NUK KEMI NJERËZ PËR TË HUMBUR

0
329
Anton Çeta - Zekiria Cana në pajtim të gjaqeve

Në rrethanat e kohës

Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur e kur, bëhej fjalë për rrethanat e vështira historike të regjimit të Serbisë, për motin e madh, ai thoshte:

Nuk kemi njerëz për të humbur…!

Në këto relacione historike, profesor Anton Çetta, kishte për qëllim të forconte unitetin politik e kombëtar për të mbrojtur dhe për të shpetur kombin dhe Kosovën para regjimit vrastar e shfarosës në substancë, që, kishte bërë gati regjimi i Serbisë fashiste.

Porosia e motit të madh dhe fjala testament kombëtar e profesor Anton Çetta, Jo përçarje! Jo armiqësi politike! Të bashkuar për kombin dhe për Kosovën, kjo duhet të bëhet projekti kombëtar i tërë brezave shqiptarë.

Nuk kemi njerëz për të humbur, ishte porosia e motit dhe e profesor Anton Çetta në Prishtinë!

(Shënuar në Prishtinë)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]