Lufta e Kosovës dhe bombardimi i NATO-s kundër Serbisë dhe “haxhiqamilizmi”

0
389
NATO avionat F16

Skënder Jashari - UÇK Skënder Jashari *

Në agun e mileniumit të tretë, populli Shqipëtar i Kosovës, kishte arritur nivelin e vetëdijësimit, që të gjente rrugën e duhur për t’u çliruar, e që për fat të keq për pjesën më të madhe të këtyre mileniumeve e kishte kaluar nën robëri të huaj. Shqipëtarët në përgjithësi, pas Gjergj Kastriotit vetëm në rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Londineze, ishim orientuar drejt Europës Perëndimore dhe njejtë edhe në rastin e Kosovës-dhe fituam. Falë orientimit të duhur dhe aleatëve të Kombit tonë, në veçanti, falë SHBA-së, Lufta për Çlirimin e Kosovës, bëri që Shqipëtarët të kemi mbështetjen e SHBA-së dhe përmes saj edhe të NATO-s dhe të shumë shteteve të fuqishme Perëndimore.

Etapa më e Ndritshme dhe më e Lavdishme e Kombit tonë, pas Betejës së Kosovës të 1389( dhe aktit më heroik të Milosh Kopilit) dhe Kryengritjes antiosmane të 1689 të udhëhequr nga At Pjetër Bogdani, mbetet Lufta e UÇK-së. Shqipëtarët që në lashtësi, ishim mësuar të ndeshemi me armiq, shumëherë me forca më të mëdha dhe në jo pak raste t’i fitonim.

Në vitet 1908-1912, patriotët shqiptarë e kishin orientuar Shqipërinë drejt perëndimit, ku kishim mbështetjen dhe ndihmën e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, e padyshim më pas edhe të SHBA-së, derisa Gjermania ishte mbështetëse e tërthortë e vendit tonë sepse ajo mbështeste Austro-Hungarinë. Fatkeqësia ishte që edhe Shqipëria Londineze, pas pavarësisë, vazhdoi të mbeste një shtet i cënueshëm nga dashakeqët dhe armiqët e brendshëm dhe të jashtëm. Madje në vitin 1913 që kulmoi me kryengritjen e vitit 1914 dhe 1915, të Haxhi Qamilit, që kishte mbledhur mbështetës ish-zyrtar Osman, hoxhallarë dhe fshatarë shqipëtar analfabet.

Derisa Lufta e I Botërore, kishte përfshirë edhe shtetet fqinje, haxhiqamilët luftonin për ta shkatërruar shtetin Shqipëtar dhe për ta rikthyer pushtuesin Osman. Edhe pas shkatërrimit të  haxhiqamilistëve, për fat të keq, Shqipëria vazhdoi të mbetej ende nën llumin e konservatorizmit, patriarkalizmit, fanatizmit dhe radikalizmit islamiko-ortodoks, që e veniste bindjen dhe lidhjet identitare të Kombit tonë me Europën Perëndimore, pra nuk na lejonte të ktheheshim në vendin e merituar si anëtarë i vjetër i Europës. Rryma ekstremiste e radikale islamike të tilla si Haxhiqamilizmi, vazhduan, madje për më keq, islamizimi i dhunshëm dhe turqizimi i Shqipëtarëve nga pushtimi serb, por edhe marrëveshjet famëkëqija jugosllavo-turke etj,që  ndikuan jashtëmase.

Fuqia ushtarake e Shqipëtarëve nën Jugosllavi, ishte shumë e vogël për t’u krahasu me fuqinë ushtarake që trashëgoi Serbia. Për më keq, edhe kultura islamike e luftës, ishte ende prezente në popullatën tonë, i njejti mentalitet dhe kulturë e luftës islamike u pa edhe në Luftën e Bosnje dhe Hercegovinës, krahasuar me Luftën e Kroacisë dhe Sllovenisë, që hapur shiheshin dallimet. Në popullatën tonë dhe në mesin edhe të eprorëve tonë, kishte të tillë që nuk besonin vetëm në forcat tona që mund të çliroheshim, por që besonin edhe në ndihmën dhe reagimin ndërkombëtar. Por edhe personalisht kam pa eprorë tonë, që kanë qenë aq të bindur sa që me organizimin e popullatës tonë, mund ta mposhtnim çfardëdo force ushtarake serbe. Deri në fillimin e Operacionit Forcat Aleate, pra bombardimin e Serbisë nga NATO, bota tronditej me ekzodin e Shqipëtarëve.[1] Intervenimi Humanitar i NATO-s, bëri që të ndërprehej gjenocidi serb kundër popullatës civile Shqipëtare.

Palët ndërluftuese në konfliktin e armatosur ndërkombëtar të Kosovës, ishim në njërën anë Shqipëtarët( me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës) pa harruar kontributin vendimtar të Ushtrisë Shqipëtare dhe mbështetur nga bombardimet e NATO-s, kundër pansllavizmit serbo-madh. Lufta Shqipëtare për Liri të Kosovës, e udhëhequr me Adem Jasharin, i cili ra heroikisht, derisa ne të gjallët e që kishim moshën e rritur, do duhej ta ndjenim veten siç ka thënë edhe heroi Fehmi Ladrovci. Për fat të keq, pas Luftës së Kosovës, aq shumë u keqpërdorën vlerat e Luftës, sa që kulmoi me 66.000 veteran, prej të cilëve 54.000 veteran të rrejshëm, e që as sot, nuk janë spastruar listat e tilla. Thënia e Viktor Hygo-s, “ Luftën e bëjnë heronjtë, e qeverisin maskarenjtë, dhe përfitojnë horrat!”

