10.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Rrëmeta e Albinit

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Tani janë shanset që Albini të përdorë rrëmetën politike për të pastruar ambientin politik të vendit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një drejtësi në sistemin e vendit është garantues për të gjitha nismat shtetërore të zhvillimit, ndaj këtu qeveria e re duhet të krijoj legjitimitet të plotë dhe garantues në vënien e drejtësisë në veprim.

Nga Bekim Rexhepi

Pas një viti rikthimi të qeverisë Kurti II, ka një pritshmëri esenciale e cila nuk duhet të skalitet në letargjinë e veprimeve politike. Nëse do të ndodh shpejt shkundja e rrëmetës drejtë mbeturinave politike të cilat shkërmoqën këtë vend me korrupsion e krim, ahere do të mbajmë ende shpresën e madhe se ka gjasa të përmirësimit të gjendjes dhe shtetësisë normale të Kosovës. Kosova ka pasur institucione shtetërorë që nga pavarësia e këtej qe nuk shquhen dhe aq për përformanca të njëmendta shtetërore sepse sjelljet e drejtueseve të saja u shpërdoren deri në atë masë sa shkërmoqja e institucioneve qe mjaftueshme kudo qe nga Presidenca e deri të kompanitë higjienike.

Higjiena e shtetit nga kompanitë higjienike e deri tek Presidenca kanë lidhjen relative të përformancës shtetërore, e cila shfaqë tabelën e statistikës lartë e poshtë në pasqyrën ndërkombëtare të imazhit të vendit. Në këtë imazh të shfaqur të vendit tonë që secili prej nesh që ka një perceptim real nuk mund të mburremi, së paku duhet të konstatojmë realisht që ky imazh është degraduar nga përfaqësuesit politik në institucionet shtetërore.

Agjitacioni politik i Albinit ka rezultuar një mbështetje solide për ndryshim dhe ky ndryshim i pritshëm, nëse nuk fillon të shfaqet nga dita e rimarrjes së pushtetit ka gjasa të rivlerësohet nga elektorati kompakt i përcaktuar rreth ndryshimit. Tani janë shanset që Albini të përdorë rrëmetën politike për të pastruar ambientin politik të vendit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një drejtësi në sistemin e vendit është garantues për të gjitha nismat shtetërore të zhvillimit, ndaj këtu qeveria e re duhet të krijoj legjitimitet të plotë dhe garantues në vënien e drejtësisë në veprim.

Korrupsioni duhet të deligjitimohet menjëherë, madje edhe krimi i organizuar duhet të paralizohet, po ashtu dhe të dënohet. Nuk duhet dhënë kohë dhe mundësi të shkapërderdhjes sepse korrupsioni dhe krimi ndërron kohë dhe gjeografi veprimi. Pasurimi i paligjshëm mbi kurrizin e pasurisë së vendit dhe krimi mbi personalitet publike në vend është peshë e rëndë mbi fytin tonë. Ky akses mbi krimin dhe korrupsionin duhet të jetë prioritet për qeverinë e re të vendit, ndaj ajo nuk duhet të fuzionojë relaks në kohë për të vepruar, urgjenca tani është premisë besimi.

Opozita që nuk mund të fshihet pas disfatave, tani duhet të rikonfigurohet politikisht në mënyrë që të mund të rishfaqet më me besim sepse deri më tani nuk kemi pasur një opozitë kaq më të dobët, dhe e cila nuk ka asnjë kauzë të qartë politike, pasi që pozita ka elektorat të fortë për të gjitha pritshmërit. LDK-ja ka reflektuar pozitivisht ditëve të fundit edhe më vendosmërinë që institucioni i Presidenti/ës të legjitimohet në seancën e ardhshme. Presidentja në ardhje Vjosa Osmani është votuar mjaftueshëm për ta marrë ulësen legjitime, ajo është edhe koncensuale sepse vije nga një parti opozitare (LDK), e cila u përjashtua për shkaqe të ditura në skenën politike, mospajtimet e saj dhe luftimi i këtyre atë e lartësuan dhe tani mbetet më të drejtë kandidate e përshtatshme për pozitën aktuale të presidentes.

Opozita nuk ka mundësi të tregohet jo konstruktive me votën e saj, sepse kjo votë e mjaftueshme është edhe votë koncensuale për këtë pozitë, është tjetër dhe fare madje kontroverse çdo veprim politik i një partie politike që në vend të ndihmesës zgjedh inatosje politike si zgjedhje për vendin. Opozita mund të ketë vetëm një kauzë politike – sjelljen konstruktive, e cila e ndihmon në kohë dhe më vonë edhe në rikthim të temave që qeveria aktuale nuk arrin ti përmbushi brenda mandatit. Le të shpresojmë në këtë konstruktivitet të opozitës dhe në rikthimin e besimit të saj në skenën politike sepse dihet që opozita është korrektuese e veprimeve politike të pozitës gjatë gjithë mandatit të saj. Do të donim që opozita të mos shfaqet siç jemi mësuar të shohim ato gjithë andej me garnira fyerjesh, me fraza të fryra e falsitete tonale, për ta pushtuar skenën politike me gjeste të pa përgjegjshme politike.

02.04.2021

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit