Kryeministri Rama, një krijesë magjepsëse por me shumë defekte

0
343
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Kjo qenie është një krijesë e gjallë; diçka që ekziston si individ, veçanërisht brenda mbretërisë së kafshëve. Fenomen mjekësor, 60 vjet jeton pa tru! Në mënyrë që të vijë në jetë (nëpërmjet Soroshit, tradhtisë ndaj vendit, mediave të klounëve, nepotizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit) ka marrë të gjithë pushtetet për vete.

***

Admirimi i hajdutëve fillon aty ku mendja mbaron.

Në emisionet e televizioneve të kryeministrit, “debatuesit” analfabet ulërijnë nga të dy anët e gojës në të njëjtën kohë. Këta “intelektual” të lavdishëm (për ligësi), shqetësohen vetëm për interesat e tyre private, e assesi për popullin për të cilin gjoja interesohen.

***

Dy detyrat e tyre më të rëndësishme të qeverisë janë ruajtja e vendit dhe siguria e popullsisë, si dhe krijimi i kushteve për ngritjen sa më mirë që të jetë e mundur të bazës së burimeve të vendit dhe potencialin për krijimin e vlerës.

Megjithatë, Shqipëria tani është në një vend të errët dhe të rrezikshëm. Vullneti për t’u ngritur mbi shumicën e njerëzve është i fortë dhe i zhvilluar mirë te politik-bërësit injorant. Gjëja më e rëndësishme për këta të ligë është të mbash veten në pushtet. Dhe, ata që duan të kapin pushtetin nuk kanë ndërmend të bëjnë më shumë sesa ta ruajnë atë me çdo kusht. Vetëm dajaku i detyron të ikin. Në zgjedhjet e radhës, hidhni në koshat e plehut.

***

Shqipëria (brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) është në konflikt të thellë shoqëror për shkak të mungesës së forcës, guximit, aftësisë intelektuale dhe morale për të adresuar çështjet më të rëndësishme. Reflektimi mbi mundësinë e së keqes gjithashtu na lejon të mobilizojmë rezistencën. Ne duhet të mbrojmë forcat kundërshtare dhe të luftojmë që ato të rriten.

***

Një demokraci mund të vendosë t’i japë fund demokracisë. Demokracia është forma më e dobët e qeverisjes që ekziston. Është një formë e përkohshme dhe kalimtare e qeverisjes. Ligji njerëzor i natyrës e shkatërron atë nga brenda. E merr përsipër Oligarkia (si në Shqipëri dhe Kosovë) para se të rrëshqasë në një tirani që shndërrohet në dhunë dhe kaos – përpara se një “demokraci” të zvarritet përsëri.

Lufta për mbijetesën tonë biologjike. Të jesh apo të mos jesh gjallë nuk është çështje kompromisi. Ose je ose nuk je. Shuma e gjallërisë së individëve është qëndrueshmëria e shoqërisë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku, përndryshe armiqtë e gjithanshëm (pushtuesit e tokave) do të na varin veç e veç.

Duaje vendin tënd. Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të feminizuar. E ardhmja nuk u takon atyre kombeve që mbyllin sytë përpara një fatkeqësie. Të nxjerrësh në pah, të jesh i vetëdijshëm për humnerat e fshehta që përgatitën ndonjë tradhtar-kriminel i korruptuar përbën një nga detyrat e çdo atdhetari.

“Mos shqetësoni një armik që është gati të bëjë një gabim” – Napoleoni.

***

Politika duhet të pasqyrojë vlerat tona dhe ka për qëllim të lehtësojë që këtyre vlerave t’u jepet shprehje konkrete në shoqëri përmes ligjeve dhe rregulloreve. Tani me diktaturën e Ramës, ka pasur shumë më tepër elementë përçarës, nga të cilët ndikimi i parave është mbase më i keq. Shqipëria në shumë mënyra është bërë një shoqëri që tregon më të keqen e kapitalizmit. Ka gjithnjë e më shumë të varfër dhe të pafuqishëm, ndërsa të pasurit vetëm bëhen më të pasur dhe më të pasur. Kur lakmia mbretëron, kujdesi dhe ndjeshmëria për të tjerët zvogëlohet, njeriu është më afër vetes. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe vetëm është përkeqësuar. Kur pabarazia rritet, ajo krijon zhgënjim, mjerim dhe zemërim.

Kur rrini shumë gjatë në pushtet, ju përfundimisht bëheni mjaft të guximshëm dhe arrogant pa marrë parasysh se në cilën anë qëndroni. Historia na e ka treguar këtë, njeriu bëhet aq i bindur për pikëpamjet dhe pozicionet e veta saqë të gjithë ata që besojnë ndryshe minohen në mënyrë arrogante dhe shkarkohen si idiotë analfabetë.

Sa më e fuqishme të jetë Partia, aq më pak është tolerante, sa më e dobët është opozita, aq më i vrazhdë bëhet despotizmi.

