Presidenti Ilir Meta ka krahasuar veten me heroin e Luftës së Kosovës, Adem Jashari.
I ftuar në emisionin “One”, Meta u shpreh se para Shqipërisë nuk pyet as për familjen e fëmijët e tij.
‘Po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë’, tha Meta, ‘edhe fëmijët e mi le të shuhen si të Adem Jasharit’.
“Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës.
Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.
Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë,“ – tha Meta.