AVASH z. TOMAS SZUNYOG, SHEF I BE-së

1
236
Albin Kurti - Tomas Szunyog

Binak MAXHARAJ

Shefi i Zyrës se Bashkimit Evropian për Kosovën z. Tomas Szunyog sot ka deklaruar se kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Brukselin për një takim biletaral, me theks të posaçem për vazhdimin sa me pare të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Avash, avash z. shef i BE-së!

Z. shef i BE zgjedhjet ne Kosovë posa janë mbajtë ku ka fituar bindshëm mbe 50,28% koalicioni LVV-Lista “Guxo”. Ala siç duhet, pos pos posteve kryesore nuk ka marrë fund rrumullaksimi rreth konstituimit të gjitha organeve shteterore. Ala Albini me Vjosën nuk janë ulë mire siç duhet ne karrikat e tyre, ala nuk kanë marrë frymë siç duhet e ju u rrini mbi krye si gjelat për vizitë ne Bruksel lidhur me dialogun me Serbinë.

Çfarë po ju ngutet z. shef i BE, çfarë zori keni?! As Albini e as Vjosa nuk i ikun dialogut, ate e kanë obligim ndërkombëtar.

Por mos harro z. shef i BE për te qenë dialogu i suksesshëm edhe palët duhet të jenë të barabarta, te ulën e te bisedojnë si dy shtete të pavarura, e jo të veproni ne sigmën dialogu midis Prishtënes dhe Beogradit, etj.

Por z.shef i BE mbi dhjetë vite është diagoluar me Serbinë. Për këto dhjetë vjet ju nuk u ngutet për asgjë, e lëshuat dialogun në ler, ne meshirën e dy protogonistëve të pandergjegjshëm Vuçiqit dhe Thaçit. Këta jo vetem qe nuk diagoluan por e bënë lamsh, rremujë dialogun qe as dreqi nuk i bjenë n’fije. Janë arrijtë mbi 40 mareveshje falso, paçavra qe me se paku janë mareveshje qe su bihet ne fije se çka kërkojhet ku nisin dhe ku përfundojn e aq me pak të zbatohën. Nën drejtiminn e BE dialogu filloj edhe te jetë i rrezikshëm, te mërr kahje tjetër.

Ndër sy te BE n’pikë të drites u nxorën skica dhe harta për ndarjën e Kosovës, për korixhimin e kufinjeve, pra lejuat qe te behet atak mbi sovranitetin e Kosovës e ju BE heshtet. Heshtet edhe ateherë kur Serbia edhe pse ne dialog vepronte kundër Kosovës, e pengonte ate të anëtaresohet ne organizatat ndërkombëtare, bile tentonte por edhe ti blejë çnjohjet nga disa vende qe e kishin njohtë Kosovën.

Dhe ju heshtet nuk ju ngutej?!

Nuk ju ngutej edhe ateherë kur Serbia qëllimisht për dy tri vite e ndërpreu dialogun për shkak të një takes dhe për reciprocitetin e drejtë kjo e çdo shteti Sovran të veproi. Dhe prap jut ë BE nuk reaguat por e benit Kosovën fajtore.

Pra, me dialogun e deritashëm të bëmë keq e më keq, të bërë krejtë berllog, të bërë si një xhungël qe sdihet kah dilet juve prap po ju ngutet të vazhdohet dialogu kur nuk dihet se ku ka mbetur për tu vazhduar.

Nuk e di se pse po ju ngutet z. shef i BE?!

Dialogu nuk është lojë pingpongu. Kosova ne krye me udhehëqjën e re Albini-Vjosa ka nevojë për kohë, ka nevojë qe te analizohet në përpikëri se çka është arrijtë deri me tashti më dialogun, te studjohën mareveshjet te nenshkruara nga përsonat e pandershëm dhe te pandergjëgjshëm Vuçiq-Thaqi si marevshje të keqija dhe ne demë te Kosovës të cilat duhet hudhë poshtë sepse janë në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe paraprakisht para se të nisë, apo rinisë dialogu Serbia duhet t’i plotesojë disa parakushte, te kërkoj falje popullit të Kosovës për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, për vrasjën e mbi 15 mijë civilëve, femijve grave pleqëve gjatë luftës, për dhunimet, për te pagjeturit, t’i paguaj mbi 45 miliard separacione te luftës ku e patë bërë Kosovën tokë te djegur.

Z.Shef i BE siç po shihet për te rifilluar dialogu kërkon kohë dhe durim, dhe mu për këtë aresye ai nuk duhet ngutë, duhet qe qeveria e Kosovës t’i përcaktoi prioritetet, e jot e shkoj atje me duar në xhepa siç vepruan paraardhësit e tij. M’u për këtë arsye dialogu është renditë si prioritet i katërtë nga qeveria e Kosovës, sepse qeveria e Kosovës ka prioritete para dialogut siç janë masat sistemore ne sferat ekonomike, arsimore, ne sanimin e gjendjes se pandemisë, etj.

Pra, ne fund javash, javash z. shef i BE rinisja e dialogut don punë, parapregatitje e për këtë duhet kohë e gjatë për te pas sukses.

Por dije edhe një gjë invilvimi i drejtëpërdrejt i SHBA ne dialog është i domosdoshëm, sepse shqiptaret dhe Kosova historikisht kanë përvoja të keqija me Evropën qe për shkak te sajë sot shqiptaret janë ndarë me dhunë dhe te detyruar të jetojnë ne pësë shtete në Ballkanit Përendimor.

1 KOMENT

  1. Shum i nderuari Zotni Maxharraj,

    Pse po ia permend Shulagut, qe VV i fitoi 50.02 % te votave …po çka merzitet dikush sa vota i ke fituar?… Ky eshte kryeminister dhe mund te shkoje ose mund te mos shkojë me bisedue …eshte e drejte e tij… ndaç me 49% ndaç me 70%… kjo s’ka lidhje i nderuar fabetik…

    Pune e madhe a shkon Kurtoglu ne bisedime me Shkavellistan… po mos te shkoj kurrë… sepse edhe ashtu Kurtoglu nuk ka dituri per bisedime… sepse eshte i paditur… mirepo eshte magnet per budallën… 50.02% duke te perfshi edhe ty… o shkavellofilli i nderuar…

Komentet janë mbyllur.