NESER MARTOHET ELONA

0
2117
Elona - martohet

Ndoc Selimi

(Jeta e saj i kalon kufijte e nje tregimi)

– Kush asht Elona? – Nuk e njeh? – Ajo ore, ajo vajza që punon në “Molo” si bariste. – Chi è Elona? – Ma la ragazza albanese, questa simpatica. Aha ! Lei si sposa? Asht një vajzë e mrekullueshme!.

Janë këto dialogje që dëgjova këto ditë duke parë në një vend afishesh të ekspozuar : “Neser martohet Elona me Davide, Auguri” dhe në mend çova atë ditë të largët, kaluar 11 vjetë kur e takova për herë të parë vajzën e vogël me emrin Elona Kurtashi dhe u ndjeva me të vertetë i emocionuar duke parë ketë tabelë, ani se kisha edhe ftesen e dasmes në xhep.

Ishte viti 2005 kur ne qendren “Nena e Femija”, ku une punoja ne zonen e Lombardise afer Milano, me thane se kishte ardhe nje nane shqiptare me nje femije. Shkova menjihere dhe te dera me priti shefja e struktures tone Elena, e cila me prezantoi nje vajze te vogel qe nuk me arrinte as deri te berrylat e mi. – E quajne Elona. Asht shqiptare nga Fushe-Kruja, 16 vjeçare e ka nje djale tre vjeç. E pashe tek qendroi para meje nje vajze e vogel dhe me lot ne sy me perqafoi dhe me shtergoi me te dy duart, qe i dridheshin nga emocioni kur mori vesh se edhe une isha shqiptar, si ajo. E degjova qe shqiptoi ne italisht vetem dy fjale “meno male, meno male“.

Askush ne bote nuk e di se çka do te ndodh pas nje viti, nje muaji, nje dite, ore apo sekondi e aq ma teper fatin e nje njeriu. Kete sigurisht as vajza e vogel shqiptare me origjine nga Kalaja e Dodes dhe shperngulur e ardhur me prindererit ne Fushe-Kruje, si gjithe zonat malore e te izoluara ne vitet 90′, nuk mund ta dinte. Kishte mbaruar vetem dy klase fillore, nderkohe qe i vdes nana dhe i ati qe martuar per se dyti.

Ditelindja ime e dymbedhjete ishte nje dite zije per mua” – me perseriste shpesh here ajo kete fraze ne ditet e netet e gjata ne strehen me emer komunità, kur une isha ne turn. Ne dymbedhjete vjetorin e saj kishin ardhe tezet, disa te njohur dhe vete familjaret. Dikush u kujtua e tha se “kjo vajze eshte bere per martese”. Aq u desht dhe njerezit e stervitur ne pune shkuesije u vune ne kerkim. U gjet edhe dhanderri. Ishte nje djal rom me origjine kosovare qe banonte ne Fllake te Durresit dhe se ishte emigrant ne Itali.

U drodha kur e pashe – me tregonte Lona me vone – ishte rreth 20 vjeç i veshur me nje kemishe te bardhe dhe mbante ne veshe nje pale kufje, por edhe kendonte nje kange tip italiane duke levizur neper shtepi. “Ky asht burri jot” – me thane. Kur me bene me dije se do te martohesha ne tetor po te atij viti, pra, pas tre muajsh, fillova te qaja. Shkova edhe te vorri i nanes dhe iu luta te me ndihmonte. Nuk di sa ndeja aty mbi rrasen e mermerte, por degjova nje dore qe me terhoqi mbrapa. Ishte motra ma e madhe qe edhe ajo fshinte lotet qe i ridhnin faqeve. Tre mujori i pergatitjes se dasmes time ishte ferr i vertete.

