NGA KALOSH ҪELIKU
Hoxhë Qazimi i Bukureshtit, pas disa viteve në kurbet, kthehet në vendlindje (Kërçovë). Asaj kohe, përderisa kishte qëndruar në Rumani, ai ishte miqësuar edhe me poetin e madh shqiptar Asdrenin. Autorin e Himnit Kombëtar për Flamurin Shqiptar. Poetin, i cili edhe asaj kohe e kishte vizituar Kërçovën.
Pas kthimit nga Rumania, Hoxhë Qazimi shërbeu si hoxhë në fshatin Livadhi të Strugës. Dhe, Malësinë e Kërçovës me kësulën e bardhë në kokë të Bajram Currit, në vend të Ҫallmës tutke. Kësulë, që deri në fund të jetës, nuk e hoqi nga koka ta zëvendësojë me çallmë turku.
Një ditë, përderisa ai shërbente si hoxhë në një fshat malor të Kërçovës, ktheu edhe në fshatin Cërvicë, në Konakun tonë Ҫelike, si mik shtëpie. Asaj kohe, unë isha student në Universitetin e Prishtinës, po rastësisht u ndodha në shtëpi, Katund.
Nusja e vëllait, sipas traditës kërçovare e pyeti mikun: Hoxho, a do ta pish një kafe? Jo, u përgjgiigjë Hoxha. Kafen, pas buke. Vëllai, nuk priti, po ndërhyri: Budallaqe, Hoxha vjen nga një fshat i largët malor i Kërçovës. Nuk ka nevojë për kafe, por për bukë. Ҫohu, dhe shtroja sofrën këçovare me bukë Hoxhës!
Pasi u shtrua sofra për bukë, Nusja e Vëllait Madh hyri në bisedë me mikun: Hoxho, lopa ka shterë, nuk ka tambël. Mirë, do të ishte t’i bësh një hajmali. Hoxha iu përgjigjë: Nuse, jepi lopës një thes me krunde, nuk ka nevojë për hajmali. Atëherë, do të shohësh sesi, lopa do ta mbushë kusinë me tambël.
Asaj kohe, Unë isha në lidhje edhe me mbesën e tij, dhe pata mjaftë probleme për martesë. Shkaku, se: Unë isha ndarë nga gruaja e parë me të cilën pata edhe një djalë, që e mora me vete në Katund. Përmëtepër, Unë isha edhe me flokë të gjata, mjekër dhe gunë të zezë deri ë fund të këmbëve: Prishtinë e Kërçovë. Mbesa e Hoxhës, dhe Unë u pajtuam: që, mos dërgojmë njerëz të tjerë si shkues, po vetëm Babain tim dhe Vëllain e Madh.
Ashtu, edhe ndodhi. E dërgova Babain dhe Vëllain e Madh si shkues te familja e Hoxhës. Babai, gjatë pajtimit, u kishte thënë miqëve: Unë e kam një arë fillim e fund mes dy rrugëve të Katundit. Nuk e qetë as plumbi i pushkës. Edhe, aajo arë për çdo vjet e mbjellur me gërtok (misër), kashta e së cilës i bënë nga dy kallinj misëri. E, ato kallinj, sikur të jenë cuca, unë një nuk ia jap Kaloshit. Ti, si të kesh “haram” cucë, jepja për grua.
Babai i cucës (mësuesi im i artiti figurativ) në shkollën fillore, nga kjo përgjigje e papritur kishte dalë jashtë t’ia rrëfejë së bijës ngjarjejn. Ajo, ishte përgjigjur shkurt, se unë e kam vendosur, dhe atë do ta marr për burrë. Mirë, i kishte thënë babai (mësuesi im), ti do të jetosh me të, dhe jo unë si mësues.
Nuk ka problem, ishte përgjigjur e bija. Vetë, do ta marr përsipër “gabimin jetësor”. Nuk do t’ia hudhë askujt mbi shpinë. Ndërhynë, Hoxhë Qazimi: Edhe, Muhamedi a. s. ka pasur mjekër dhe ka pi shirrë, me Grave Besnike?!
Dhe, u martova me mbesën e Hoxhës Bukureshtit. I kalum vitet me borë, gjatë të cilëve Ajo edhe lindi dy djem, sot burra. Unë si dhëndërr, hyja dhe dilja në familjen e Hoxhës. Një natë, përderisa unë dhe nipi i tij Agimi (vëllai i gruas) e kishim shtruar tavolinën me verë të kuqe dhe çonim dolli për Vitin e Ri, paprtitmas hyri në dhomë edhe Hoxhë Qazimi me kësulën e bardhë të Bajram Currit. E rrëmbeu gotën e verës duke thënë: Ju qerratatë, pini borovnicë pa mua, ë?!
Dhe, e çoi gotën e verës me fund. Dikur, pasi na shikoi neve, sesi reaguam: Po, e mirë që paska qenë:, kjo borovnicë! Dhe, e rrëmbeu shishen. E mbushi plot me grykë gotën.
Natë e Madhe, kur Hoxha i Bukureshtit na e piu gjithë shishen e verës…