EJA, ZYSHE – cikël poetik nga Mustafa Spahiu

0
298
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

EJA, ZYSHE

Peng më mbeti zellshmëria jote,
Ditarësh të ngeli emri pa fshirë…
Zemrës t’pranverohej çdo dëshirë
Nxënësit i çmoje yje t’kësaj bote.

I lë librat dhuratë të pa nënshkruar,
Deshe fytyra me këngë gazmendtare,
Nektar i mbuloje brengat e botës fare;
Hartimet “Mësuesja” si ke korrigjuar!

Po vjen e lul’zuar pranvera eja, zyshe!
Për çdo agime – rrezesh ngroh dielli…
Ylberet këndojnë – buzagazesh qielli,
Harkojnë me ci, ci qindra dallëndyshe.

Leoni niposh rri strukur me merakun!
“Nana, nana!” numron deri në katër…
Eja, zyshe! Me mollëkuqet për hatër,
Ta ndienë zënë – s’e kupton shkakun!

Eja, zyshe, nurshëm klasash shkollore!
Vendi bosh t’pret me karrig’e tavolinë,
– Vallë, pse t’ngrysur nxën’sit po rrinë,
Malli ç’po djegërka ditëve pranverore.

Sytë mërli shikojnë me plot admirim,
Mendja fluturon si trishtil’i gazmuar…
Harkon një engjëll me diell t’praruar;
Futet shpirtit me dashuri e adhurim.

E martë, 6 prill 2021, në
Dardaninë Ilire


D I T Ë T

Secila ditë e ka kështjellën e vet,
Te katër rrugët saktë orientohen
Në gjerdanin magji shndërrohen;
Balada lashtë kështu disi na flet.

S’harrojnë – ato – trokasin n’derë,
Dita s’i pëlqen ditët t’përgjakura!
Ecin gjurmësh blu të papërflakura,
Qepin emra arnash për çdo verë…

Nën pragje na futen nëpër shtëpi,
Aty ku ka fëmijë – iu sjellin rritë…
Mordjeve iu ngrehin digë e pritë;
Ditët luajnë n’organo me simfoni.

Ditët s’ndalen mbi kalë jelebardhë,
Me trok ninullash vrap rreth mullarit,
Pikasin ditët pas atij më të mbarit –
Si ta quaj ditën që vjen ogurbardhë?

E mërkurë, 7 prill 2021, në
Dardaninë Ilire


J A V Ë T

Javën e parë me sejsane vjen fati,
Rrufetë mbyllën thellë në zemër…
Dobësia gjendet baski në thembër;
Të dielen eshkë zjarrmon mëkati!

Buzët e etura mëtojnë kah burimi,
Ende mbetet e lashtë një përrallë.
Dhe grua e bardhë pret një djalë –
Duvaku s’është nishane mashtrimi.

Javët pa gurgurinash ndërrohen,
Ditët vendosen n’kalendar thjeshtë
Hëna kur pikon’det ësht’e shenjtë
Guaskat me yjet në çast murohen.

Javët veshin fustanellë të verdhë,
Janë herë me shtatë, herë me tetë
Dhe shpinës s’breshkës me dhjetë
Detit t’vitit humbin duke u derdhë.

E mërkurë, 7 prill 2021, në
Dardaninë Ilire


M U A J T

Ndërrohen pa ujem – si sot dhe mot,
Ikin nga huqet – prej veseve të tona.
Të shtrudhur ikin – i presim tevona –
Ku vanë muajt sytë mbushur me lot!

Na i vjedhim – ata na vjedhin me zili!
T’i pyesim çudi na mungon guximi, si
Lumë i yllëzuar – vigjëlon përgjërimi;
Ende muajt i duam në një fshehtësi!

Gjakut të muajve gjenë paq’e hare;
Viti padukshëm iu zbret n’mushkëri!
Farkojnë njëri-thetrin në paskajësi –
Kam besim e shpresë n’këngën e re.

Ka muaj flijimesh për shpirt e bukuri
T’futem n’bardhësin’e syve të tyre –
Plot adigjar – me flutura pse hyre,se
Kam admirim – thash – n’ardhmëri…

Muajt gjithnjë shtegtarë – memecë,
Syri i diellit rrezaton me mos-harrim!
Fillimfundi i muajve ka një lindjesim;
Kumt i marhamës vjenë me kasnecë!

E enjte, 8 prill 2021, në
Dardaninë Ilire


V J E T Ë T
Çka sjellë saati, nuk sjellë moti!
popullore

Ndërrimet e vjetëve festash n’vetvete,
Dalin n’pakthim prej ëndrrës’pyllzuar.
N’zemra njerëzish janë duke banuar-
Eci si fëmi’ i vjetëruar nën planete!..

Paçka se hapa qesim sipas mënyrës,
Motesh tona gjëkund gjithë bredhim,
Vjeshtat mbi kurriz tok i mbledhim –
Çastet’humbura dalloi hirit t’ngjyrës.

Prehem n’ato vite mbushur kujtime,
Mbështetur rri n’shkop të pleqërisë,
Vjelë frutash t’stinëve t’përjetësisë
Lebetirat t’mbeten gjakut’venës’ime!

Vitet e ikura n’mua fare s’përsëriten!
Vaj’e qetësi askund më s’mbet, dhe
Dhimbjet e idhëta ngulfaten gof n’det;
Zamaret e gjakut hijesh po ngrafiten.

Vjetët ndërrohen – gishtash numëruar,
Rrudhash t’ballit shohim profilet tona.
Me shira lotësh kot ngarendim tevona;
Strajcës boshe asgjë – pa kokërruar!..

E premte, 9 prill 2021, në
Dardaninë Ilire