KENGË PËR MIKUN POET

0
425
Neki Lulaj

Neki Lulaj

Namik Selmani KENGË PËR MIKUN POET
(Namik Selmani)

Këndoj me kitarë një këngë mallëngjimi
Gishtat hedhin valle mbi perden e tharë
Për ju, për ju miku im i vjetër
Jam bërë xurxull i këtij shekullit të mbarë
Për ju jam dritëhedhesi i farës së bardhë-
Po këndoj, po këndoj si në vitet e rinisë
Kur ditët ishin të mbushura me plot befasira
Kur rrezet e puthnin lumin në agim
Shumë e ëndërruam ta shohim
Por s’e kam parë as unë as ti në stuhira
Po të shoh sot, po të shoh, miku im i zgjuar
Kur u shkri akulli që na ndau na bëri bashkë
Ti ecën i kërrusur si njaj Dhaskal Thodri
Çantën e mbushur me plot margaritarë
Me kulme të mbyllura e shkronjëshqipe plot ar.
Po na rrjedhin ditët si lulet rozë në lulishte
Pritë ta këndoj këngën melodinë në kitarë
Për zemren tënde të madhe e të bardhë
Për torbën plot florinj Namik Selmani
Shumë latova vargje pasuri e kulturës mbarë
Po këndoj për tallazin e lumit, në tallazë fati
Për duart e ngrohta me plot deje pleqërie.
Ta dish, o mendjendritur e urtë e fjalëshatërvani
Rri sot i gëzuar dhe i qetë, se je o i arkivuar!
Jo jo kurrë s’ju zverdhin shekujt nëpër biblioteka diturie