R R A H J A . E . “ G A B U A R “

0
216
Lutfi Basha
Publikuar në FB nga Artan Shkreli
si kjo dite, 27 mars 1564, vdes arnauti Lutfi Pasha, vezir i Perandorise Osmane per dy vjet rresht deri diten qe dhunoi dhe rrahu rende gruan e tij…
Ky veprim i kushtoi postin e larte qe e kish fituar jo pa mundim pas vdekjes se vezirit tjeter arnaut, Ajaz Pashes me 1539.
Gjithsesi nje “incident” i tille do kish kaluar pa problem nese e shoqja e tij do te kishte qene nje grua cfaredo, por jo princesha Shah Sulltane, e motra e Sulejmanit te Madhnueshem, dhe per me teper nje grua me ndikim ne oborrin e te vellait.
I ziu Lutfi – lindur i krishtere ne Avlonya (Vlore) te Arberise se Poshtme, por konvertuar ne islam dhe kualifikuar, pervecse sanxhakbej i Janines, edhe si teolog e historian me nam – e kish mbivleresuar rolin e tij ne oborrin e Sulejmanit I 😅
Interesant eshte fakti se pikerisht Lutfi Pashes i dedikohet argumentimi teologjik se edhe sulltanet me origjine jo-arabe mund te beheshin Kalife 😉