NJË LIBËR ME PESHË SHKENCORE

0
194
Fetah Bahtiri - Bibliografi e anëtarëve, 2021

HYSEN IBRAHIMI

Fetah Bahtiri: Bibliografi e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, botuar nga SHSHASHS

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS) është themeluar nga një grup intelektualësh entuziastë shqiptarë në Suedi më datë 26 nëntor 2011. Pra, para 10 vjetësh.

Të lumtur e të gëzuar për rezultatet e arritura, SHSHASHS sivjet shënon 10-vjetorin e punës dhe veprimtarisë së vet.

Në këtë vit jubilar, SHSHASHS dëshirojë që ta prezentojë një pasqyrë bibliografike të botimeve që i kanë realizuar anëtarët aktualë, anëtarët e nderit dhe ish anëtarët e SHSHASHS-së.

Duke e ditur rëndësinë e veçantë që ka bibliografia e cila është një lloj katalogu i literaturës sipas një sistemi të caktuar dhe pjesë shumë e rëndësishme për pasqyrimin e saktë në mënyrë shkencore të të gjitha librave të botuara të shkrimtarëve të një lënde, fushe apo shoqate, Prof. Fetah Bahtiri i hyri punës së mundimshme dhe përpiloi një bibliografi të anëtarëve aktualë, të ish anëtarëve dhe të anëtarëve të nderit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Mund të themi me të drejtë se ideja e Prof. Fetah Bahtirit është shumë e qëlluar për botimin e një vepre të këtij lloji, aq më parë pse kjo vepër e rëndësishme është bërë e qasshme për të interesuarit pikërisht me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të SHSHASHS-së. Libri praktikisht reflekton një kujdes të veçantë ndaj krijuesve aktualë, ish anëtarëve dhe anëtarëve të kësaj shoqate. Prof. Fetah Bahtiri përpilimin e librit e ka bërë duke iu përmbajtur standardeve dhe kritereve shkencore për përpilimin e bibliografive, për çka meriton vlerësime të larta dhe mirënjohje të veçanta.

Përveç të dhënave të përcaktuara bibliografike, Prof. Fetah Bahtiri e ka pasuruar librin edhe me të dhëna biografike të shkrimtarëve të përfshirë në bibliografi, me nga një foto portret të cilit prej tyre dhe në shumicën e rasteve edhe me foto të veprave/librave të tyre.
Lirisht mund të theksoj se kjo bibliografi do ta pasurojë bibliografinë kombëtare shqiptare dhe se do t´u shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme në fusha të ndryshmne të studimeve bibliografike.

Në këtër Bibliografi janë të përfshirë 41 shkrimtarë/autorë dhe 582 vepra.

Autorët e përfshirë në Bibliografi janë paraqitur sipas rendit alfabetik: Prof. Dr. ADEM ZEJNULLAHU, ALBINA IBRAHIMI, AVDYL UKA, BAHRI SHYTI, BAJRAM MUHARREMI – BISTRICA, BEDRI TAHIRI, BESNIK CAMAJ, DRITA NIKOLIQI BINAJ, ELHAME (DERVISHOLLI) GJYREVCI, EMINE S. HOTI, FADIL GECI, FAZLI HAJRIZI, FETAH BAHTIRI, HALIT BARANI, HYRË TEJECI MURATI, HYSEN IBRAHIMI, HYSNI SYLA, IBRAHIM ABEDINI, IDRIZ GASHI, ISUF BAJRAKTARI, PROF. DR. JUSUF BUXHOVI, KADRI TARELLI, MIGENA ARLLATI, MONE JUNIKU, Dr. RAMADAN MYRTAJ, REMZI BASHA, RIZAH SHEQIRI, RRAHMAN RRAHMANI, SADIJE ALITI, SADULLA ZENDELI – DAJA, SALIH ZOGIANI, SARANDA ISÉNI, SOKOL DEMAKU, Prof. Dr. SHEFKIJE ISLAMAJ, SHPEND RUKIQI, TEUTA ZENELI, XHAVIT ÇITAKU, YMRIJE BEQIRI, ULLMAR QVICK, VIRON KONA dhe Prof. Dr. ZEJNEPE ALILI REXHEPI.

Libri ka 221 faqe, i shtypur me ngjyra dhe me ballina të forta.

Në përfundim më duhet të cek se ky libër është dhe do të mbetet një dëshmi e fuqishme e një realiteti në fushën e krijimtarisë shqiptare në trojet etnike dhe në mërgatë. Libri do t´i pasurojë edhe bibliotekat private e kombëtare në tërë gjeografinë shqiptare e në mërgatë me të dhëna të sakta për një punë vetëmohuese të shqiptarëve në shërbim të Atdheut dhe Kombit.