***

Ligësia është çështje karakteri. Nëse karakteri juaj është i keq, tradhtia jote del në dritë 365 ditë në vit. Të punojmë që kodoshët sa më shpejt të fundosen gjithnjë e më shumë në gropën septike në të cilën gjenden. Mungesa e nderit dhe hipokrizia është pjesë e karakterit të tyre. Ata janë të poshtër dhe pas çdo llomotitjeje ekziston një qëllim tjetër. Ata janë analfabetë kronik dhe hajna, sepse vodhën të ardhmen e miliona shqiptarëve duke falsifikuar diplomat dhe emërimet e paligjshme në detyrë. Është një përpjekje për ta lënë popullin pa një rini, pa një atdhe dhe pa një shtet.

Kush ka vullnet për ndryshime, e ka edhe mënyrën. Megjithatë, shqiptari i gjorë logjikon kësisoj: Për asgjë në botë nuk do të ndryshoja hijeshitë e vuajtjeve të mia.

***

Grupeve fisnore t`u ndalohet mentaliteti: “drejt a gabim, është katundi im”.

Në këto 20-30 viteve të “demokracisë” së trojeve tona, lufta e egër për pushtet është intensifikuar deri aty sa që gjithçka negative, e paimagjinueshme ka ngjarë dhe mund të ngjasë. Kjo sepse në një vend (Shqipëri, Kosovë, FYROM…) ku populli është gati të vjedhë çdo gjë, shteti vetë është objekt i më të shkathëtit. Ashtu që interesi personal i qeveritarëve, zyrtarëve e politik-bërësve mafioz vihet mbi interesin publik.

***

BE po sakrifikon Shqipërinë (Kosovën) për të zbutur të ledhatuarën e saj Serbinë dhe aleatët e tjerë strategjikë dhe tepër të pabesueshëm. Por, para së gjithash, qëllimi është të shkulin Serbinë dhe Greqinë nga duart e Rusisë, por ndoshta edhe të Kinës. BE dhe shtetet e saj satelitore po përpiqen të hyjnë në një marrëdhënie strategjike dhe më të ngushtë me këta që kanë kryer gjenocid ndaj nesh, me shpresën e izolimit të mëtejshëm të Rusisë. Sidomos me synimin e ndarjes së Kosovës dhe minishengenin” ku Serbisë terroriste i mundësohet që nëpërmjet detit Shqiptar të dal më larg se në Giblartar, të bëhet sundimtar edhe i Shqipërisë londineze. Por është një politikë dritëshkurtër, idiote dhe raciste ndaj nesh që do t`i kthehet Evropës në bumerang, punë me paterica, është vetëm çështje kohore kur do ta godasë si një kërcim. Rusia fërkon duart me padurim…

***

PS: Angazhimi im atdhetar-vullnetar me shkrimet e mia, nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira (sepse edhe vet kam shumë mangësi), por bazuar në profesionin dhe përvojën time, atë që është imja me sa pastërti e sinqeritet që të mundem.

Disa janë të interesuar për ilustrimin në shkrime dhe profesionin tim. Shkurtër:

“Ilustrimi” në fakt është fotografia ime, e shkrepur në fermën tonë prej së lagu, nga gjyshi im. Fotografi të qartë do të postoj sa të vije koha.

Psikologjia ushtarake është zbatimi i parimeve, njohurive dhe metodave psikologjike për problemet ushtarake. Psikologjia moderne ushtarake filloi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur testet e inteligjencës dhe teste të tjera u përdorën në punën e një shfrytëzimi racional të ekuipazheve ushtarake. Problemet pedagogjike-psikologjike në lidhje me lloje të ndryshme të arsimimit dhe trajnimit ushtarak përbëjnë një fushë tjetër brenda psikologjisë ushtarake. Për më tepër, është bërë punë në të ashtuquajturën luftë psikologjike, e cila përfshin ndërtimin e moralit ushtarak të forcave, ku, ndër të tjera, problemeve të udhëheqjes u është kushtuar shumë vëmendje dhe është bërë punë në luftë për t’iu kundërvënë propagandës së armikut dhe degradimit të moralit të tij.

***

Një fjalim rrëqethës. Unë jam një person tipik që e do vrapimin jashtë në natyrë, në mesin e atyre që janë të trajnuar më mirë. Sidoqoftë, ky vrapim ishte i mundimshëm, ose pothuajse i padurueshëm. Vetëm kjo mund të më mbante lart: Përvoja e arritjes së dikujt që ishte lodhur më shumë se unë. Sa herë që e kaloja një të gjorë të lodhur, lëkundja në fijet muskulore ngrihej, frymëmarrja ime bëhej më e kontrolluar dhe vetëvlerësimi im rritej vrullshëm në hap me degradimin mendor (pafuqinë) e shikuesit që mbetej mbas. Vetëm aroma e dobësisë dhe shija e forcës mund të më jepnin fuqinë e nevojshme. Nuk e doja në atë mënyrë, por natyra kishte folur – një fjalim i frikshëm.

Errësira e përshpejtuar zbret mbi tokën shqiptare. Ndoshta ia dalim të mbijetojmë, por në horizont retë janë të errëta.