Shpalime historike
Shekulli XX ishte i rëndë dhe varr kolektiv për shqiptartët e Kosovës. Në shekullin e kaluar, tërë kalvari i shfarosjes ishte mbi supet e tij dhe, në luftëra të pa rreshtura shqiptarët i mbijetuan skenarëve të regjimeve të Serbisë për të qëndruar gjithmonë në tokën e vet etnike.
Duke lexuar librin shkencor “Reforma agrare kolonizuese në Kosovë“(1918-1941) të Marenglen Verli (Botim: Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1992), thuhet se në mbrojtje të tokës shqiptare nga kolonizimi i regjimit fashist të Serbisë, kanë vdekur tremijë shqiptarë.
Në këtë kohë kur Serbia e pushtoi Kosovën, regjimi i tij përballë diplomacisë ndërkombëtare dhe para syve të Evropës, shqiptarët i quante “turq të mbetur” nga Perandoria Otomane, e cila në vitin 1912 mezi arriti e lodhur dhe me gjysëm shpirti të lërë Kosovën dhe shqiptarët në mëshirën e kohës, që, në rrjedhën historike të Ballkanit për Serbinë dhe fqinjët u bë kafshatë për grabitje të tokës shqiptare.
Plot një shekull regjimet e Serbisë, gënjyen botën dhe para syve të Evropës, masakruan shqiptatrët dhe kolonizuan tokën dhe përmes skenarëve shpërngulen shqiptarët (lexo: muslimanët-S.K.) për në Anadoll dhe për të bërë Kosovën “Serbia e Jugut”[1].
_____________
[1]M. Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Tiranë, 1992.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]