Zëri Kumbues i Kosovës!

0
420
Bajram Kelmendi - Kastrioti - Kushtrimi

Nga Tahir Cukaj

Bajram Sokol Kelmendi avokati i të gjitha koherave të Kosovës do t’jetë një zë i fuqishem në faqet e historisë se Kosovës!

Në një kohë kur Kosovën e futi në kthetrat e tij pêrbindeshi i ballkanit, duke i marrë të gjtha të drejtat e saj, Bajram Kelmendi si i vetmi intelektual i Kosovës i benë thirrje prej një avokati dhe patrioti për ndalimin e terrorit, dhe njëherit duke i ngritur fletëdenoncimin për Gjykaten e “HAGËS”.

Ky akt madheshtor i Bajram Kelmendit e benë edhe më të madhërishem përsonalitetin prej nje burri dhe patrioti kombëtar.
Tradita e tij si familje e “Gazalive” të Rugovës e dëshmon edhe kesaj here dashurinë për popullin dhe atdheun.

Eshtë e qartë dhe e ditur për mentalitetin serbomalazes se kjo familje në gjitha përiudhat e luftrave kanë dhenë heronj dhe dijetar, gjë që nuk eshtë befasi e rastit as reagimi i tij ndaj Millosheviqit, që ngriti aktakuzë ndaj tij !

Masakrimi i avokatit Bajram Kelmendit me dy djemtë e tij është turpi më i madh i një pushteti dhe pushtetari, dhe atë krim e benë vetem serbi Sllobodan Millosheviqi dhe bisha e eger!

Të zhduket një familje që ka dhenë mëse dhjetë heronj dhe dhjetra intelektual eshtë gjëja më e poshter në botē, dhe kjo të ben të mendosh se me ç’farë populli kemi të bëjmë, kur e dimë se tani e 22 vjetë, ende nuk eshtë zbuluar rastit dhe nuk eshtë gjetur fajtori për t’u denuar për krimin e berë!

Bajrami, Kushtrimi dhe Kastrioti sot janë në mendjen e popullit dhe në shpirtin e kesaj toke, për të cilen benë dhe dhanë jeten vetem pse e deshten Kosoven!

Lavdi vepres mundit dhe sakrificës Familja Kelmendi!

Zoti iu bekoftë dhe e pagoftë shpirtin tuaj e dora e zezë që hedhi plumba e zjarr mbi ju u shoftë për jetë dhe mot!

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar