Shqiptarët në Tuz triumfuan ndaj pushtuesve malazez, ashtu siç triumfoj Ded Gjo Luli kundër pushtuesve osmanlinjë

0
180
Kastriot Berishaj

Nga Kastriot Berishaj
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe hartues i Platformës për Shqipëri të Bashkuar

Ashtu sikurse çdo shqiptar, edhe une nuk mund të fsheh gëzimin e madh pas fitorës së Tuzit, por këtë fitore akoma më madhështore e bënë mobilizimi mbarëkombëtar i shqiptarëve kudo në hapësirat e Shqipërisë së Bashkuar dhe vendosshmëria e jashtëzakonshme e malësorëve, që përmes votës së mirëorientuar kombëtarisht; mbrojtën Tuzin dhe na dhanë mësim të shkëlqyeshëm se vetëm të bashkuar mund të mbrohet kombi.

Ashtu sikurse gjatë tërë historisë sonë kombëtare, edhe kësaj radhe mërgata shqiptare ishte shtyrëse kryesore e kësaj fitore, prandaj me të drejt thuhet “Nënë mos ki frikë, se ke bijtë në Amerikë”.

Ashtu sikurse është parashtruar në Platformën për Shqipëri të Bashkuar dhe në Platformën për Shqipëri Natyrale, faktori politik i kësaj treve shqiptare të pushtuar nga Mali i Zi, në praktikë i realizoj këshillat e dhëna për bashkimin e spektrit politik dhe mos parcializimin e fuqisë politike të shqiptarëve në kohë pushtimi.

Në përfundim, pas 524 vite pushtimi të egër osman, Ded Gjo Luli në malet legjendare të Deçiçit i parapriu shpalljes Kuvendit Mbarëkombëtar të Vlorës të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me kufijt e saj natyror.

Ashtu sikurse Ded Gjo Luli ngriti flamurin kuq e zi të kryehyjnorit, Gjergj Kastriotit, prapë malësorët me fitorën e Tuzit i prinë drejtë orientimit kombëtar për jetësimin e aspiratës shekullore të kombit shqiptar.

Fjala e Lire” “Free Speech” 2009