Ku mund te gjendej velo per mua, edhe me moshe te vogel, por edhe e shkurter me trup – vazhdonte ajo. Edhe sot dridhem kur me vine ne veshe melodite e kangeve te dasmes, sidomos ajo klarinete e mallkuar, qe veç vajtonte e vajtonte qe as emnin nuk dua t’ia degjoj dhe me duket se ishin ato kange, ato melodi qe po me percillnin ne boten e panjohur, ndoshta ne tjetren. Ate nate te premte u bana nuse me vel te bardhe dhe e shtuna ne darke do te na gjente ne Vlore ne nje hotel duke pritur skafin, qe do te na nxirrte matane detit. Shtate here u nisem neper det dhe na kthyen mbrapa, pasi rojet italiane ishin tmerruar me ne dhe kishin thene se do te gjuajme çdo skaf shqiptar, qe msyen brigjet tona. Ne 10 diteshin qe ndejtem ne hotel, nuk di ç’te them. U semura keq. Me vinte turp t’i drejtohesha personelit te hotelit, pasi me kishte prezantuar sikur jam e motra.”

“Se fundi erdhi edhe dita e nisjes. Nje skaf i ngarkuar dy fishin e njerzeve qe kishte kapacitetin dhe skafistet, te mesuar ne kete zanate, vendosen menjihere nje gjendje terrori nen gryken e kallashve. Ne mes pasagjerve ishte edhe nje çift i ri me nje femije dy tre muajash qe qante. Skafistet kercnuan disa here qe te qetesonin femijen, por ishte e pamundur. Atehere ndaluan diku ku nuk shihej asgje, veç qiell e det. Perseri i kercënuan prinderit te qetesonin femijen, por femija i torturuar nga rruga dhe ndoshta i semurë, e pa ngrene nuk mund te pushonte.”

Lona ngurroi tregimin dhe pashe se ne qerpike i rrodhen dy pika loti dhe duke nxjerre shamine me tha: “me fal“. Pas pak ndjeva se i doli nje ofshame dhe tha: “- njeri nga skafistet ia hoqi foshnjen prinderve nga duart dhe e hodhi ne det“. – O Zot! – thashe une. E pamundun!. “Po – tha ajo – e hodhen ne det dhe me duket akoma se po e degjoj ate ze foshnje mbi dallget e detit, ndersa ne po i thonim ne ikje e siper adio ne jeten tjeter ketij engjulli te pafajshem.” “Do u hedh edhe ju!” – iu kishte drejtuar skafisti prinderve te rinj, qe ishin bere si nje grusht pa patur mundesi as te qanin.

Keshtu ky intinerar vdekje me skafet e vdekjes udhetonin njerezit e pafat te Shqiperise se vdekur.

Sipas tregimit te Elones rreth ores 3 te mengjsit arriten ne ujrat afer brigjeve italiane ne rreth 2 km dhe i hodhen ne det me force. Dikush e kishte kape per kemishe dhe nxjerre ne breg vajzen minorene qe nuk dinte not, ndersa i shoqi tashma, Admiri, nuk dukej nga erresira dhe rremuja. Ashtu me rroba te lagura dhe ne fshehtesi kishin pritur derisa te dilte drite, e te fillonin levizjen njerezit dhe trenat.

Pas shume peripecish arritem ne “shtepine” e burrit ne Foggia” – tha ajo. Pashe se sa mbaroi kete fraze, Lona vuri te dy duart para goje dhe filloi te qesh me te madhe. Une e shikova i habitur. “Po qesh – tha ajo – se harrova e thashe “shtepi”, por ishte vetem nje barake ne mes te nje fushe a are te muajit tetor plot balte, pa drita, pa uje, pa zjarr e pa asnji mjet jetese, veç nje dysheku te gjetur e te shtruar pertoke. Ne kete shtepi shpelle vazhduan jeten per nje kohe te gjate, duke u ushqyer me makarona, qe burrit ia falnin ne Karitas dhe i zienin ne nje zjarr, qe e benin vete me tallat e misrit. Aty ne ate shtepi vajza e re tashma gati 13 vjeçare kishte mbetur shtatzene, ndersa burri zhdukej me nga nje e dy jave pa lene gjurme e ajo si nje eremite flinte e jetonte vetem ne baraken e baltes.