Jugosllavia dhe Serbia e drejtuar nga diktatorë dhe kriminel lufte në luftërat e fundit në Ballkan, nga Sllobodan Millosheviqi si president i Federatës Jugosllave, Dragoljub Ojdaniq, si shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe si ministër i mbrojtjes të Jugosllavisë, Vlastimir Gjorgjeviqi, si shef i policisë së Serbisë si dhe Sreten Lukiq si shef i policisë serbe për Kosovë. Sipas vlerësimeve të NATO-s, në fillim forcat armike( serbe dhe jugosllave), kishin 114.000 forca aktive dhe 1.400 armë artilerike; rreth 100 sisteme raketore tokë-ajër( SAM) përfshirë raketat SA-2, SA-3, SA-6, SA-7, SA-13, SA-14 dhe SA-16; rreth 1850 armë artilerike të mbrojtjes ajërore, 250 avion, 48 helikopter sulmues, 1.270 tanke dhe 824 blinda.[2] Tanket ishin të tipeve T-72, T-74 dhe M-84.[3] Kurse sipas vlerësimeve të NATO-s, forcat armike në dhe për rreth Kosovës, ishin 40.000 trupa dhe 126 tanke(jashtë garnizoneve ishin rreth 96 tanke dhe rreth 30 tanke në garnizone)[4] dhe rreth 10.000 trupa dhe disa dhjetëra tanke në kufirin me Maqedoninë.[5]

Sipas burimeve të NATO-s, në Operacionin Forcat Aleate, kontribuan 19 anëtare të NATO-s, ku ishin Belgjika, Kanadaja, republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA.[6] SHBA kishte përdorur mbi 650 avion ushtarak,[7] kurse anëtarët e tjerë të NATO-s, kontribuan me 277 aviona në total.[8]

Gjatë kësaj fushate, NATO, shkatërroi 11 ura të hekurudhave, 34 ura të autorrugëve, 29% të tërë municioneve të Serbisë, 57% të depozitave të karburanteve, të gjithë rezervat e vajrave të Jugosllavisë,  268 makina ushtarake të pablinduara, 1229 blinda, 203 makina të blinduara transportuese të personelit ushtarak, 314 armë artilerike, 100 ajroplan të të gjitha llojeve dhe 10 ajroporte.[9]

SHBA ishte vendimtare në ndaljen e gjenocidit kundër Shqipëtarëve, barti barrën kryesore të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, në rindërtimin e Kosovës, pastaj në pavarësimin dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, në funksionalizimin e shtetësisë së Kosovës etj.

Historia jonë përsëritet, pothuajse shumë pak e vërejmë, a duam ta vërejmë!

Edhe në rastin e Republikës së Kosovës, e njejta histori siç ishte edhe me Republikën e Shqipërisë. Më 2008, me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës së pari nga Xhorxh Bushi e pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, u vë në pah “haxhiqamilizmi”, tashmë i quajtur me emrin tjetër “islami radikal-vehabi”. Do duhej të kishim ndërgjegje, që mos të ndodhte të na përsëritej historia siç ndodhi me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 1912, ku vetëm pak vite më pas, u shfaqën kryengritje haxhiqamilësh dhe turkofilësh, që kërkonin rikthimin e “Babës”.

Sikur për habi, radikalist, ekstremist dhe terrorist islamik të varur nga Serbia, pas çlirimit të Kosovës, filluan të mbijnë si “këpurdha pas shiut”, e njejtë edhe me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të njejtët  radikal, ekstremist e terrorist islamik të varur nga Serbia, propagandonin terrorizmin islamik dhe kryerjen e akteve terroriste islamike kundër aleatëve tonë. Për pasojë pak vite më pas, u panë disa  terrorist islamik shqipfolës, por që kishin lidhje gjaku me Serbinë, me boshnjakët etj, që kryen a tentuan kryerjen e akteve terroriste islamike kundër SHBA-së.

Lejimi nga institucionet e Republikës së Kosovës edhe pas vititi 2008, të fushatës perfide haxhiqamiliste( pra të islamit politik-vehabi), ndikoi tmerrësisht në përkeqësimin e statusit dhe pozitës së Shqipëtarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe sidomos në Luginë të Preshevës.

Sipas kësaj logjike, a duhet të presim ne Shqipëtarët e Trojeve që ende jemi nën pushtim sllav, që të rivetëdijësohemi pas një shekulli, që të fitojmë lirinë edhe të një pjese tjetër të Atdheut të robëruar!? E pastaj sërish t’na përsëritet historia, siç u përsërit me Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës!?

Më: 24.03.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 32.
[2] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.
[3] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
[4] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
[5] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
[6] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
[7] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/
[8] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.
[9] EUCOM, “Operation Allied Force,” 14 Dec 99, http://www.eucom.mil/operations/af/ ; CNN, “CNN Indepth; Kosovo Crisis,” 15 Dec 99, http://www.cnn.com/news/kosovo/figures.html , [hereafter CNN Kosovo]; MOD, UK, “NATO Air Strikes,” 14 Dec 99, http://www.mod.uk/news/kosovo/account/nato.htm .