KA PO SHKON O BUZQUMËSHTORE?!

0
298
Sali Leka

Poezi lirike erotike nga libri: “BLERINA SYDELINA”

ME KENGË E POEZI BASHKË ME SHOKËT E MI.
ME BETIM SUBLIM OBLIGIM HARMONI E KRENARI.
ATA QË NUK KËNDOJNË TË VAJTOJNË SI KUKUVAJKAT.
ATA QË NUK GËZOHEN TË RRËNKOJNË SI MERIMANGAT.
UNË JAM SHUMË I GËZUAR I PLOTËSUAR ME FORCË E AFTËSI.

SALI LEKA

Jemi të inkuadruar në fushatën elektorale shembullore.
Kemi zgjedhje parlamentare kombëtare kryesore.
Mbas shtatë dekadave baterdi e trazira antinjerëzore.
Unë këndoj poezi lirike erotike, eposike të dobishme jetësore.
Nuk i kanë botuar ingranazhet e maskaradave mizore.
As i kanë publikuar ata që ishin e janë zuzarë shtrembalarë.
Bashkë me ata që janë sot opozitarë e duan të bëhen pushtetarë.
Kanë stahisur e censuruar 85 libra të mia speciale.
Kanë prishur, bitisur e shkretuar 2855 fabrika e vepra industriale.
Me egersi e urrejnë epokën shkëlqimtare të Edi Viganit.
Epoka triumfatore me jehonë botërore përtej Ballkanit.
Unë e admiroj e përshëndes e uroj me poezinë:

Poezia e parë

KA PO SHKON O BUZQUMSHTORE?!

Jeni e do të jeni emblema e simboli bajrakut.
Shkëlqen bedeni e kalldremi sokakut.
E ndriçon ti me dy çanta n’sup e n’dorë.
Më aromë si pjalmi blinit, i zambakut.
Jam Blerina sy delina e jo buzqumshtore.
Shkoj çdo ditë n’fakultet e n’shkollë.
Mësoj kulturë, shkencë, etikë e dituri.
Foli Blerina urt e but si perëndi.
Edhe unë i fola me llogjikë e poezi.
Eja me mua dor për dore.
O e mira, faqe bardhë e vetull hollë.
Afrohu n’gjoks e n’gji.
Të dy me dashuri e harmoni.
Të dy jemi me aftësi, afsh energji.
E Blerina më tregon përsëri.
Punoj në lugina, brezare e kodrina.
Vjel rrush e pemë frutore.
Arra, molla, pjeshka e dardha.
I mbush plot e shpejt dy shporta.
Jam e para në aksione vullnetare.
Edhe unë i përgjigjem, i premtoj, i betohem.
Ulu e pusho o Blerina gjeraqina.
O e larta, o e shkathta skifterina.
Do të vjel unë fruta e rrush për ty.
Do të plotësoj katër shporta.
Me Ty unë mahnitem e vitalizohem.
Ti je mbi dy milion femra zemer bardha.
O sa dëshiroj çdo sekond të shikoj me sy.
Me gjoksin me dy shega.
Do ti shijojmë bashkë te dy.
Çdo minutë do të këndoj e jehoj me Ty.
Të kam dash, të dua e shumë do të dua.
Dy shegat me dëshirat e tua.
Dy milion vite kemi me i shumëfishue.
Ato dy shega do t’na vitalizojnë.
Jetën tonë do ta lumturojmë.
Blerina e lindur Frateshë Hyjnore.
Viganeshë e shkëlqyer si rreze diellore.

Poezia e dytë

E KU JE NIS BLERINA GJERAQINA?!

Dal e vrapoj n’kodra e n’male.
Këndoj e vallzoj me drenusha e sorkadhe.
Shikoj Blerinën ecen shpejt nëpër livadhe.
Unë i fol me poezi e harmoni.
E ku je nis Blerina Gjeraqina?!
Edhe n’gjum dua të flas me Ty.
Edhe Blerina përgjigjet me dashamirësi.
Po shkoj e punoj në fusha e lëndina.
Do të mbjell misër, grurë e perime.
Unë e uroj me dinjitet, i premtoj me krenari.
Do të rehatoj e mira e dashura ime.
Misër e grurë i mbjell unë për Ty.
Çdo ditë, javë e muaj.
Në mulli për ty shkoj e i bluaj.
Edhe bukë e gjellë me Ty gatuaj.
Ti ulu pusho, mos u lodh, mos vuaj!
Dy milion vite do të shikoj me sy!
Unë kam lind për Ty, Ti ke lind për mua.
Të dy jemi të betuar, të përmalluar.
E di – as je vitale, as potenciale.
Por je speciale me aromë esenciale.
Je e drejtë sensuale e sinqertë.
Vital e petencial jam e do të jem vetë.
Me aftësi kolosale me jehonë e jetë.
Jemi puth e puthemi, por unë nuk plotësohem.
Për ty e me ty nektarizohem e përmallohem.
As kam lakmi për mylk e pasuri, por uri, etje për dashuri!
Me ty pandalim dashuri, shumë dashuri.
Ty do të mbush e forcoj si shinike aderike.
Me ty ngjitem lart në atmosferë.
Do të puthemi dyqind milion herë.
Me vullnet e pasion qëndrojmë pezull pa avion.
Sodisim e shiojmë dy hemisferat galaktike.
Vullneti, pasioni janë forcë, energji, lumturi.
Edhe lezet, kimet, harmoni, dinjitet e krenari.
Pa vullnet e pa pasion, nuk ka aromë, as jehonë e mrekulli.
Por ka e do të ketë marrëzi, egërsi, zili, plogështi.
Edhe vdekje me ligësi e sekelldi.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304.

Shënim ekskluziv me fragmente prozaike.

Dy poezitë lirike erotike, por edhe jetike eposike u shkruan dhe u paraqiten për botim në vitin 1987, koha e muzgut dhe e sketerrit mizorist ramizist, por nuk i botuan ata zgerdhec meskinist, zuzarist që sot janë opozitarë dhe duan të bëhen pushtetarë e qeveritarë me dredhira, trazira e shkretime ekonomike

Edhe me censurime të veprave letrare artistike, të mira të dobishme njerëzore kombëtare.
Poezitë dhe tregimet ishin e janë thesare të çmuara jetësore ashtu si ishin, por nuk janë fabrikat dhe uzinat industriale që i bitisën i shkretuan në vitet 1993-1997, ata kaotistë monstruozistë, të shtrembëruar, që kanë fshehur e censuruar 85 librat e mia të mrekullueshme.
Nuk jam dëshpëruar nga censura e katrahurës mediatike, por jam i përmalluar dhe i indinjuar nga mënxyra e infrastrukturës industriale kombëtare, që përpara vitit 2013, u stahis u coptua e tëra.

Unë shkrimtari e poeti Sali Leka i kam, i disponoj kopjet e 85 librave që nuk i kanë publikuar sharlatanistët dhe fallsifikatorët e diktaturës mizoriste, por Atdheu kombi e Shqipëria, nuk i kanë, nuk i disponojnë kopjet dhe modelet e 2855 vepra ve sociale industriale, se janë bërë murana e gërmadha kukuvajkash.

E unë, isha, jam e do të jem filiz Kristal qelibar i Atdheut, i kombit shqiptar, por jo i muranave, as i germadhave.
Në 25 Prill 2021 votoj partinë socialiste moderniste.

Besoj Edi Ramën se do të pastrojë muranat e gërmadhat e kukuvajkave.

TIRANË, MARS 2021