Mjaft më autoritete të rrejshme politike

0
205
Albini - Vjosa me familje

Skënder MULLIQI

Retë e zeza duket së më në fund po largohen nga Kosova. Këto re shumë gjatë e errësuan Kosovën dhe të ardhmën e saj. Po hiqen keto re jo me hater siq hiqen në qiellin e kalter, por më qyk të zorit. E mbuluan Kosovën kur më së paku është pritur, kur e fituam lirinë dhe pavarësinë. Kur e fituam të drejtën tonë ligjore, të drejtën historike dhe të drejtën morale që vetë ta drejtojmë shtetin, të cilin nuk e kishim për 50 vite të diktaturës komuniste të Titos dhe të Rankoviqit. E fituam të drejtën e nëpërkëmbur gjatë nga armiqët e përhershëm serbosllavë më të cilët jemi të rrethuar në të katër anët.

Ishte shumë e kuptueshme se pavarësia dhe sovraniteti do të thonë avansim të proceseve demokratike dhe përparim i gjithmbarshëm i Kosovës. Është hapur kaptinë e re e mbamendjës së kaluar historike për një të ardhme të ndritur. Ka ardhur koha kur emocionet, frika dhe vuajtjet të kontrollohen duke u nisur nga avansimet individuale si parakusht për avansimet e përgjitshme të shtetit të ri të Kosovës, të cilën nuk e ndertuam hiç mirë për 22 vite.

Kosovës i nevoitet stabilitet pas gjithë këtyre të ligave që e goditën para luftës nën okupim dhe pas luftës më pushtete hileqare e zullumqare. Nuk ka kush i mbron më autoritet e rrejshme politike të cilat na mbinë si këpurdhat pas shiut në Kosovën e pas luftës. Ato ishin keqëbërëse, e të mira veq ne ndonjë rast shumë të rrallë. Autoritet e rrejshme shumë gjatë u përkarahën deri sa u kuptua së janë shumë të dëmshme për qytetarët dhe për Kosovën. Ata ishin edhe ashtu të tepertë për një terren dhe për një popullatë të vogël.

Shumë përipeci dhe vujtje patëm prej tyre, kur askush nuk e kishte pritur. Morën para veti qdo të mirë materjale dhe shoqërore të Kosovës, duke i lën pa të drejtë shumicën më duar bosh. E varfëruan vendin skajshmerisht më hajnite e parreshtura të tyre. Ne këto konstelacione politico-shoqërore dhe ekonomike gadi sa nuk dha shpirt shtetësia e Kosovës. U bombarduam më patriotizma të rreme, për ti mbuluar të palarat shumëvjeçare. Ky marshim makabër e kishte një kufi, ku duhej të ndaloheshin veprimet e tilla anti shtet.

Ishte koha që qytetaret ta marrin fatin në duar të veta, duke i larguar më votën e lirë nga pushteti. Kjo ndodhi më 14 shkurt më fitorën e klasës reformiste dhe përparimtare. Idetë e vjetra politike të tipit autokratik, nuk i duhen Kosovës, e cila mbrohet vetëm më punë dhe zhvillim të ecurive ekonomike. Vetëm menquria, urtësia, qetësia politike, jeta kualitative i ndërton themelet e fuqishme të shtetit funksional dhe ligjor. Puna e ndershme e secilit prej nesh, bën që të ndryshohet gjendja për të mirë…