Një parajsë pa vuajtje

0
1439
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Në psikologji identiteti përdoret për atë pjesën e vetë-perceptimit të personit që konsiderohet si veçanërisht qendrore/e rëndësishme, reale dhe tipike për personin përkatës.

“Të gjesh identitetin tënd” do të thotë të formosh një imazh vetjak që e ndjen se mund ta pranosh dhe të jetosh në përputhje me të, dhe pastaj të krijosh një mënyrë jetese që korrespondon me këtë imazh.

* * *

Paramendoni se ju jeni në parajsë, por të dashurit tuaj janë në ferr.

Si është e mundur që për shembull një nënë (babai) mund të jetë në parajsë (dhe e kalon kohën vetëm me gëzim e hare) duke e ditur se fëmijët e saj janë në ferr përgjithmonë dhe nuk do të mërzitet, dëshpërohet, apo nuk do ndikohet aspak negativisht nga e gjithë kjo?

Sikur të isha unë, do të ndihesha absolutisht shumë tmerrshëm çdo ditë, përgjithmonë, duke e ditur se të dashurit e mi ishin në ferr dhe vuajnë përgjithmonë.

Zgjidhjet e vetme të mundshme që unë mund t`i mendoj janë:

1) Perëndia i fshinë ata (fëmijët tanë) nga kujtesa jonë.
Megjithatë, unë disi nuk mund ta imagjinojë këtë se është një mundësi reale, meqë në Librat e Shenjtë thuhet se ne duhet të dimë më shumë kur të gjendemi në parajsë, jo më pak.

2) Mundësia tjetër është se ne e kuptojmë se është mirë që të jemi në ferr.
Por edhe kjo disi nuk përkon, sepse atëherë ne mundemi njëlloj me të njëjtin gëzim me qenë në ferr si në parajsë, dhe e gjithë poenta zhduket.

A ka dikush ndonjë zgjidhje tjetër për këtë problem?
Është pak a shumë e lehtë për me iu shmangur shpjegimit të njëmend të këtij problemi, minimizimit, me arsyetimin e palogjikshëm se Bibla dhe Kurani thonë se dhimbja dhe hidhërimi nuk ekzistojnë në qiell.

A është kjo për shkak se ju mendoni se është mirë dhe lezetshëm që të dashurit e juaj të vuajnë në ferr? A është kjo për shkak se ne nuk kujdesimi për ta, nuk na interesojnë? A është kjo për shkak se Perëndia na bën t`i harrojmë ata? Pse nuk jemi të trishtuar dhe të dëshpëruar për këtë?

Pyetje e ndërlikuar, apo jo? Prandaj sugjeroj: “Çdo gjë me karar.”
Për shembull: Mos pi alkool vazhdimisht e jashtë mase sepse do të bëhesh pijanec i pandreqshëm, plak pijanec. Mos ha jashtë mase përndryshe do të bëhesh i trashë. Nëse je fetar beso me karar, përndryshe do të prishesh mendsh dhe do të humbësh identitetin tënd njerëzor kombëtar shqiptar.

* * *

Kush priret shumë nga ndjenja fetare, dashurohet lehtë pas mitologjive. Fetë dhe mitet janë një përpjekje e njerëzimit për të shprehur me figura pikërisht atë që se shprehni dot dhe që kërkoni ta përktheni me arsyetime të zbrazëta.

Vetëdija jonë është një aspiratë e lartë, por ajo nuk përfaqëson gjithnjë zërin e Zotit. Është fat që asaj i kundërvihet një aspiratë tjetër, jeta e mirëfilltë instiktive

* * *

Evropianët etnik sot, në përballje me emigracionin (“mysliman”) nga Lindja Mesme, Afrika dhe Azia e përcaktojnë identitetin e tyre kulturor/kombëtar në një mënyrë shumë më të ngushtë dhe më të qartë se më parë.

Të vetmit evropianë që kërkojnë identitetin e vetë te të huajt janë shqiptarët. Ata të Shqipërisë së jugut te grekët ortodoks. Ndërkaq tjerët, veçanërisht shqiptarët e FYROM-it – ndjenjat kombëtare të të cilëve janë në fazën e një tërheqjeje shumë të rrezikshme duke ua lëshuar vendin atyre fetare radikale – kërkojnë “shpëtimin” shpirtëror te turqit dhe arabët “mysliman”. Në islamin politik. Që viteve të fundit importohet përmes imamëve të rremë shqipfolës, organizatave të rreme “humanitare” dhe armiqve tjerë me agjendë armiqësore ndaj Shqipërisë natyrale.

* * *

Në debatin e vazhdueshëm që zhvillohet në shoqërinë shqiptare, shpjegimet fetare janë shpesh në kundërshtim me shpjegimet politike. Disa besojnë se të rinjtë janë të mashtruar (joshur) nga më të vjetërit me interpretime fetare ekstremiste – që do të thotë se prapa radikalizmit qëndron një shpjegim fetar/ideologjik. Akoma të tjerë, sqarojnë se shkaku i radikalizmit janë marrëdhëniet (çështjet) sociale/politike, dhe pikat specifike në pabarazinë ekonomike si një pjesë e madhe e shpjegimit.

Shkaqet e problemeve te shqiptarët janë prodhimi i shkatërrimit të sistemit të vlerave, zbehja e identitetit kombëtar dhe sjelljet tjera destruktive të njerëzve të pa perspektivë janë pasojat.

* * *

Dikur toleranca do të thoshte aftësia ime për të pranuar gjëra që unë nuk i pëlqejë. Tani toleranca shihet si aftësia ime për të mbyllur gojën në mënyrë që mos të fyej askënd. Megjithatë, pasi unë personalisht nuk jam politikisht korrekt i them gjërat ashtu siç janë, apo ashtu siç unë mendoj se duhet të ishin.

Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t’i thërrasësh dhe t’i mprehësh.

SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet