Kjo është Maqedonia e Veriut

0
386
Daim Hiseni

Shkruan Daim Hiseni

Të nderuara familje të përvuajtura dhe të përfshira ndër dekada në rastet e montuara politike nga vet aparati dhe strukturat e larta të këtij shteti.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përbën familjen më të madhe të rasteve të montuara, nga politika shoveniste e këtij shteti, ku shumë prej tyre kanë përfunduar me me burg të përjetshëm dhe likuidimin fizik të ish ushtarëve tanë që nuk ka nevojë ti përmendi një nga një.

Rast i ndërlidhur me UÇK-në ishte edhe ai i Sopotit për të cilin rast ju vet dëshmuat se inspector të lartë të MPB-së kanë ushtruar dhunë fizike duke i detyruar qytetarët e pafajshëm të pranojnë dhe të nënshkruajn deklarata të servuara, për veprat që nuk i kanë kryer. Këtë rast a nuk e zbuluat vet, duke qenë nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Por epilogu i këtij rasti nuk përfundoi me zbatimin e drejtësisë, nga se të njëjtët inspector akoma vazhdojn të mbeten në marrëdhënje pune dhe kundër të njëjtëve asnjëher nuk u ngrit kallzim penal për shkelje të rënda kundër të drejtave dhe lirive të njeriut sidhe falsifikim të dëshmive për rastin në fjalë.

Përgjigja e vetme e juaja në bisedat tona private ishte: ata janë nënpunësit tanë dhe zbatojnë urdhërat që ua japin funkcionarët e lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Verut. Ndryshe nuk do të mundemi si të kuptojmë këtë sjellje të shtetit autocrat dhe etnocentrik.

Kaluan 9 vite nga vdekja e mistershme e ish ushtarit Ibrahim Sulejmani nga Tetova i cili vdiq në burgun e Shtipit, vetëm një ditë para se të lirohej dhe të dilte i pafajshëm nga burgu. Ai i mbajti gjithashtu 9 vite burg për pjesëmarrjen e tij në luftën e lavdishme të UÇK-së. Edhe përkundër ligjit për amnesti, ai plot 9 vite shetiteshte nga gjykata në gjykatë dhe nga burgu në burg. Nuk mund ta dënonin ngase egzistonte ligji për amnesti, por edhe nuk mund ta lironin ngase shteti duhej të paguan te dëmshpërblim.

Padrejtësia dhe institucionet e ngarkuara në baza etnike të këtij shteti, jo vetëm që nuk i breu ndërgjegja për 9-të vite heqje lirie, kot së koti, por ata me egërsinë shtazarake të tyre, duke u fshehur pas uniformës së policies shkuan edhe më larg, saqë e mbytën vetëm një ditë para se të lirohej nga se në seancën e fundit ishte shpallë i pafajshëm. Ishte 39 vjeçar. Deri më sot akoma nuk kanë përfunduar hetimet rreth vdekjes së tij dhe si zakonisht që ndodhë me rastet e shqiptarëve, asnjëher asnjë rast nuk zbardhet dhe nuk zbulohet. Kemi edhe shumë raste të këtilla.

Këshilltari për çështje sigurie i Kryeministrit Zaev, ish ministry i Punëve të Brendëshme Lube Boshkovski, a haruat si e iskenoi rastin e Vreshtave të Rashtakut, duke arestuar 5 pakistanez, duke i veshur me uniforma të UÇK-së dhe në fund i vranë në vendin e quajtur Rashtanski llozja, me preteks që para faktorit ndërkombëtar ti paraqesin shqiptarët për radikalist islamik dhe popull terrorist, njësoj sikur deklarata e Ministres Gordana Jankullovska në rastin Monstra. A nuk ishte gjyqi i apelit ai që i shpalli të pafajshëm dhe i la në liri personat Aleksandar Cvetkov, Goran Stojkov, Boban Utkovski dhe Mitko Kikerekov që ishin egzekutorët e vrrasjes së pesfishtë?

Vrasja e dhjetra qytetarëve civil në fshatin Luboten në mesin e të cilëve edhe Erxhani 6 vjeçar, ku më pas nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski dhe a nuk ishte ky shtet që e priti për hero kombëtar nga se kishte vrarë e masakruar popullatë civile shqiptare edhe ate pleq dhe fëmijë.

Të mos flas për rastin e Almirit 4 vjeçar, edhe përkundër video inçizimeve si dëshmi, nëpër koridoret e gjykatës në Kumanovë ndëgjohen përshpëritjet: dobar shiptar – mrtov shiptar. Një popull që i gëzohet vrasjes së fëmijëve, nuk bënë pjesë në gjininë njerëzore.

A nuk jeni dëshmitarë, që vet kreu i këtij shteti Presidenti, Kryeparlamentari dhe Kryeministri inskenuan dhe organizuan grushtetin brenda shtetit me ngjarjet e Kumanovës më 9 maj dhe ngjarjet e 27 prillit duke sulmuar institucionin më të lartë ligjvënëse dhe ate sipas besëlidhjes ortodokse, duke i zbatuar urdhërat që vinin nga Rusia, me arsyen e vetme: prollongimi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato dhenë BE.

Ekzekutorët direkt të vrasjes së pesëfisht në Liqenin e Smillokës i nnjohur si rasti Monstra janë tre persona dhe ate: Sinisha Aleksovski, Ivica Ançevski – Puki dhe personi i shërbimit sekret serb. E gjitha kjo me directive të ish Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë. Këtë e dij unë, e dinë gazetarët, e dinë shteti, e dinë Xhelal Bajrami, e dinë partite politike e dinë ndërkombëtarët, por nuk e dinë vetëm drejtësia e këtij vendi.

Kërkojm një arsye të vetme,
Pse duhet shqiptarët ti besojnë këtij shteti të pa besë, të ngarkuar në baza etnike dhe fetare, këtij shteti i cili krenohet me Car Dushanin dhe na quan “kletite shiptari”.

Kësaj gjyqësie selektive për të cilën Maqedonia e Veriut çdo ditë kritikohet, në çdo raport që vjen nga Bashkësia Europiane.

Kësaj gjykate dhe drejtësie që hesht dhe mbyll sytë para fakteve, ndërsa i hap veshët për rekomandimet telefonike nga partite dhe qeveritë.

Shqiptarët luftojnë dhe janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, duke mos i cenuar aspak, të drejtat e të tjerëve, Shqiptarët ndjehen me të drejtë të diskriminuar, kur ju ministrat dhe qeveria e këtij shteti, si në përgjimet nga të ashtuquajturat bomba, njësoj në tekstet shkollore dhe në enciklopedinë fashizoide – publikisht na quani indian, gabel, rom, njerëz me bisht e tjera.

Shqiptarët, nuk do të ndërpresin kauzën e tyre deri në zbardhjen e plotë të rasteve të montuara me prapavijë politike, lirimin e të burgosurve të pafajshëm si dhe të qenurit popull i barabartë dhe bartës të sovranitetit në shtetin ku jemi autokton, aty ku na fali dhe na krijoi vet Perendia.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar.
Zoti e mbarësoft Republikën e Maqedonisë së Veriut
Daim Hiseni