ME TY DO TE BUZEQESH

0
1160

Pellumb Ahmeti

ME TY DO TE BUZEQESH

Në këtë ditë vjeshte me diell shtatori
përhumba mes valëzave në syt e tu
buzëqeshja si petale mendjen ma mori
kjo lule vyer sa ka çel si u gjend këtu?
Dy krahë të lirë dallëndysheje se di si
mbi valëzat e kaltra të syve u gjendën
dhe shpirti dridhmat lehtë lëshon për ty
dy buzpurpurtat kuqëluar ç’më ç’mendën.
O fytyrëbardhë dritë borëbjeshke Korabi
o lauresha e brishtë që këndon në blirë
o dritë e diellit ky syri yt me djeg si zjarri
o shtojzovalle bjeshke me shpirt të dlirë.
O Yll i Afërditës lajmëron agun e agimeve
mua kordhëtarin e lodhur lermë të ç’lodhem
aty të tretem kapilarëve njësh mes kaltërsive
më mbyllsh qerpikëve i burgosur aty të ndjehem,
Në shtratin e butë të buzëve do të ndalem
buzët e mia aty do ti shtrij mes prushërimit
o dritë e dritës së agimit kur zbardh maleve
një puthje ëmbëltore të marr mjalt mjaltërimi.
O gushgardelina e bjeshkëlartës së bleruar
më ler të gjejdisem vashë si një kal hergjele
o lule pranvere manushaqe brishtë lulëzuar
diellit ti them ndal në dritëzën tënde të më ler.
O shpirt i trazuar dallgëdeti që buzëqesh
shpend grabitqar më ler të ulem qerpikëve
në thellësitë e liqeneve kaltërsis të të ndjek
s’do të largohem pa dëgjuar krisma çifteje.
Dhe zemrën të ma plagosësh nuk të ndahem
si flladi bjeshkëve në ditë maji ti të më ndjesh
kapur fort lastaregjatave flokë do të mbahem
shkrirë te buzëza jote me ty do të buzëqesh.

PULLUMB AHMETI, 14/9/2016