Kur doli kryeministri Edi Rama…

0
409
Edi Rama - gazetarë - mikrofona

Mikrofoni politik (shqiptar)

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kur doli para gazetarëve shqiptarë në Tiranë, para tij ishin vënë shumë mikrofona të Radio-Televizioneve, që dëgjonin dhe merrnin deklaratën e tij (zyratre) lidhur me zgjedhjet e 25 shkurtit 2021.

Derisa fliste kryeministri Edi Rama, i kam numëruar mikrofonat e Radio-Televizioneve Shqiptare, kur e kur e bënin numrin 13 mikrofona të gazetarëve…!

Në trajtën e demokracisë të fjalës së lirë, në vendin tonë, nuk mund të protestojmë, por duhet të mbushur me frymën e lirë të vlerave sublime të kohës se, kemi aq shumë shtëpi informative (Televizione dhe gazeta), që për numrin e banorëve shqiptarë ia kalojmë vendeve më të zhvilluara në familjen e BE-së.

Ata që e njohin fushën e informimit publik në botë, kur e kur i shohin 13 mikrofona dhe dhjetëra gazetarë përballë kyreminsitrit shqiptarë Edi Rama, duhet të mendosh paksa, a jemi në Shqipëri apo në ndonjë vend me njëqind milionë banorë…?

Kjo është mirë për shëndetin e demokracisë, por roli në trajtat e ndërtimit të këtyre vlerave, lajmet dhe koha e lajmeve shqiptare duhet të jenë në funksion të ndërtimit të vlerave për shoqërinë shqiptare për të lënë hijen e rëndë të së kaluerës dhe, me tipare të reja të marrë udhën në krah të popujve të lirë evropianë…!

Mikrofonat e Radio-Televizioneve në Shqipëri, vertetë të frymojnë shqip, të lirë dhe të pavarur nga politika…!

Çikago, mars 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]