Përtej lajmit
TV Klan Kosova (Emisioni Prive) dolen pamje për “estradën” e këngëtarëve të Kosovës dhe shtëpitë e tyre lukzoze në stilin amerikan…(!).
Në shikim të parë të programit, e kishim përshtypjen se jemi në ndonjë vend të mrekullive nëpër botë, e jo në qendër dhe periferi të Prishtinës…!
Kur gazetarja hidhte dritë për rrugëtimin e këngëtarëve, në anën tjetër të kamerës dilnin pamjet mahnitëse të shtëpive luksoze, njeriu i rëndomtë nuk ka çare që të pyes opinionin:
Prej nga tërë kjo pasuri marramendëse e “Estradës” në Prishtinë…?! Asgjë përsonale dhe kundër botës së këngëtarëve shqiptarë! Por, e vërteta, prej nga tërë kjo pasuri që, në rajon dhe më gjerë nuk e kemi parë ndonjëherë.
Kam një sugjerim rreth emërtimit “Estrada”, që me këtë adresë këngëtarët nga Kosova dalin me programet e veta muzikore dhe, kur e kur mbushin xhepat me valutën evropiane(evro).
Për tërë pasurinë luksoze, që tashmë është bërë zyrtare, do të ishte mirë që këngëtarët të paguajnë obligimet ndaj shtetit të Kosovës, taksën si kategori ligjore për pasurinë e patundshme për qytetarët e Kosovës.
A kemi vëretë “estradë” në Prishtinë…? Fjala estrad/ë-a emri i gjinisë femërore, numri shumës,-a(t) gjini e vogël e artit skenik me skeqe, parodi, këngë etj; shfaqje argëtuese në këto pjesë; trupa që merret me këtë lloj arti (Estrada e Tiranës).
Prishtina (ende)nuk ka Estradë!
Çikago, prill 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]