GANI BYTYÇI BËHET ANËTAR I SHOQATËS SË AUTOREVE DHE AUTORËVE TË ZVICRËS (A*dS)

0
341
Gani Bytyçi

Afirmimi i artistëve tan në botë

Është një ngjarje e rëndësishme për Gani Bytyçin (e jo vetëm për të), anëtarësimi në shoqatësn e shquar letrare zvicerane A*dS. Kjo shoqatë çmohet si përfaqësuese e interesave të gjuhës, të krijimit letrar dhe të përkthimit në të gjitha rajonet gjuhësore të Zvicrës.

Shkrimtari dhe gazetari nga Kosova, Gani Bytyçi, që jeton tash më 30 vite në Zvicër, u pranua në Shoqatën e Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (A*dS). Veprimtaria e larmishme letrare dhe publicistike, përkatësisht profili kompleks krijues i Bytyçit, i kanë hapur atij dyert e kësaj shoqate, e cila ka mbi 1000 anëtarë (autorë, përkthyes të të gjitha zhanreve letrare dhe të katër gjuhëve kombëtare). Kjo shoqatë e shquar (A*dS), merr rolin e përfaqësimit profesional, duke u ofruar autorëve mbështetje të natyrave të ndryshme që lidhen kryesisht me punën e tyre krijuese.

Gani Bytyçi shprehet i kënaqur që tash e tutje ndodhet në mesin e elitës së organizuar letrare të Zvicrës, edhe për faktin se A*dS e sheh veten si përfaqësuese të interesave të gjuhës dhe krijimit letrar dhe përkthimit në të gjitha rajonet gjuhësore të Zvicrës. A*dS është e përkushtuar në shpërndarjen e dhe shkëmbimin e vlerave letrare midis autorëve dhe përkthyesve , duke e shndërruar Zvicrën në një peizazh të larmishëm kulturor.

A*dS si një shoqatë profesionale kujdeset për statusin e anëtarëve të tyre brenda përcaktimeve ligjore në krijimin e kushteve sa më të mira sociale, kulturore, politike dhe ekonomike për të gjithë autorët, të cilët jetojnë në Zvicër. (E. A.)

Dërgoi për publikim, A. N. Berisha, shkrimtar