Publikuar në profilin tim në FB [ Facebook.com/ ]
Dega e LDK-së në Zvicër, u bënë thirrje publike deputetëve të LDK-së që ta bojkotojnë seancën e ditës së premte, 26.02.2016.
Dega e LDK-së në Zvicër, iu bënë thirrje publike të gjithë deputetëve të LDK-së që ta bojkotoni seancën e ditës së premte, 26.02.2016, nëse nuk dëshironi t’iu mallkoj historia. Prandaj Dega e LDK-së në Zvicër kërkon nga deputetët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës që të qëndrojnë stoik para këtij akti historik, për ta shpëtuar vetën e tyre, LDK-në dhe Kosovën.
Sot, Kosova ka hyrë në një krizë të thellë politike, prandaj në këto rrethana politike, deputetet dhe deputetët e LDK-së duhet ta dëshmojnë veten nëse duan ta qetësojnë Kosovën, vetëm duke mos shkuar në parlament për t’ia mundësuar Hashim Thaçit, zgjedhjen President i Kosovës. Andaj sugjerimi ynë është: Ju nuk duhet të merrni pjesë në një seancë kur edhe elektorati i LDK-së po proteston përpara selisë së LDK-së.
Deputete dhe deputet nga radhët e LDK-së, Ju jeni para një akti historik për t’i shërbyer Kosovës, vetës tuaj dhe brezave që do të vijnë, prandaj mos e lëshoni këtë rast shërbeni vetës, LDK-së dhe Kosovës.
Është kjo arsye pse Dega e LDK-së në Zvicër e përsërit këtë thirrje publike, ku përmes votës tuaj mbrohen vlerat e demokracisë, mbrohet emri dhe filozofia e dr. Ibrahim Rugovës.
Dega e LDK-së në Zvicër, po ashtu ju bënë thirrje edhe në emër të qindra aktivistëve, veprimtarëve dhe anëtarësisë së gjerë që të mos shkelni vullnetin e popullit. Votimi i juaj për Hashim Thaçin është një grusht i rëndë dhe një humbje e madhe për LDK-në.
Dega e LDK-së në Zvicër, shpreson se nesër e premte, 26.02.2016, të mos merrni pjesë, fare në seancën parlamentare sepse pjesëmarrja juaj është votë për Hashim Thaçin, në të kundërtën juve do t’u mallkoj historia.
Zoti ju bekoftë,
Zoti e bekoftë LDK-në
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zvicër, 25.02.2016.
Dega e LDK-së në Zvicër