SHOQATA DEMOKRATIKE “ÇAMËRIA“ HOLLANDË
E vërteta është arrë e fortë s´thyhet me asgjë, as me vrasje gjenocidiste. Liria është indi i qenies së qytetërimit shqiptar. Liri do të thotë më shumë të drejta, më shumë begati, më shumë jetë krijuese dhe më shumë jetë njerëzore. Pa liri, pa tërësinë territoriale të atdheut, pa sovranitetin e plotë të saj, lirinë mund ta quajmë vetëm emër kuptimi. Përgjakja e Çamërisë ma shumë s´e një shekull, përgjakja e Iliridës, Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, përgjakja e Ulqinit dhe e Mollës së kuqe, le shumë për të dëshiruar në marrëdhëniet e mira me fqinjët. Liria është tejdukshmëri e origjinës, tejdukshmëri e kohës, tejdukshmëri e vlerave. Të qënit vetëm shqiptar në këtë çast historik, nuk është i mjaftueshëm. Shqiptarët duhet të mësohemi të jemi zot të tokës, të detit, dhe të qiellit tonë. Çamët nuk janë 300 mijë banor, por 8 milion shqiptar, më thotë një nënë çame e mbijetuar nga gjenocidi.
Vëllëzër dhe motra! Shqiptar të të gjitha trojeve! Atdhetar të çështjes çame dhe kombëtare!
E shpalli të hapur këtë Konferencë të Shoqatës Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, për senzibilizimin e çështjes çame brenda shqiptarëve, dhe senzibilizimin e çështjes çame në institucionet respektive ndërkombëtare.
Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë dhe Këshillat e saj në Evropë dhe Amerikë, me 11 shkurt të vitit 2016 dorëzuam në Prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Dosjen çame të gjenocidit grekë, mbi shqiptarët etnik të Çamërisë. Me këtë rast ju njoftojmë se Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, u ftua në Prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, me 17 maj 2016, për të marr konfirmimin, se Dosja çame u pranua për procedurë të mëtejme.
Ndërsa me 21 gusht 2016, Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria”, në Hotelin “Sheraton”, në Firencë, aty ku u vulos edhe fati i keq për popullin tonë, në Firencë të Italisë, në prani të çamëve në botë, dhe në prani të mediave shtetërore shqiptare, mori vendim, Vendim i firmosur nga kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë z. Festim Lato, ideator i kësaj Konference, që të hidhen poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1912, dhe vendimet e të ashtuquajturrit “Portokoll i Firencës”, ku Greqisë pa dëshirën dhe vullnetin e popullit tonë, i kalohen 17 mijë kilometra tokë denbabaden shqiptare.
Të nderuar motra dhe vëllëzër!
Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, përmes kësaj Konference ngre zërin që ta përforcojmë amanetin e çamëve të gjenociduar nga Shteti Grek, ngre zërin kundër për pronat e çamëve të dhëna me qira nga shteti grek, ngre zërin për rikthimin e çamëve në Çamëri, dhe ngre zërin që Greqia të heq dorë nga 17 mijë kilometra tokë shqiptare.
Motra dhe vëllëzër! Çështja çame as s´është harruar, dhe as nuk harrohet. Tokat e pushtuara herët a vonë merren. Shqiptarët duhet të punojmë shumë më shumë, të punojmë si komb, s´e çështja çame aktualisht i bashkon trojet shqiptare. Çamët në botë, e duan që “Guri të vej në vendin e vet”. Prandaj, Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Gjermani, Itali, Austri, Francë, Belgjikë, Kosovë dhe Shqipëri kërkojnë nga Institucionet Ndërkombëtare, e veçmas nga Qendrat e vendosjes në Evropë dhe tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ribashkimi i Çamërisë Shqipërisë është vullnet i pandalshëm i popullit shqiptar, dhe kahe e paqes në marrëdhënie me fqinjët tanë.
Motra dhe vëllëzër! Atdhetarë të të gjitha trojeve!
Shoqata Demokratike “ Çamëria” me qendër në Hollandë, është me vullnetin e popullit çamë për lirimin e pronave të çamëve, dëmshpërblimin për të gjenociduarit, hapjen e shkollave fillore, të mesme dhe Universiteteve në gjuhën shqipe atje. Greqia duhet të heq dorë nga çdo pëllëmbë tokë shqiptare të pushtuar me krimin ma të rëndë kundër njerëzimit, Gjenocid. Shoqata Demokratike “Çamëria” është me çamët në botë, me çamët që përkrahin Dosjen çame për gjenocidin e bërë grek mbi popullsinë etnike shqiptare.
Vëllëzër dhe motra!
Me këtë rast më duhet të ju njoftoj s´e tërë këtë aktivitet kombëtar për Çamërinë, dhe ribashkimin e trojeve tona e financon presidenti i Shoqatës, z. Festim Lato, nga veprimtaria e tij ekonomike.
Rroftë Çamëria!
Rroftë populli shqiptar!
Zoti e bekoftë Evropën dhe Amerikën!
Tekstin e përgatiti dhe e lexoi, Këshilltar i Këshillit Ndërkombëtar të
Çamërisë për Dortmund e Gjermani z. Rrustem Geci
Kllogjer / 03.09. 2016 / Çamëri e vogël