Privilegjet e ‘çmendura’ të kontrollorëve të ‘stresuar’, 3 paga shtesë, punojnë 17 ditë në muaj, rroga sa e Presidentit, kontrolle mjekësore falas, por duan 60 mijë USD në vit

0
309
Kulla e kontrollit, Rinas

Kontrollorët e trafikut ajror në Rinas ‘notojnë’ në luks dhe para, 400 mijë USD në vit vetëm për kontrolle mjekësore për vete dhe familjarët, 100 mijë USD për sigurimin në rast aksidenti, punojnë vetëm 200 ditë në vit, para pandemisë merrnin tre paga shtesë me vlerë 13 mijë USD

Vijnë kontrollorë të huaj nga aleatët! Balluku: Rinisin fluturimet esenciale, nesër situata kthehet në normalitet! Mbërrijnë vaksinat anti-COVID që s’mundën dje

Adriatik Doci, 8 Prill 2021 | Shqiptarja.com

Punojnë vetëm 17 ditë në muaj, duke marrë një pagë 2.4 mijë USD në muaj nga 4.5 mijë USD që merrnin para pandemisë, por janë aq të ‘stresuar’ sa që kanë deklaruar paaftësinë për punë. Detaje të reja zbardhen mbi privilegjet dhe komoditetin e grupit të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, të cilët braktisën detyrën, në shkelje flagrante të ligjit, duke prodhuar kaos dhe pezullim të flurimeve në Rinas. Shqiptarja.com mëson se 65 kontrollorët që protestojnë, punojnë vetëm 200 ditë në vit, ndërsa paga e tyre aktualisht është sa rroga e Presidentit.

Por, nuk mbaron këtu. Kontrollorët marrin 15 paga në vit, pasi pjesë e privilegjeve janë tre paga shtesë, që do të thotë se në kohën para pandemisë, një kontrollor merrte rreth 13 mijë USD në fund të vitit bonus. Një qytetar i zakonshëm duhet të punojë tre vite për të arritur bonusin e një kontrollori të ‘stresuar’ në Rinas. Ndërkaq, në kuadër të privilegjeve, çdo kontrollor që ëshë pjesë e Albcontol, përfiton dy kontrolle mjekësore falas në vit, bashkë me anëtarët e familjes. Madje Albcontol është kritikuar në media pasi vetëm për kontrollet mjekësore të stafit, brenda një viti, ka shpenzuar 400 mijë USD.

Kontrollorët, të cilët protestojnë nën dirigjimin e opozitës për të marrë 60 mijë USD në vit, bashkë me pagat shtesë, punojnë gjithashtu në zyra luksoze, me pajisjet më të fundit bashkëkohore si dhe u garantohet transport komod, ndërsa vetëm për sigurimin e tyre në rast aksidenti në punë, janë paguar 100 mijë USD në vit.

Albcontrol është një ndërmarrje 100 shtetërore, pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare. Ndërmarrja u krijuar në vitin 1992 me emrin ANTA. Nga viti 2004 deri më sot, administratorë të Albcontrol kanë qenë Besnik Leskaj, Arben Xhiku, Petrit Sulja, Lilika Radovicka, Ferdinand Shehu, Belinda Balluku dhe aktualisht Mina Kusta. Administratorët emërohen nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Vetë anëtarët emërohen nga ministrja. Këshilli Mbikëqyrës është organi që përcakton politikat dhe menaxhon Albcontrol, bashkë me administratorin.

Lista e kontrollorëve dhe pagat e tyre

Be.K./b.ha./Shqiptarja.com