SI DUHET TE JETË DEPUTETI?!

0
154
Kuvendi i Kosovës

Nga Binak MAXHARRAJ

/Më rastin e konstituimit të Parlamentit të ri/

  1. Deputet duhet të jetë njëri i ndërshëm i besës dhe burrnisë, sepse burrat e gratë e ndershme vetë duhet te shohin nga është e drejta, do të dijnë së kah t’ia mbajnë.

Deputeti duhet të çojë në vend vërdiktin e popullit dhe jo te partive politike.

Deputeti duhet të jëtë njëri i edukuar, i shkolluar. Në mesin e deputeteve nuk duhet te zgjidhën njerez intrigash, spiuna, njerëz te sigurimeve te mshefta, nuk duhet të zgjidhën njërëz antikombëtar, në mesin e deputetëve nuk bënë të këtë intrigasha, njerëz të pamoralshëm dhe rrugaqa.

Pra, populli për deputet duhet zgjedhë më të mirët, duhet zgjedhë me te diturit, më të shkolluarit.

Deputeti që vepron në Parlament për hirë të ndonjë partije ai nuk është deputet i mirë, ai bënë një fajë për kombin, sepse kështu e ngritë partin mbi kombin dhe interesin e popullit.

Kjo është bukuria e së mirës me qenë deputet, i respektueshëm qe e qonë amanetin e popullit në vend.

Por, a ka gjithmonë deputetë të këtillë të mirë dhe të dashur për popullin me shumë së për partinë.

Jo, nuk ka?!

2. Ka Parlamente, po edhe në këtë tonin, më njerëz te pa dijshëm, të pashkolluar dhe shumë të pa edukuar. Parlamenti nga njërëzit e tillë mund me qenë çdo gjë veç se jo Parlament. Në Parlamentin tonë nuk ndegjohët ndonjë gjë e mirë ne interes te popullit por veç kundër tij.

Në Parlamentin ka njërez shumë të pa moralshëm ku me shumë ndegjonë sharje e fyerje dhe nençmime të njeri tjetrit, secili mundohet me qenë më azgan,me bajraktar së tjetri por në të vertetë nuk janë askushi. Në Parlament deputetet tanë më shumë piskasin se sa flasin.

Në Parlamentin tonë ka shumë inate dhe aspak mirësi, mes deputeteve, shtyrje brylash për interesat partiake, se sa për interesat e kombit. Parlamenti i jonë më shumë ka qenë ne funksion të se keqe se sa të së mirës.

Deputetet e Parlamentit tonë shumë hërë nuk janë në funksion të mbrojtjes se kombit, nuk janë në mbrojtje të kufijve te vetë, nuk janë në mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit te shtetit. Këtë më së miri e tregoi humbja e Çakorrit, te cilët e banë aktin me të turpshëm në historin Parlamentare të Kosovës, të mos themë se shumica syresh ishin edhe antikombëtar.

Deputetet e parlamentit tonë rrexojnë dhe qojnë qeverit sipas tekeve te shefave te partive te tyre, dhe aspak nuk veprojnë sipas verdiktit qe ua ka besuar populli. Ata shpeshë nuk dalin në mbrojtje te interesave te kombit por futën në kalkulimet makabre te shefave te tyre.

Për hirë të këtyre deputetev dhe shefave te tyre e kemi këtë gjendje siç e kemi, sepse luftojnë për pushtet e jo për shtet. Për këtë aresye e këmi këtë gjendje të mjerueshme në vend ku për çdo ditë po na ikë rinia e jonë e shkolluar pjesa me e bukur dhe me e shendëtëshme e kombit e cila sorrollatë nëpër Evropë, sepse ju deputet nuk bëtë asgjë për të mirën e tyre qe ata të rrijnë këtu të punojnë dhe veprojnë për shkak te nepotizmit bizar, nuk bëtë asgje sepse ua vodhët ardhmerinë, ua dhatë arratinë.

Besoj se Ju deputetet e kesaj Ligjeslature te re do te jeni me te ndërgjegjshëm ne detyrat më karakter kombetare, te jeni ne nivel te detyrës, te mendoni sipas verdiktit qe ju ka dhanë populli në zgjedhje, sepse çdo gjë është me e rëndesishme kur është ne pyetje vendi se sa interesat partiake dhe te shefave te Juaj.

Ju deshiroj sukses ne punën e Juaj gjatë kësaj ligjeslature.