MIRËSEKEARDHË DEMOKRACI ME FAQE TË BARDHË REFORMA NË DREJTËSI

0
200
Sali Leka

Poezi nga libri “JEHONA E AROMA E DËSHIRAVE TONA”

SALI LEKA

Demokracia ka ardhur, ka filluar e shkëlqyer.
Me Edi Ramen antimizoristi i betuar.
Edi Rama antikomunisti i merituar, i pëlqyer.
Edi Rama antikusarist i pafrikësuar.
Edi Rama antikorruptivist i përkushtuar.
Lum ata që e përshëndesin e falenderojnë.
Lum ata që e besojn e votojn e admirojn.
25 Prill 2021 dita e votimeve në 61 bashki.
Në Shqipërinë e modernizuar nga Jugu në Veri.
Me zgjedhje të lira parlamentare të hapura publike.
Me demokraci të konsoliduar, e sanksionuar, e garantuar.
Nga qeveria socialiste moderniste e specializuar.
E kualifikuar e provuar me vepra të larta madhështore.
Me reforma të mëdha të dobishme shembullore.
Reforma kryesore e zgjeruar me lavdi shembullore.
Është e do të jetë reforma ligjore e Vetingut.
Në organet juridike e orar të zgjatur juristët e vlerësimit.
Të angazhuar në komisionin e kualifikimit.
Publikuan e demaskuan sekserizmin e korrupsionit.
Përjashtuan gjygjtarët e prokurorët, uzurpatorët e tranzicionit.
I spostuan, i larguan nga strukturat e dikasteret qeveritare.
Me faqe të bardhë, reforma në drejtësi. Sa mirë e ke nis.
I damkose kusarët zgërdhecët e xhahilët e shkretimeve.
Gazhelët e rezilët e batërdive e abuzimeve.
Edhe katilët e kriminelët e masakrave mizore e zuzare.
Por akoma nuk kanë mbaruar, as janë bitis.
Shkaktarët, shtrëmbalarët e langarët e përsekucionit.
Që kanë livadhisur e janë puthitur në krafete kameleonit.
Këta gjygjtarë e prokurorë ishin e janë vetëkusarë e zuzarë.
Asnjë kusar e vandal nuk kan burgos as ndëshkuar.
Asnjë kriminel e gjakatar nuk kanë damkos në ballë.
Ligjet e proçeset as i kanë shikuar, as lexuar.
Por kan punuar shkel e shko e dale ku të dalë.
Kurse tani Vetingu ka shkëlqyer e triumfuar.
Kusarët, sekserët, kriminelët, mizorët janë acaruar.
Edi Ramën duan ta rrëzojnë sa më parë.
Me këto fjalë ulurasin nëpër studio televizive.
Kaotistët, gënjeshtarët e shtrembalarët e hordhive.
Spekullantët e mashtruesit e aferave korruptive.
Shkruajnë brockulla nëpër gazeta negative.
Sharlatanistët e maskarejt e abuzimeve regresive.
Botojnë fjalë të pista e procka naïve.
Zuzarët e keqbërësit Edi Ramën me e rrëzuar.
Edhe pa votime me doemos me e larguar.
Janë turrur nihilistët e anarshistët e llumzhuar.
Lëshojn e zbrazin sifatin, jargët e bidatin.
Kundër reformës në drejtësi e kanë urrejtjen e inatin.
Edhe poterexhijt, batakcijt e zullumqarët e skremuar.
Unë me shokët e mi bisedojm me sederlijt e vizionarët.
Dialogojmë me fisnikët, mendimtarët e vitalguximtarët.
Këndojmë e ngrejmë dolli për kreshnikët e besimtarët.
Krenohemi me të vërtetën e mahnitëshme.
Betohemi me të drejtën jetike të dobishme.
E drejta, e vërteta qëndron e do të qëndrojë.
Intelektualët e kulturuar e specialistët e kualifikuar.
Reformat jetsore i kanë projektuar e drejtuar.
Meritojnë me i shpërblyer, me i vlerësuar.
Fatkeqësisht në Tiranë shpërblehet barkdreqi.
Vlerësohet batakciu, sojziu, urithku, i keqi.
Kurse ata që kanë punuar e janë lodhur shumë.
Kanë sakrifikuar pa u ankuar e pa gjumë.
As janë vlerësuar, as shpërblyer, jo jo as shpërblyer.
Janë shpërblyer e mbushur rezilucku e zgërdheci.
Janë paguar tinzisht dembeli e gazheli e koteci.
I kanë fshehur mjeshtërisht si dhelpra në skurrik.
E si vjerdhulla e strukur në virrick.
Unë kam shumë fakte konkrete me i treguar.
Me poezi brilante stigmatike me i kënduar.
Tregimet e poezit e mia lirike metaforike.
I kanë fshehur, vjedhur e mbyll me dry.
Censuristët e zuzaristët e kalbëzuar.
Bashkë me kusarët e shtrembalarët e qelbëzuar.
Demokratët e vërtetë e socialistët modernist.
Kan dash e duan me i shikuar me sy.
Edhe me i lexuar me dëshirë vullnet e pasion.
Por janë penguar e pengohen me tmerr e persekucion.
Nga monstruozistët e narcizistët e infektuar.
Që as kan dash as duan demokraci, as drejtësi.
As kulturë, as dituri, as letërsi, me proz e poezi.
Por kan dash e duan katrahurë e batërdi.
Edhe mënxyrë, të llahtarshme me kaos e kërdi.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim ekskluziv special specifik me fragmente prozaike.

Militantët dhe aktivistët e PD-së e L.S.I-së në çdo fushatë elektorale mua dhe shokëve të mi socialistë të betuar dhe demokratë të vërtetë të admiruar na kanë afruar për të votuar PD e LSI dhe na kanë paguar me lekë, edhe euro, por neve nuk i kemi pranuar, as i pranojmë dhe as kemi me i pranuar edhe sikur të na japin 25 milion euro e dollarë.

Të betuar kemi votuar dhe do të votojmë partinë socialiste, pa kushte, dhe pa interesa meskiniste.
Militantët, aktivistët dhe analistët mediatikë, pedeistë e leseistë, na kanë urryer, na urrejnë e do t’na urrejnë, akoma më shumë, por unë me shokët e mi humanist teuratistë, as jemi dëshpëruar, as dëshpërohemi, as kemi me u dëshpëruar, nga egërsia e ligësia e zhgënjyer e përlyer llumzhiste pedeiste leseiste narciziste monstruoziste.

TIRANË, PRILL 2021