ÇAMËRIOTI QË NDJEN DHEMBJE PËR KOSOVËN E OKUPUAR

0
299

Bilal Xhaferri
(1936 – 1986)

Sinan Gashi Nga Sinan FASHI

Bilal Xhaferri është nga Ninati i krahinës së Konispolit. Nëna e la të mitur, ndërsa babain më 1945 ia arrestuan dhe e ekzekutuan pa gjyq. Fëmijët jetimë i rriti gjyshi plak disi i qorruar. Që 12 vjeçar Bilali shkon në Sarandë, ku punon korier. Më vonë kryen një shkollë për teknik-gjeometër. Ende nga Tirana, Durrësi, Kruja, Laçi, Malësia e Shkodrës, për obligime profesioni. Shpirti i poetit mbushej me përvojë jete, me mall për motrat, me peisazhet që do të derdheshin në krijimet e tij. Dhe, që të përjetësonte babain e ekzekutuar, për mbiemër vuri emrin e tij.

Xhaferri kishte një talent i jashtëzakonshëm.

Nisi të botojë tregime që në vitin 1962 dhe deri më 1968. Ishte heshtak, i distancuar nga kënaqësia rinore. Më 1966 botoi vëllimi me tregime „Njerëz të rinj – tokë e lashtë“, më 1967 u botua, por nuk doli në qarkullim vëllimi poetik „Lirishta e kuqe“. Më 1967- ‘68 përfundoi pjesën e parë të romanit „Krasta Kraus“.

Bilali përjetoi internimin në sektorin Kullë të fermës së Sukthit, ku punoi si punëtor.
Bilali arratiset më 30.VIII.1969 nga Shqipëria. E sigurt është se ka krijuar në SHBA, në Çikago, një revistë me titullin „Krahu i Shqiponjës“ që ka një theks të spikatur antikomunist. Thuhet se mbas operacionit të një tumori, më 1986, ka vdekur.

Veç tjerash, Bilal Xhaferri kishte edhe një dashuri të paparë për Çamërinë e të parëve si dhe për Kosovën, që në kohën e tij, kur edhe krijoi për të, ishte nën sundimin serb dhe sigurimit të shtetit tij, UDB-së.

Poezinë që ia kushtin kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, ai e përshkruan tepër bukur, me shprehjen e çiltër moderne, por që në esencë e ka aktualitetin e atij vendi, përkatësisht përjetimet e rënda që përjetoi popullata aty, duke ditur se “shqiptarët flasin një gjuhë dhe dëgjojnë dy gjuhë”, andaj dhembja bëhet përjetim shpirtëror e artistik, që e shpreh vargu “Me dhëmb të shtërnguar e me shpirt ndër dhëmbe/Kosova.

Mbi të gjitha ai asnjëherë nuk e largon forcën morale njerëzore e atdhetare të kosovarëve, që gjithsesi i jep forcë për një të ardhme të lumtur për të gjithë shqiptarët.

KOSOVA

Kosova-
rrafsh i lashtë i dukagjinëve.
Kosova –
me ndarje dhe nënndarje gjeografike
me ndarje dhe nënndarje etnike
Që nga ujërat e kulluara të Ohrit
gjer në errësirën e minierave të Mitrovicës,
që nga kaltërsitë e brigjeve të Ulqinit
gjer në themelet e gjakut nëQelekullën e Nishit.
Kosova-
fushë e begatshme me misrishte e grunore,
që bie erë pranverës e tëra lule molle,
Kosova-
me male kreshnike,
male pishe e bredhishte,
që e dehin diellin me aromë rrëshire,
që e rrahin qiellin me krahë shqipesh,
që e ndezin qiellin me zbardhëllime dëbore.
Kosova-
Krahinë shqiptare që në fillim të saj
e Manastirit, e Prizerenit, e Plavës dhe e Gucisë.
Kosova –
e legjendave legjendare të Gjergj Elez Alisë
Kosova-
legjendë e mbetur në rrugëkryq të historisë.
Kosova-
gjithnjë, ashtu, si gjithnjë,
me dhëmbë shtërnguar e me shpirt ndër dhëmbë
Kosova-
ku shqiptarët flasin një gjuhë, dhe dëgjojnë dy gjuhë;
së bashku me gjuhën e nënës
edhe gjuhën e UDB – së
Kosova-
Gjithnjë… ashtu.

Bilal Xhaferri