Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese gjatë bombardimit të Jugosllavisë

0
198
Forcat e NATO-s, 12 qershor 1999, Kosovë

Skënder Jashari - UÇK Skender Jashari *

Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga kthetrat orientale, të kamufluara me ideologji të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme historike.

Palët ndërluftuese në Luftën e Kosovës, ishin tejet të dallueshme mes vete për nga fuqia ushtarake. Fillimisht populli i Kosovës dhe Shqipëtarët në ish-Jugosllavi, të paorganizuar apo me organizime tejet fraksionale, krahinore, grupore, pastaj me mungesë të theksuar paisjesh ushtarake dhe armatimi por edhe me mungesë profesionale dhe trajnimesh ushtarake. Pala armike-Serbia, kishte epërsi në krahasim me ne Shqipëtarët, duke përfshirë trashëgëminë në armë nga ish-Jugosllavia, forca të rregullta dhe pastaj edhe duke përdorë forca kriminale dhe terroriste paramilitare, përvoja dhe trajnime ushtarake, kurse në krahasim me NATO-n, ishte me armatim së paku 40 vjet të vjetër.

NATO-ja

Forcat që përdori NATO, gjatë Operacionit Forcat Aleate, gjasonin me operacionin për mposhtjen e sistemit nazist në Luftën e II Botërore, ashtu siç SHBA ishte promotori dhe thyesi kryesor i fuqive agresore, si në Luftën e I e sdiomos në Luftën e II Botërore. Edhe në këtë rast pa iniciativën e SHBA-së, s’do besohej që do reagonte as NATO-ja.

Edhe kampanja e NATO-s mbi Kosovën, nuk ishte konflikt tradicional ushtarak, nuk kishte ndeshje masive e forcave ushtarake tokësore. Forcat e Millosheviqit, nuk ishin të afta të sfidonin drejtëpërdrejt superioritetin e kapaciteteve ushtarake ajrore të Aleatëve, prandaj forcat e tij në terren ishin të detyruara të fsheheshin gjatë gjithë kampanjës së bombardimeve, të qëndronin nëpër  shpella, tunele dhe nën maskimin e maleve, fshatrave ose të motit.[1]

Plani parashihte më shumë se 200 avion ushtarak të SHBA-së dhe 200 shtesë të aleatëve të NATO-s, të përgatiteshin për të bombarduar caqet ushtarake të Jugosllavisë përfshirë edhe 40.000 pjestarë të personelit ushtarak dhe policor në dhe për rreth Kosovës.[2] Zyrtarisht kampanja ajrore e NATO-s, e njohur si Operacioni Forcat Aleate, që zgjati nga 24 marsi deri më 20 qershor pra 89 ditë, derisa fushata bombarduese ajrore që zgjati 78 ditë. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.[3]

Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,[4] disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në këtë operacion.[5] NATO, kishte në përdorim edhe më shumë se 30 anije dhe nëndetëse,[6] pastaj përdori më shumë sesa 50 satelit të SHBA-së dhe Europian, kryesisht për inteligjencën e NATO-s, për kordinatat dhe sulmet.[7]

Aleatët bënë  38.004 fluturime, 10.484 ishin misione sulmuese.[8] Aleatët parashihnin mundësinë e humbjeve potenciale nga SMIAS( Sistemi i Mbrojtjes së Interguar Antiajrore Serbe) e Jugosllavisë, të rreth 10 avionëve luftarak gjatë fazës fillestare.[9] Në total u angazhuan 22.200 pjesëtarë të Forcave Ajrore, Ushtrisë, Marinës dhe forcës Navy, e që jo të gjithë morën pjesë drejtëpërdrejtë në konflikt.[10]

Më 1 qershor raportohej se NATO, kishte në përdorim 59 baza ajrore në 12 vende për Operacionin Forcat Aleate, ku në këto baza kishin 941 avion me krah fiks, 279 helikopter dhe 1.220 fluturake panjeri. Po ashtu sipas burimeve të tilla, thuhej që Sistemi raketor tokë-ajër(SRTA) i Serbisë, ishte afër fundit, pasi kishin shkrepur raketa kot kundër avionëve të NATO-s, e sidomos ishin devijuar nga raketat e shpejtësisë së lartë anti-radar AN/AGM-88 të SHBA-së që ishin shkrepur nga avionët ushtarak amerikan F-16CJ.[11]

NATO, pësoi humbje në 2 ushtar të vdekur në aksident me helikopter në Shqipëri,[12] 3 ushtar amerikan të kapur rob nga forcat serbe në kufirin me Maqedoni-Preshevë, 2 avion të rrëzuar dhe 3 të dëmtuar,[13] 2 helikopter të aksidentuar AH-64 Apaches dhe një AV-8B Harrier i aksidentuar.[14] Në disa burime jepen shifra prej 15 deri 25 kurse maksimalisht që është dhënë është rreth 47 fluturake pa pilot ishin rrëzuar, prej tyre 17 të SHBA-së, 7 të Gjermanisë, 5 të Francës dhe 14 të Britanisë së Madhe si dhe 4 nuk ishin specifikuar.[15]

Forcat Ushtarake të Republikës së Shqipërisë

Forcat ushtarake të shtetit Shqipëtar, që janë përdorur në luftime kundër forcave jugosllave, sidomos në kufirin shqiptaro-shqiptar, në thyerjen e tij, në mbështetjen me zjarr dhe me logjistikë të UÇK-së, tashmë e kanë konfirmuar edhe burime të ndryshme.[16] Betejat e zhvilluara në Morinë, Qafë Prush, ishin sulmuar nga forcat jugosllave, por në kundërsulm të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë i theu.

UÇK-ja

UÇK, sipas burimeve të ndryshme kishte nga 12.000 deri në 20.000 pjestarë,[17] derisa  pati rreth 1.500[18] deri në 2.131 të rënë.[19]

Pikë kthese në luftën e Kosovës, ndodhi në 26 maj 1999, kur UÇK mori kundërsulm kundër trupave jugosllave, pasi ishte zgjeruar dhe shpejt ishte trajnuar dhe ishte pajisur deri me 30.000 armë automatike, përfshirë edhe mitraloz të rëndë, snajper, granatahedhës dhe armë antitank, e që nga samiti i NATO-s, më 23-25 prill, kishte fillu intensivisht bombardimi i Jugosllavisë.[20]

Operacioni Shigjeta i filluar nga Brigadat 137 dhe 138 të UÇK-së me rreth 4000 pjestarë dhe me mbështetjen e artilerisë së ushtrisë së Shqipërisë, që kishin qëllim thyerjen e kufirit nga dy pika jug-perëndimore të kufirit shqiptaro-shqiptar, që të merrnin kontrollin mbi rrugët kryesore për Prizren dhe Pejë dhe të siguronin furnizim të sigurtë për UÇK-në në brendi të Kosovës.[21] Operacioni Shigjeta paraqiste sulmin e parë të madh të UÇK-së në më shumë se një vit, e që kishte qëllimin të demonstronte edhe Millosheviqit dhe NATO-s, që ajo ishte palë ndërluftuese kredibile në Kosovë.

Ky sulm së pari u ndal nga artileria dhe këmbësoria e ushtrisë jugosllave me kundërsulm, gjë që tregonte se edhe pas 70 ditë bombardimi  nga NATO-ja, ishte në gjendje të luftonte. Pas tre dite të sulmit, luftëtarët e UÇK-së u gjendën në defanzivë dhe me rreth 250 pjestarë të UÇK-së afër malit të Pashtrikut të rrethuar nga 700 trupa ushtarake jugosllave.[22] Administrata e presidentit të SHBA-së, e kishte mohuar ndihmën e drejtëpërdrejtë ndaj UÇK-së, por zyrtarët amerikan e kishin pranuar që NATO-ja ishte përgjigjur kërkesës “urgjente” të UÇK-së, për mbështetje ajrore, për ta thyer kundërsulmin e forcave jugosllave ndaj trupave të UÇK-së në malin Pashtrik. Mbështetja ajrore e NATO-s, ndihmoi që UÇK, të merrte fshatrat Buçan dhe Lumbardh.[23]

Jugosllavia

Jugosllavia kishte 85.000 ushtar, përfshirë edhe 40.000 që i kishte në dhe për rreth Kosovës,[24] e që sipas vlerësimeve të NATO-s, në fillim forcat armike( serbe dhe jugosllave), kishin 114.000 forca aktive,[25] si dhe rreth 20.000 polic. Gjithashtu Jugosllavinë e ndihmuan edhe vullnetarët rus.[26]

Forcat Jugosllave kishin 1270 tanke, 825 blinda transportuese të forcave dhe 1400 armë artilerike,[27] ku përfshiheshin edhe rreth 100 sisteme raketore tokë-ajër( SAM) përfshirë me raketat SA-2, SA-3, SA-6, SA-7, SA-13, SA-14 dhe SA-16; rreth 1850 armë artilerike të mbrojtjes ajërore, 250 avion, 48 helikopter sulmues.[28] Jugosllavia kishte rreth 60 MiG-21 dhe rreth 15 MiG-29, që kishin edhe raketa ajër-ajër.[29] Tanket ishin të tipeve T-72, T-74 dhe M-84.[30] Sistemin e raketave antiajrore SAM, prodhim Sovjetik, Jugosllavia e posedoi: 3 batalione SA-2, 16 batalione SA-3 dhe 5 regjimente me nga 5 bateri secila SA-6, pra në total 25 SA-6 dhe 100 makina të montuara në to SA-9 dhe disa SA-13 dhe një bollëk të raketave antiajrore të krahut, diku 1850 armë artilerike antiajrore.[31]

Gjatë bombardimeve të NATO-s, kundër Jugosllavisë, në më pak se 10 % e sulmeve drejtoheshin kundër caqeve të mbrojtjes antiajrore serbe, e që NATO, humbi më pak se 0.1% të avionëve.[32] Kurse sipas vlerësimeve të NATO-s, me rastin e fillimit të Operacionit Forcat Aleate, forcat armike në dhe për rreth Kosovës, ishin 40.000 trupa dhe 126 tanke(ishin  me rreth 96 tanke dhe rreth 30 tanke në garnizone)[33] dhe rreth 10.000 trupa dhe disa dhjetëra tanke në kufirin me Maqedoninë.[34] Por që ky numër është shtuar pastaj gjatë përshkallëzimit të Operacionit Forcat Aleate, duke arritur në 350 tanke, 450 blinda për transportim të forcave dhe 750 armë artilerike.[35]

Tabela 1. Fuqia ushtarake e Serbisë, fuqia ushtarake e Serbisë e vendosur në Kosovë, dëmet e rishikuara që bombardimi i NATO-s, ia shkaktoi forcave serbe dhe përqindja e tyre në Kosovë dhe në total.[36]

Nga UÇK, sipas burimeve të ndryshme jepen shifra për më shumë se 300 ushtar jugosllav të vrarë,[37] kurse nga NATO, vlerësohet që janë vrarë sipas burimeve serbe rreth 1.008[38] deri sipas vlersimit të rishikuar të NATO-s, 1200 ushtar jugosllav,[39] derisa shifrat e para të dhëna nga NATO, flitej për 5000 të vrarë dhe 10.000 të plagosur zyrtar serb.[40] Kurse nga rishikimi i vlerësimit të NATO-s,  të dëmeve që i janë shkaktuar Jugosllavisë, janë shkatërruar 93 tanke serbe ose 26.6% e tankeve serbe që ishin në Kosovë( ose prej totalit 7.3%), pastaj 153 blinda ose 34.0% e blindave serbe që ishin në Kosovë( ose prej totalit 18.5%) si dhe 389 armë artilerike ose 51.9% e armëve të artilerike serbe që ishin në Kosovë( ose prej totalit 27.8%).[41]

Më: 12.04.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] U.S. Policy and NATO Military Operations in Kosovo: Hearings Before the Committee on Armed United States  one hundred sixth Congress, First Session, February 25; Aprill 15; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999; By United States. Congress. Senate. Committee on Armed Services, United States, faqe 330.
[2] Plotting a True Course, Reflections on USAF Strategic Attack Theory and Doctrine : the Post-World War II Experience, 2003, faqe 213; Night Hunters, A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, 2012, faqe 386.
[3] https://www.globalsecurity.org/military/ops/allied_force_orbat_trends.htm.
[4] Night Hunters, A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, 2012, faqe 406.
[5] https://www.globalsecurity.org/military/ops/kosovo_orbat.htm.
[6]http://www.defense.gov/specials/kosovo/.
[7] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 89.
[8] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 32.
[9] Po aty faqe 9; Plotting a True Course, Reflections on USAF Strategic Attack Theory and Doctrine : the Post-World War II Experience, 2003, faqe 214; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 19.
[10] Plotting a True Course, Reflections on USAF Strategic Attack Theory and Doctrine : the Post-World War II Experience, 2003,faqe 228.
[11] Po aty faqe 28.
[12] http://news.bbc.co.uk/2/hi/335709.stm.
[13] https://www.f-16.net/f-16-news-article2167.html; https://web.archive.org/web/20120119090754/http://www.ejection-history.org.uk/Aircraft_by_Type/A-10_Thunderbolt_II.htm.
[14] http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/333596.stm.
[15] https://www.radardaily.com/reports/Unmanned_Aerial_Vehicles_Increase_In_Numbers_999.html.
[16] NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001,faqe 53; https://www.washingtonpost.com/wp-srv/inatl/longterm/balkans/stories/military060299.htm.
[17] https://www.globalsecurity.org/military/world/para/kla.htm.
[18] Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo, By Daalder & O’Hanlon, Ivo H., Michel E. Brookings Institution Press, 2000, faqe 151.
[19] http://www.kosovomemorybook.org/wp-content/uploads/2015/02/Expert_Evaluation_of_Kosovo_Memory_Book_Database_Prishtina_04_02_2015.pdf .
[20] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 53.
[21] NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, By Benjamin S. Lambeth, 2001,faqe 53; https://www.washingtonpost.com/wp-srv/inatl/longterm/balkans/stories/military060299.htm.
[22] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 53.
[23] Po aty, faqe 54.
[24] http://www.defense.gov/specials/kosovo/ .
[25] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.
[26] http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/348340.stm .
[27] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 167.
[28] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.
[29] https://www.washingtonpost.com/wp-srv/inatl/longterm/balkans/stories/military032599.htm.
[30] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
[31] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 17.
[32]https://www.jstor.org/stable/pdf/resrep13830.13.pdf?refreqid=excelsior%3A9ee1f1d11ecf5888d494a5590f564149, faqe 78.
[33] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
[34] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
[35] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 167.
[36] Po aty, faqe 167.
[37] https://www.independent.co.uk/news/serb-army-unscathed-by-nato-kla-killed-more-serbs-than-nato-nato-did-1101448.html.
[38] https://mondo.rs/Info/Srbija/a278816/NATO-nam-ubio-1.008-vojnika-i-policajaca.html; https://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/1264384/stradalo-1008-vojnika-i-policajaca.html .
[39] Taking Off: A Century of Manned Flight, By Coopersmith, Jonathan; Launius, Roger D. American Institute of Aeronautics and Astronautics, 2003, faqe 54.
[40] The Oxford Companion to American Military History, By Chambers II, John Whiteclay Oxford University Press, 1999, faqe 375; The Balkans: A Post-Communist History, By Bideleux, Robert; Jeffries, Ian, Routledge, 2006, faqe 558.
[41] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 167.