh ushqimore të nivelit të lartë aty afër, ku Bidens janë klientë të rregullt për një kohë të gjatë. Atje, ajo hodhi armën, mbështjellë me një qese të zezë ushqimesh, në një kosh plehrash jashtë dyqanit.

Më vonë atë ditë, Hallie informoi Hunter për atë që kishte bërë dhe ai e udhëzoi atë të merrte armën, sipas raportit të policisë. Kur Hallie u kthye në dyqan ushqimesh, ajo zbuloi se arma mungonte në koshin e plehrave dhe raportoi çështjen në dyqan. Sipas raportit, policia mori thirrje nga menaxherja e përgjithshme e dyqanit, Paula Janssen dhe nga një person tjetër.

Arma e zhdukur shkaktoi shqetësim të shtuar, sipas raportit të policisë, sepse dyqani ushqimor ndodhet përtej rrugës nga Shkolla e Mesme Alexis I. du Pont.

Duke arritur në vendngjarje, Policia e Shtetit të Delaware morri pamjet e kamerave të sigurisë nga dyqani dhe intervistoi Janssen, menaxherin e dyqanit. “Ne u pajtuam me policinë dhe u dhamë atyre çfarëdo pamje sigurie që mundëm“, tha Janssen për revistën Politico.

Byroja Federale e Hetimit gjithashtu iu përgjigj vendit të ngjarjes, sipas njerëzve të njohur me situatën. Në atë kohë, FBI po monitoronte Hunter Biden si pjesë e një hetimi që po vazhdon dhe që aktualisht përqendrohet në taksat e tij. FBI nuk pranoi të komentonte.

Përveç marrjes në pyetje të Hallie, policia thirri Hunter në vendngjarje, ku ai u mor në pyetje jashtë zonës së bankës së ngarkuar të dyqanit dhe shpjegoi se ai e përdori armën për stërvitje, sikurse thuhet sipas raportit të policisë së shtetit.

Në një moment, dy nga punonjësit e Janssen, të përshkruar nga raporti i policisë si burra meksikanë, kaluan pranë zonës së bankës së të akuzuarve dhe Hunter i tha një oficeri policie që dyqani kishte disa njerëz të dyshimtë që punonin për të. I pyetur nëse po u referohej atyre dy punonjësve, Hunter u përgjigj, “Po, shumë i paligjshëm“, sipas raportit.

Kur një oficer policie pyeti Hunter Biden, nëse arma ishte përdorur në një krim, oficeri njoftoi se Hunter “u acarua shumë me mua dhe më pyeti nëse isha duke u përpjekur ta bëja atë të çmendur“, sipas raportit.

Kur oficeri e pyeti Hunterin nëse ai kishte qenë duke blerë drogë apo duke pirë, ai u përgjigj, “Dëgjo, nuk është kështu. Unë mendoj se ajo beson se unë do të vrisja veten,” sipas raportit.

Një oficer e pyeti Hunterin nëse ai e kishte thirrur babanë e tij për incidentin para se të mbërrinte. Hunter u përgjigj: “Unë kurrë nuk e kam thirrur babanë tim për asgjë“, sipas raportit të policisë.

Pasi u mor në pyetje, Hunter e mori çështjen për armën, e cila përfshinte numrin e serisë të armës nga shtëpia e Hallie e u kthye në dyqan ushqimesh për t’a dorëzuar atë në polici, sipas raportit.

Ndërsa policia mori në pyetje Hunter dhe Hallie, dy agjentë të Shërbimit Sekret mbërritën në dyqanin ku Hunter kishte blerë armën, Star Quest Shooters & Survival Supply në Wilmington, sipas dy personave të njohur me incidentin.

Agjentët i treguan shënjat dhe kartat e tyre të identifikimit Palmierit, i cili ishte pronari i dyqanit dhe kërkuan të marrin në zotërim Regjistrin e Transaksionit të Armëve të Zjarrit, që Hunter kishte mbushur për të blerë armën në fillim të këtij muaji.

Sikurse dihet asokohe Palmieri kishte refuzuar të dorëzonte sekretin e regjistrimit të transaksionit të armës dhe kështu agjentët e Shërbimit Sekret u larguan pa regjistrime.

Më vonë atë ditë, ATF arriti në dyqan për të inspektuar të dhënat dhe Palmieri nuk pranoi të komentonte mbi episodin.

Incidenti ka marrë vëmendje të pakët, përveç një raporti në uebfaqen konservatore The Blaze, që u përqëndrua në vendimin e habitshëm dhe me dy standarte policisë së shtetit, për të mos ngritur akuza as ndaj Hunter as ndaj të dashurës së tij Hallie, që është ish gruaja e vëllait të tij të vdekur…

Biden dhe anëtarët e familjes së tij kishin qenë nën mbrojtje nga Shërbimi Sekret gjatë tetë viteve të tij si nënkryetar nga viti 2009 deri në vitin 2017.