Nje dite kur u kthye i thashe se jam shtatzene – vazhdon Lona – dhe ai me dergoi te nje murgeshe qe e njifnim dhe qe na kishte qendruar afer. Ajo beri ç’ish e mundur te na ndihmonte si per vizitat mjekesore, si per ushqim.” Ne muajin e shtate Lona behet keq dhe e dergojne ne spital, ku lind djali, qe me kembengulje te te shoqit ia vune emrin Arif. Edhe se shtatanik, djali jetoi dhe e moren ne baraken – shtepi, banese, te cilen ia kishin mbajtur fshehur murgeshes dhe mjekeve. Ne kete gjendje burri zhduket perseri, e kesaj radhe rreth nje muaj, ndersa nje dite djali semuret keqas. Elona duke qare shkon te murgesha, e cila e alarmuar i vihet mbrapa per te gjete ku banonin.

E tmerruar nga gjendja mizerabel e jeteses merr femijen dhe nenen dhe i vendose nen mbrojtjen sociale ne nje strukture. Pas nje kohe te gjate kujtohet e kthehet Miri, (keshtu e therrisnin ne shkurtim), por nuk gjen nusen e femijen ne barake. I revoltuar i kerkon llogari murgeshes dhe Elones, duke i thene se “ka ikur nga shtepia dhe nuk e dua ma per grua“. Keshtu nena e re veç 13 vjeçe detyrohet te bredhë neper qendra te ndryshme sociale e qytete te ndryshme si ne Milano e gjetkë dhe se fundi e sjellin ne qendren tone me emrin “La Casa”, pjese e kooperatives Farsi Prossimo Onlus me qender ne Milano.

I gjithe ekipi edukues e ndihmues ne kete strukture, vendosen te gjitha forcat per te integruar kete vajze teper inteligjente e teper te dashur me te gjithe. Keshtu mesoi gjuhen, u punesua, rriti djalin, vazhdoi shkollen, mori patenten dhe pas disa vjetesh, kur arriti moshen maxhorene, filloi jeten e pavarur ne shtepine e vet. Kjo asht sakrifica e nje nene te re, qe nuk perfilli as jeten, per te rritur frutin e trupit vet. Fale Zotit, asaj vete dhe kujdesit te njerezve te mire, arriti te mposhte gjithe pengesat e veshtirësite dhe te triumfoje mbi jeten e te keqen.

Sot Elona martohet. Ne krah i rri dhendrri, nje djale i ri e mjaft i mire italian, i qujtun Davide, me te cilin ka edhe nje vajze 2 vjeçe Gaia dhe sebashku me Arifin, tashma 15 vjeç, krijojne nje familje te mrekullueshme. Ne mesin e mbi njeqind personave dasmore kane ardhe nga Shqiperia me ftesen e saj babai, nusja e tij, motrat, vellezerit e te aferm dhe Elona zemermire e plot dashuri i perqafon dhe u jep mireseardhjen, pa as ma te voglin dyshim per çka ka ndodhur.

Megjithe zemer ju urojme jete te lumtur çiftit Elona Kurtashi e Davide Robustelli!

P.S.
Kujtojme se shume krime mizore u bene ne keto vite nga shqiptari kunder shqiptarit, krime, te cilet i polli viti i zi 1997 dhe qe i kushtoi Shqiperise me mijera viktima te pafajshme, si ajo foshnje qe u hodh ne det nga duar katile, qe nuk kursyen sa jeten e nje sapo te lindure para parase se flliqur. Keta kriminele sot kane perfituar poste e detyra, bile mund te shtoj se ndonjeri prej tyre e ndoshta pikerisht Ai mund te jete deputet i Republikes Shqiperise.

ndoc selimi, shtator 2016.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar